Ters ne hotelin "Tersi". โœ”

Oleh blue__writer1

1.4K 178 4K

Helbruket zor se arrinin te gezonin pushimet e luksit. Kur burri i familjes, Fin Helbruku rezervon suiten me... Lebih Banyak

Nje minute heshtje per Oton.
Helbruket ne hotelin 'Tersi'.
Veshet.
Kur Kluki behet Klara.
Ku ta รงojme Tomin?
Kur Shapka zbulon diรงka.
'Neser ka ditelindjen Oto' 3x.
Revenite, Oto.
Nga gjashte Helbruke, vetem nje Helbruk.
Kur une jam Helbruku qe mungon.
Uji i รงezmes dhe i detit.
Asnje akrobaci ne ajer.
Ideja ime me e keqe.
Duke u pergatitur per takimin 'e pare'.
Kush eshte vrasesi?
'Ta ha mutin, Ouen'.
Ringjallja.
Te porosisesh picen me te lire.
Krizat katastrofike te Klukit.
Krizat qe รงuan ne pagese.
Ku eshte gjyshi?
Plani i babit per gjetjen e parave.
Pjesetari i ri i perkohshem i familjes.
Rrembimi i mamit.
Kush do te vritet i pari?
Riperseritja e historise.

Timi, Tomi, Xheku, Xhejku ose Piteri.

73 7 140
Oleh blue__writer1

-Gjithçka mire? Zoterinj, hapeni deren. Ju lutem. Gjithçka mire?

Zeri i nje burri qe po vinte nga jashte, na hodhi perpjete. Po i binte deres me grushte sikur te ishte i çmendur. Ne ishim grumbulluar te gjithe ne banjo dhe ne dhome, ishte vetem Oueni qe po vajtonte per vdekjen e Otos qe shkoi e vajti. Shkembyem te gjithe nje veshtrim me njeri-tjetrin dhe pastaj, Kluki doli me nxitim prej tualetit dhe hapi deren. Une mbylla pergjysme deren e tualetit, mjaftueshem sa per te pare.

-Zoteri te dukem une ty, qorr i dreqit? -u çorr Kluki sapo u gjend perballe burrit qe na kishte paraqitur suiten. Ai zuri te shikonte perqark dhe pa vetem Ouenin qe ishte akoma ulur ne dysheme duke mbajtur ne dore hardhucen e pajete. -Te me falni shume qe po perdor kete fjalor, por eshte njesoj sikur une t'ju therras juve 'plak' dhe jo 'zoteri'.

-Kerkoj ndjese, zonje. -Burri beri nje perulje. Veshtroi serish rrotull dhe pyeti. -Eshte gjithçka mire? Degjova disa te bertitura. Djali aty, -beri me koke nga Oueni, -duket i merzitur.

-Ai ka probleme te shendetit mendor, -vazhdoi Kluki dhe une s'e kuptova perse iu desh te genjente ne vend qe te thoshte se hardhuca kishte vdekur. -Sheh gjera qe nuk jane...

-Zonje, mos te ma merrni per keq, por nese eshte me skizofreni, duhet ta çoni ne spital. Ne nuk duam te rrezikojme klientet e tjere...

-Mire qorr, po ti qenke edhe shurdh! -e nderpreu ajo. -Kush tha qe eshte me skizofreni? Thashe qe sheh gjera qe nuk ekzistojne. Pershembull, ne shohim detin, ai sheh reren. Ose ne shohim Ameriken, ai sheh Angline, gjera te tilla.

-Oh... sherim te shpejte.

-Faleminderit. Mirupafshim tani.

Kluki e shtyti drejt daljes dhe e mbylli deren perpara se ai te mund te thoshte ndonje gje tjeter. Une hapa deren e tualetit dhe dola e para jashte, duke e lene te vdekurin pa veshe brenda. Filmat horror do e pershkruanin dike qe nuk kishte veshe si nje gje te llahtarshme per t'u pare, por e verteta ishte se ky person nuk ishte e qarte se si mund te pershkruhej. Nuk kishte shume gjak, gje qe me beri te mendoj se mbase kishte disa dite qe kishte vdekur.

-Kush e vrau Oton? -thirri papritur Oueni, qe tani u zgjua nga dhimbja e madhe. Me veshtroi me aq inat sikur ia kisha vrare. Otoja thjesht, ashtu e kishte pasur te shkruar. -Ti e vrave?

-Ç'pune kam une me Oton tend? -ia bera, duke e pare e bezdisur.

-Po kush e vrau, pra! Dhe çfare po beni aty? -u turr drejt tualetit duke i perplasur kembet fort. Vdekja e dyte e dhimbshme qe do te shihte Oueni i shkrete. -Ç'a eshte kjo?

-Jo, jo, s'eshte per ty kjo, -Estela e shtyti pas. -Eshte nje person i vdekur, Ouen, mos hyr ketu. Do e gjejme nje zgjidhje.

-Une pashe Oton tim te vdekur! Pse nuk duhet te shoh nje te panjohur?

Hyri brenda perpara se dikush tjeter ta ndalonte. Ndryshe nga babit, atij nuk i shpetoi asnje ulerime. Mbase Oueni shihte filma horrore me shume sesa shihnim ne te tjeret, ose mbase ishte me i guximshem. Une u afrova prane hardhuces dhe e pashe se si i ishte shtypur fare koka. Jo se ai nuk i shtypur edhe para vdekjes, por tani ishte thjesht me shume. Sa keq qe vdiq! Do ia kishim kaluar shume here me bukur me Oton.

-Duhet t'i gjejme veshet, -tha papritur Oueni. Une e pashe sikur te ishte i çmendur dhe mu kujtuan fjalet e Klukit se ishte me probleme mendore. Sa mire e njihja une vellain tim? -Nese i gjejme veshet dhe ia ngjisim, mbase ringjallet.

-Nuk do te ringjallet, por do te shpetojme ne pa u futur ne burg, -mermeriti mami. -Mund ta marrim ne konsiderate... apo jo, Fin?

-Dhe ku do i gjejme veshet? Ne duhet ta heqim trupin sa me shpejt.

-Nuk e leme dot aty ku eshte dhe te presim sa te behet skelet? -Estela na veshtroi me rradhe. Kisha pasur shpresa se ajo do te ishte me e zgjuar se te tjeret, duke qene se edhe lexonte. Por doli se ishte po aq e trashe sa ne. Jo se une isha me e zgjuar, por te pakten s'po jepja ide te tilla budallaqe.

-Jo, do te gjejme veshet, -e perfundoi babi. -Dhe pastaj, do te shpetojme.

S'e kuptova shume mire se nga çfare do te shpetonte, por nuk e pyeta sepse as nuk me interesonte. Babai im kishte menduar gjithmone se nese e thoshte fjalen i fundit, atehere tema ishte mbyllur. Dhe ne kete rast, ishte mbyllur sepse ai doli prej banjos dhe pas tij, edhe ne. Mami ishte e fundit qe doli duke mbyllur edhe deren.

-Askush nuk do te hyje ne banjo.

-Po mutin ku do e bejme, -shpertheu papritur Oueni. -Siper kokes se njeri-tjetrit?

Me shume mundesi kishte ato krizat e deshperimit i shkreti, sepse nuk fliste asnjehere keshtu.

-Ouen! -Mami e pa me ate veshtrimin e vengert qe mendonte se na frikesonte. Keshtu mendonte ajo, te pakten.

-Po, po, Ouen. Ma vrate Oton, -mermeriti. U perkul serish siper valixhes dhe e mori hardhucen helmuese ne dore. O do te vdiste ajo prej nesh, o do te vdisnim ne prej saj. -Une dua ta varros.

-Ç'a do te varrosesh, -Kluki e veshtroi pa u munduar fare ta fshihte bezdisjen. -Ne jemi bere per t'u varrosur vete.

Ishte hera e pare qe e mbeshteta Klukin.

-Hardhucen. Do e varros, -insistoi Oueni. -Ka nje kopsht me lule aty poshte. Do e varros aty.

Mami u perkul tek ai per t'i mbushur mendjen se Otoja i mallkuar qe po na hapte kaq shume pune nuk kishte nevoje per nje varr. U largova drejt dollapit dhe duke terhequr valixhen, nisa te nxirrja rrobat. Aroma qe vinte ne dhome ishte e padurueshme, edhe pse dritaret ishin te gjitha te hapura. Nese do e mbanim trupin edhe nje dite me shume, do te fillonte te qelbte i gjithe hoteli. Nuk kishte kohe per te gjetur veshet, siç mendonte babi se ishim mire te benim.

Celulari ne xhep me tringelliu. E nxorra prej xhepit dhe e hapa. Ekrani u ndriçua nga mesazhi i dyte qe erdhi prej Danielit. Me kishte kerkuar ndjese per sjelljen e pahijshme dhe me kishte nisur nje zemer te shemtuar ngjyre vjollce, sepse sipas tij nenkuptonte dashurine. Une s'e kuptoja se perse kishte zemra me ngjyra te ndryshme, kur njeriu kishte vetem zemer te kuqe. As nuk u mundova t'ia hapja.

-Duhet te zbresim per te ngrene dreken, -tha babi. -Te hame dhe pastaj, te varrosim Oton. E meriton. Ishte si pjesetar i familjes.

-Faleminderit, babi, -Oueni shkoi drejt tij dhe e perqafoi.

Kur dolem prej dhomes, babi e mbylli tre here deren me çeles. Zbritem shkallet dhe ne katin e pare, veshtruam perqark perpara se te ktheheshim drejt restorantit. Kur shkela brenda, ishte e pamundur te mos e vija re shkelqimin verbues te dritave qe vareshin nga tavani dhe poterja e njerezve te tjere ishte aq e zhurmshme sa mu duk sikur do te shurdhohesha. Sigurisht, per dike qe jetonte ne nje qytet te vogel dhe nuk kishte shkuar asnjehere ne disko e klube nate, zhurma qe degjonte sot ishte po aq e tmerrshme sa zhurmet qe degjoheshin nga brenda televizorit.

-Me ngjan si ato restorantet qe shkoja kur isha e re, -Kluki zuri te ecte perkrah meje. Seç e kishte kapur ky fiksimi per te folur me mua. -Kam qene ne shume te tilla, ne Paris, ne Londer. Kam shkuar me parate e mia, sigurisht.

-Po gjyshi? -zgjodha t'i permbahesha genjeshtres se saj. Ishte genjeshter pa diskutim, sepse ne nuk kishim shkuar asnjehere me larg se ketu ku ishim sot.

-Po ç'a gjyshi? Gjyshi yt mezi merrte dy kartemonedha me punen qe bente, -tundi koken me mospelqim. -Ç'para marrin artistet keto dite, Kinsi, he?

Kishte te drejte, prandaj nuk e kundershtova. Zgjodhem te uleshim ne nje nga tavolinat boshe qe ishin te kthyera nga dritarja. Kopshti mbahej aq i bukur me lule nga me te shumellojshmet, duke u ngritur spektakolar mu perpara restorantit. Terhoqa e para menune dhe i hodha nje sy. Sigurisht qe nuk do te isha une qe do te vendosja per ushqimin qe do te merrnim, por me pelqente thjesht ta merrja ne dore e te sillesha sikur do te porosisja vete.

-Po shkoj te pyes çfare ka tradicionale, -tha babi duke u ngritur. -Ato do te marrim sot.

Ai u ngrit dhe u largua drejt nje prej kameriereve. E lashe menune mbi tavoline dhe tek hidhja syte rrotull, pashe deren e restorantit qe u hap. Brenda, hyne dy police. Njeri prej tyre, qe dukej mbase pak me i madh se mua, hodhi nje sy nga tavolina jone sikur te kishte pikasur diçka. Pastaj, kur pa veshtrimin tim, me shkeli syrin.

-Qe kur ke filluar t'i magjepsesh edhe policet me bukurine tende? -nuk qendroi dot pa folur Estela, duke me rene me berryl.

-S'e kishte me ate, moj, e kishte me mua, -nderhyri Kluki. Vura re se si po ndiqte me sy policin me te vjeter. -Qenka ne forme edhe ky tjetri. Gjyshit tend i ka dale barku. Ky rrezik ben palester.

-Ne rregull, -na ndaloi temen mami, -por çfare duan policet ketu?

Shkembyem nje veshtrim te shpejte me njeri-tjetrin. Babi ishte vetem pak me larg tyre duke folur me kamerierin. Sapo arritem ta merrnim vemendjen e tij, ia beme me shenje nga policet. Ai na veshtroi pa e kuptuar dhe ktheu koken. Vazhdova t'i beja me shenje nga policet. U duk se me ne fund, e kuptoi se ia beri me shenje kamerierit te sillte ato qe i tha dhe u largua drejt policeve me ngadale. Pak me larg tyre, ndaloi.

Pritem ne ankth derisa u kthye. Terhoqi menjehere karrigen dhe u ul. U zgjatem te gjithe perpara dhe ai peshperiti:

-Po flisnin per nje person qe ishte zhdukur. Tom, ose Tim, s'e di si e kishte emrin. Besoj se do te jete ai tipi tek dhoma jone.

-Mua s'me ngjante nga ata qe e kane emrin Tim, -tundi koken Kluki, -ose Tom. Me ngjasonte sikur quhej Piter.

-Jo Piter, jo, -kundershtoi mami. -Mbase Xhek.

-Daniel me dukej mua, -Estela hodhi nje sy nga mua. I rashe me berryl.

-Ose mund ta kete edhe Fin, -Oueni buzeqeshi shfajesisht.

-Mos thuaj gjera te tilla, Ouen. -Mami e veshtroi serish e acaruar.

-Por edhe Estela tha.

-Nuk thashe babin, thashe Danielin dhe Danieli eshte i huaj, -shfryu e bezdisur Estela.

-Eshte i dashuri i Kinsit...

-Prape i huaj eshte, -e nderpreu.

Oueni nuk ktheu me pergjigje. Dy oficeret e policise kaluan serish perpara tavolines sone, por kete here u duken ne ngut dhe as nuk i hodhen syte nga ne. Babai sapo u zgjat te thoshte diçka tjeter, por kamerieri erdhi bashke me pijet dhe i la mbi tavoline. Nuk foli kush derisa ai u largua.

-Duhet te gjejme sa me shpejt veshet, -mermeriti babi. -Perndryshe do te na fusin ne burg.

-Do te varrosim njehere Oton, -tha i acaruar Oueni.

Te pakten, mendjen tek Oto e kishte vetem ai. Gjysma e me te keqes, sepse tek gjyshi qe kishte ngecur ne shtepi s'e kishte njeri.

Lanjutkan Membaca

Kamu Akan Menyukai Ini

171K 5.6K 200
โ ๐’ฒ๐‘’๐“๐’ธ๐‘œ๐“‚๐‘’ ๐“‰๐‘œ โž โ™ฏ๐’๐ญ๐ซ๐š๐ฒ๐ค๐ข๐๐ฌ ๐ข๐ง๐œ๐จ๐ซ๐ซ๐ž๐œ๐ญ ๐ช๐ฎ๐จ๐ญ๐ž๐ฌ๊œŸ๊œ โŒ‡ ใ€Ÿฯฏฯƒินฮฏษ• ฯƒฮทฮต แทˆ๐–กบ๐Ÿ“ T...
1K 58 10
this is all about Billie Eilish ๐Ÿ’š
8.2K 694 20
yoongi hate Hoseok hoseok hate yoongi how the hell will they survive in their forced marriage?
2.6K 212 9
Stop crying and laugh (I'm also making this because I have too many memes in my gallery so I can just store them here instead of course.) ...