Ters ne hotelin "Tersi". βœ”

By blue__writer1

1.4K 178 4K

Helbruket zor se arrinin te gezonin pushimet e luksit. Kur burri i familjes, Fin Helbruku rezervon suiten me... More

Nje minute heshtje per Oton.
Helbruket ne hotelin 'Tersi'.
Timi, Tomi, Xheku, Xhejku ose Piteri.
Kur Kluki behet Klara.
Ku ta Γ§ojme Tomin?
Kur Shapka zbulon diçka.
'Neser ka ditelindjen Oto' 3x.
Revenite, Oto.
Nga gjashte Helbruke, vetem nje Helbruk.
Kur une jam Helbruku qe mungon.
Uji i Γ§ezmes dhe i detit.
Asnje akrobaci ne ajer.
Ideja ime me e keqe.
Duke u pergatitur per takimin 'e pare'.
Kush eshte vrasesi?
'Ta ha mutin, Ouen'.
Ringjallja.
Te porosisesh picen me te lire.
Krizat katastrofike te Klukit.
Krizat qe Γ§uan ne pagese.
Ku eshte gjyshi?
Plani i babit per gjetjen e parave.
Pjesetari i ri i perkohshem i familjes.
Rrembimi i mamit.
Kush do te vritet i pari?
Riperseritja e historise.

Veshet.

70 7 102
By blue__writer1

Varrimi i Otos ishte i thjeshte dhe i shpejte. Hyme ne kopsht duke shkelur siper barit dhe Oueni u perkul per te hapur nje grope, ku do te dergjej trupi i pajete i hardhuces helmuese. Nuk foli kush gjate gjithe aktit, sepse siç dukej po kujtonim momentet e embla qe kishim pasur me Oton, momente qe s'do i kishim me. Gjyshi im fjaleurte, gjate periudhes se jetes se tij perpara se te ngecte ne shtepi nga familja e tij qe e braktisi qe te merrte nje Uber, kishte thene se kur nje person vdes, do te vdesin me kalimin e kohes edhe momentet qe kaluam me te.

-Babi, seç paska diçka te çuditshme ketu, -tha Oueni duke u perkulur. -Veshe. Jane veshe, babi.

-Veshe? Duhet te jene veshet e Timit. -Babi na pa te gjitheve.

-Nuk e ka Tim, pra. Une i qendroj times se quhet Xhek, -kundershtoi mami sikur te ishte kjo tema e bisedes. -Ose Xhejk.

Seç kishin nisur te fiksoheshin me kete temen e emrit. Une, ndryshe nga ata, kisha nje mendim se quhej Paul. Kishin nisur te pagezoheshin shume femije me emrin Paul keto kohe. Dhe zakonisht, Paul-et kishin tiparet e viktimes sone: floke te çelet dhe sy bojeqielli. Dhe shume te bardhe, si norvegjeze edhe pse ai mund te ishte i bardhe thjesht sepse kishte humbur gjak.

-Jane njesoj, -ia priti Estela.

-Jo, Xhejk shkruhet me j para k-se.

-Mami, shkruhen njesoj. -Estela e gozhdoi me nje veshtrim. Une e dija se perse e thoshte kete ajo: rrezik dy personazhet e saj qe nuk ekzistonin quheshin Xhek.

-Lerini Xheket e Xhejket, -shfryu Kluki. -Ç'do te bejme me veshet? Do i marrim me vete e do i koleksionojme? Ju nuk jeni ne rregull nga trute e kokes.

-Jo, une jam per vete, -babi u duk i acaruar. -Po perpiqem t'ju shpetoj te gjitheve qe te mos perfundoni mbrapa hekurave, por nese ju keni qejf te mbylleni ne qeli, shkoni mbylluni. As ndihmen nuk ta vleresoni!

-Babi, çfare te bejme me veshet? -vazhdoi Oueni. Te pakten, e kishte kaluar ate dhimbjen e vdekjes se Otos.

-Do i hedhim ne kosh. Ku shkojne tjeter mbetjet?

Po me vinte keq per Paulin, Timin, Tomin, Xhekun ose Xhejkun tani. Meritonte edhe ai nje vdekje te qete si Oto. Ç'vrases kishte qene ai qe e kishte vrare, i kishte varrosur veshet dhe trupin na e kishte rrasur neve ne banjo? Dukej qe s'kishte eksperience.

-Njerez! Njerez! -Zeri qe u degjua pa nesh gati na hodhi perpjete. -Njerez, ju lutem, nuk lejohet hyrja, nuk dini te lexoni?

-Pse, kishte tabele ketu? -Babi zuri te shikonte rrotull duke u perpjekur te merrte vemendjen e burrit qe po vinte me vrap drejt nesh. I ra Ouenit me berryl dhe peshperiti. -Merr veshet shpejt.

-Çfare?

-Veshet, -perseriti.

-Keket? Nuk ka me keke, e hengra dreken. -Siç duket, nga dhimbja Oueni nuk degjonte me as nga veshet. Simptoma te mjera.

-Ketij i ka ikur degjimi fare! Mjere ne! -Kluki tundi koken dhe shtyti Ouenin duke u perkulur dhe duke marre veshet dhe duke i rrasur ne xhep. Nuk i vura re shume mire se ç'pamje kishin, por ishin te mbuluara me balte.

-Zoteri, -Burri qe duhej te ishte kopshtari, ndaloi perballe tim ati. -Nuk lejohet te hyni ketu e te kepusni lule. Eshte edhe tabela aty perpara. Si eshte puna me ju: s'dini te lexoni?

-Ohu, shiko ku eshte tabela, shiko ku jemi ne. Po ti bej nja kater tabela, se ne nuk kemi pse i biem anes e anes. Ne erdhem drejt e nga bari.

-Nga erdhet ju?

-Nga bari, vella. Mu ne mes te barit, mu ne mes te luleve. Ecim ne natyre ne, jo ne asfalt se na ndoten kepucet. -Babi sapo ra ne kundershtim me veten, sepse kepucet beheshin pis ne balte e jo ne asfalt, por nuk ishte koha t'ia mesoje kete.

-Po nuk lejohet! -Kopshtarit te shkrete u duk sikur do i binte alivani. -Çfare beni keshtu?

-E nga ta dinim se nuk lejohej? -shpertheu mami. -S'ka tabela ketu. Vendos tabela ti, ta dime ne. Keni guxim edhe te flisni! Ç'jane keta njerez?

-Po ajo gropa aty, ç'eshte? -tregoi me dore pas Ouenit, burri.

-Volli djali dhe i hapem nje grope qe te villte me lirshem, -nderhyri Kluki. -Ja, ta mbyllim se vjen ere.

Kopshtari u duk aq i shperqendruar sa nuk diti ç'te thoshte. Kishte nje emer te qepur ne kominoshet e tij me balte. Xhon. Si kishte mundesi qe kopshtaret quheshin gjithmone Xhon? Duhej te ishte ndonje lloj fati i keq qe te gjithe Xhon-et beheshin kopshtare. Edhe shoku i Danielit qe quhej Xhonatan -shkurt Xhoni -kishte lene shkollen e ishte bere kopshtar.

Gjyshja e mbylli gropen me kembe dhe hardhuca u zhduk mes atij grumbulli. Ne pame edhe njehere nga kopshtari, por ai dukej shume i menduar per ta thene nje fjale. S'kishte faj as ai, se nuk gjente gjithmone rastin te shikonte njerez si ne. Babi na e beri me shenje te iknim dhe u larguam ne heshtje, perpara se kopshtari te bente ndonje pyetje tjeter qe s'do te dinim si t'i pergjigjeshim.

Me te hyre ne hollin e hotelit, mu tek shkallet gjeta dy policet e meparshem. Me i riu qe ne restorant me pati shkelur syrin, tani po rrotullonte ne dore nje unaze floriri. Ishte mbeshtetur ne parmaket e shkalleve dhe burri prane tij seç po i peshperiste. Ai leshoi nje nenqeshje, qe u duk sikur i ngeci ne buze kur u shfaqem aty. Kluki tundi koken ne drejtim te tyre dhe papritur, ia beri:

-Ç'a ka ketu per te pare? Ka ndonje gje qe nuk shkon me ne? 

-Jo, zonje, -u pergjigj me i madhi. Tjetri e kishte ngulur ende veshtrimin tek mua, prandaj i zhvendosa syte kuturu. -Donim vetem t'ju benim disa pyetje. Keni pak kohe?

-Jo, -ia priti menjehere ajo. -Me ka kaluar orari i gjumit dhe behem me nerva kur me kalon. 

-Mund te takohemi jashte ne oborr rreth ores pese, atehere? -vazhdoi ai.

-Per çfare? Pse duhet te dalim jashte ne oren pese? Ç'a pune kemi me policine ne? -Mamit i shpetoi ankthi fare haptazi, por shpresova se perveç meje, askush tjeter s'e vuri re.

-Jemi ne mes te nje hetimi, zonje. Do e çmonim shume ndihmen tuaj.

-S'jane me ne rregull njerezit, -komentoi serish Kluki. Mandej, i dha me te riut qe ishte ende duke me veshtruar, nje te shtyre dhe zuri te ngjiste shkallet. -Po shpresojne edhe policet qe te gjithe te behen budallenj qe mbajne arme njezet e kater ore, si ata! Zoti te na mbroje nga budallenjte!

Tjetri vazhdonte te me shikonte. Kur i kalova prane per te ngjitur shkallet, qe e pamundur te mos ia vija re buzeqeshjen pothuajse ironike, qe me dha. Nxitova te ngjisja shkallet me nga dy dhe per pak u perplasa me gjyshen qe ishte perpara. Estela u var papritur pas meje dhe me peshperiti:

-Duket se dikush po binte ne dashuri me ty.

-Çfare thua, moj budallaqe? Nuk jemi ne librat e tu, -i rashe me berryl ne stomak dhe ajo vetem qeshi si gjeja qe dinte te bente me mire.

Hapem deren e dhomes dhe hyme brenda. Kluki veshtroi nga te dyja anet dhe priti qe te hynin te gjithe perpara se ta mbyllte me çeles. Aroma ne dhome dukej sikur ishte bere dyfish me e rende se me pare. U drejtuam drejt tualetit dhe babi hapi perden qe mbulonte trupin e vdekur. Kluki hodhi poshte veshet qe kishim gjetur dhe mermeriti:

-Alamet djali ky Piteri! Po me vinka keq qe vdiq, i shkreti.

-Nuk quhet Piter, -kundershtoi mami. -E ka Xhejk.

-Xhek, -e korrigjoi Estela.

-Ose Fin, -u hodh Oueni qe as nuk e kishte idene se çfare dreqin po fliste. Babi i hodhi nje veshtrim, por iu duk e pavend te thoshte diçka qe nuk do te degjohej.

-E ka Tim ose Tom, mjaft me keto hipotezat, -e perfundoi serish babi. -Nuk eshte mire te shpikim emra per te vdekurin. Emrat vihen kur lind nje person, jo kur vdes. Ju s'jeni ne rregull!

I hodha nje veshtrim fytyres se kufomes. Mbajta nje monolog me veten, ku i shpreha keqardhjen time dhe nje jete sa me te bukur ne Parajse -nese ekzistonte, gjithmone. Dukej shume i qete, gjithsesi. Sikur nuk e kishte ndjere dhimbjen. Mbase vdekja e tij kishte qene me e shpejte se ajo e Otos. Vdekjet e shpejta ishin perhere me te mira, mendoja. Te pakten, nuk te dhembin. Po me vinte keq per Oton tani qe kishte vuajtur aq shume perpara se te vdiste. 

-Ja, edhe veshet ia gjetem, -psheretiu e merzitur Kluki. -Ku do e çojme trupin tani? Poshte, nuk zbresim dot se jane policet. Nuk do te fle me te vdekurin ne dhome une! 

-Ta çojme ne ndonje dhome tjeter, -ngriti shpatullat Estela qe kishte idete me te çmendura nga te gjitha. Lexuesit jane njerez te rrezikshem.

-Po, dhe ata te telefonojne policine, dhe ne te futemi ne burg. Jo, faleminderit, -tundi koken babi. -Une mendoj ta nxjerrim naten. Njerez s'ka. Po na pyeten, te themi se po hedhim plehrat. Ç'a u duhet te tjereve njehere ku po shkojme ne naten?

-Po nese jane akoma policet? -Estela rrudhi ballin. S'e kuptoja pse ajo vajze duhej te merrte ne konsiderate çdo gje negative.

-Po ç'a policesh, moj vajze? -Kluki e shtyti lehte. -Ata i kemi ne pellembe te dores ne. Ate te palestruarin do e kem ne dore une. S'do i rezistoje dot per shume shkelqimit te syve te mi ai. Kurse ate te voglin, ate picirrukun qe vetem nenqeshte, le ta joshe Kinsi.

Kur degjova emrin tim te dilte prej gojes se Klukit, u ktheva menjehere nga ajo e trembur:

-Ç'a pune kam une me ate, o gjyshe?

-Gjyshe, thote kjo! Gjyshe te dukem une ty? -Pothuajse kisha harruar se si reagonte Kluki kur e therrisnim ashtu. -Mos me bej te te vras edhe une si ky ketu!

-Po ç'a pune kam me ate policin une? -shpertheva. -Le ta marre Estela po deshi, une s'e dua.

-Kush po pyet 'e dua, s'e dua'? Eshte detyre, do e besh patjeter. 

Nuk ia vlente te merresha me gjyshen, prandaj thjesht e mbylla gojen dhe vetem tunda koken. Jo se polici i ri aty poshte, kishte qene i shemtuar, nuk do e thoja kete, por nuk e njihja dhe nuk kisha nerva t'i vardisesha dikujt tjeter dhe sidomos, dikujt qe nuk e njihja. U terhoqa me ngadale dhe dola prej tualetit. Nxorra celularin, pashe edhe njehere mesazhet qe me kishte nisur Danieli dhe nuk i ktheva pergjigje. Kisha nje nga ato çastet kur shpresoja te isha vetem dhe te mos kisha asnje lidhje me njerezit.

Kjo ishte e pamundur sepse pikerisht ne ate moment, trokiti dera. Kluki mbylli menjehere deren e banjos dhe e kuptova qe me mbetej mua te hapja deren. Me ngadale, u drejtova drejt deres dhe duke rrotulluar çelesin, e hapa me mendimin se do te ishte ndonje punonjes i hotelit. Mu perballe, me doli polici i ri qe pata pare poshte. Me buzeqeshi me ate nenqeshjen e bezdisshme. Futi doren ne xhep dhe nxorri nje karte te vogel, duke e ngritur drejt meje e duke thene:

-Policia. Po shpresoja se mund t'i hidhja nje sy dhomes suaj.

-E pse? -e ndalova. Ne karten qe me kishte treguar, arrita t'i lexoja emrin. Ksavier Patel. I pershtatej emri, duhej ta pranoja kete. Nuk mund ta imagjinoja dot me nje emer, si Bob.

-Ka ndodhur nje zhdukje, -me shpjegoi. Une i ngula veshtrimin, kinse po perpiqesha ta joshja siç mendonte Kluki se do te ndodhte. Edhe pse une isha e sigurt se ai ishte hasur me njerez me idiote se une. -Djali qe eshte zhdukur, eshte pare per here te fundit ne kete hotel. Duhet t'i kesh pare lajmet. 

-Jo, nuk i shoh lajmet.

-Sa keq, -ma beri. Kurse mua nuk me dukej se kishte ndonje gje per 'shume keq'. Shume njerez nuk i shihnin lajmet. -I ke prinderit ketu? Dua te flas me ta. Mu duket familje e madhe...

-Jane ne banjo, -e nderpreva. 

-Po ajo zonja e moshuar? -vazhdoi.

-Ne banjo edhe ajo.

-Po vajza tjeter? Dhe djali i vogel?

-Ne banjo edhe ata.

-Te gjithe ne banjo jane ata? -me pa sikur s'po u zinte bese vesheve. Me shume mundesi, mendonte se isha e çmendur.

-Po, -ngrita shpatullat. -U pelqen te mbajne rradhen. Une mbarova dhe dola jashte.

-Sa mire, -tha. Pashe se si zuri te pervidhte veshtrimin perqark. Budallai. Vertet mendonte se do e kishim vendosur trupin e Tomit ose Timit, Xhekut ose Xhejkut, mu ne qender qe ta shikonin te gjithe? -Sepse une duhet te bej patjeter nje vezhgim ne dhomen tuaj. Prandaj, ju lutem, duhet t'i therrisni familjaret tuaj te dalin jashte.

-Ju po me kerkoni t'i nxjerr jashte banjos? -ngrita njeren vetull.

-Ekzatesisht.

-Zoti polic, me vjen keq, por nuk besoj se jam ne gjendje ta bej kete. Te gjithe kemi nevoje te kryejme nevojat tona personale ndonjehere. Prandaj, te me falni. Duhet te prisni. Ju thate se do te takoheshim ne oren pese, jo tani. Gjyshja e urren kur i prishin gjumin, prandaj ju lutem, kini respekt per moshen e vjeter.

-Sikur thate se gjyshja ishte ne banjo.

Me shume mundesi, iu duk vetja i zgjuar sepse me bente ate nenqeshjen e zakonshme. Une isha bere gati t'ia hiqja mbrapsht, por ai nuk ishte Danieli dhe per me teper, ishte nje polic dreqi qe mund te me arrestonte ne sekonde.

-Ne banjo eshte, -ia ktheva. Une isha me e zgjuara se ai. Keshtu me thonin te gjithe. Me thoshte edhe mesuesja e matematikes ne shkolle te mesme, se une isha shume e zgjuar sepse merrja me shume katra ne provime se gjithe te tjeret. -I pelqen te fleje aty. 

-Interesante.

-E di, -i buzeqesha. Me ngadale, nisa te shtyja deren. -Prandaj, ju lutem kthehuni me vone.

Ai vazhdoi te me shikonte me ate nenqeshjen e njejte. Me erdhi nje deshire e madhe t'i jepja nje te shtyre, por e mbajta veten. U terhoq vete. Mbylla deren. Sapo dera u perplas, ngrita gishtin e mesit ne drejtim te tij edhe pse e dija qe nuk me shihte. Thjesht, ishte ndjenje relaksie, prandaj e beja. E mbylla deren me çeles. 

-Une nuk fle ne banjo, -mermeriti gjyshja duke hapur pergjysme deren e tualetit.

U ktheva. Gishti im i mesit ishte drejtuar nga ajo. Vetem ma ktheu mbrapsht.

Continue Reading

You'll Also Like

5.4K 66 13
ι‡η”ŸAlphaζ‘ƒθŠ±ε°†ε†› Author:ζ˜₯ζ³›θ‹₯θ€ΆζΊͺ https://www.jjwxc.net/onebook.php?novelid=7007050 https://www.xbanxia.com/books/287756.html In the fifteenth year of the Chu...
3.4K 253 10
Stop crying and laugh (I'm also making this because I have too many memes in my gallery so I can just store them here instead of course.) ...
2.6K 83 5
Have you ever been reading a good, old fashioned Enid Blyton novel, when you were suddenly halted in the middle by a confusing word? Have you ever wo...
3.3K 41 13
"So you really love me?" "Yk I do ma don't act like det" Β© NARDOOWICKK PRODUCTIONS