Forca E Dashuris

By impossible_f9

25.1K 2.3K 4.5K

Nje histori ku realiteti është ndryshe per shume njerez Nje histori e mbushur me intriga dhe lakmi Nje histo... More

1
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
Epilog 1
Epilog 2

2

625 54 149
By impossible_f9

Ishin nisur nga Tirana drejt Durrësit dhe  gjate gjithe rruges kishin kenduar dhe kërcyer ashtu sic ata benin kur ishin te gjithe se bashku

Hapi deren ngadal dhe hyri brenda dhe pa se prinderit e saj i kishte zen gjumi ne divan u afrua pran tyre dhe buzeqeshi lehte

Besimin e kishte zen gjumi me telekomand ne dore ndersa Anila kishte mbyllur sy dhe po flinte e ulur
Dukej qe kishin qen duke pritur vajzen e tyre qe te kthehej ne shtepi

Sapo ju afrua te atit qe ti merte telekomanden ai hapi syt
- me fal qe te zgjova- tha Esra duke i buzeqeshur

- erdhe zemer - tha ai duke ferkuar syt
- sapo erdha - tha ajo me ze te vogel
- deshironte te hash dicka - tha Anila duke u ngritur

- jo mam kam ngren tani vetem dua te flej - tha ajo duke u kthyer nga ajo
- o zot qenka ora kater - tha Anila duke pare nga ora ne murr

I puthi prinderit e saj dhe shkoi drejt dhomes qe te shtrihej dhe te flinte ato pak ore qe i kishin ngelur para se te zgjohej per ne shkolle

Esra studionte per mjekesi nje nga endrrat e saj ishte te behej nje doktoreshe ajo  deshironte te ndihmonte njerezit endrra e saj ishte te shpetonte sa me shume jete dhe kjo  deshire kishte lindur  nga nje histori e vjeter familjare

Ata te kater studionin ne universitetin e mjekësisë
ishin ne vitin e pare ne universitet dhe keshtu qe te kater shkonin cdo dite nga Durrësi ne Tirane per te studiuar

Ate vite kishin vendosur ta mbyllnin ashtu por ajo rruge ishte e lodhshme te behej cdo dite keshtu qe vitin tjetër kishin vendosur se do te jetonin me qira ne Tirane te kater se bashku

Kur telefoni vazhdoi te binte Hapi syt ngadal
- urdhero- tha duke folur me gjysem zeri

- per pesmbedhjet minuta jemi tek dera hajde se nuk do te te presim ty - tha Siari duke qeshur
- ne rregull per dhjet minuat jam gati - tha duke mbyllur  telefonin

U ngrit lau fytyren dhe vazhdoi te behej gati
- mirmengjesi dhe mirupafshim- tha duke zbritur shkallet

- po prit moj bij te hash dicka - tha Anila
- jo mam jam shume vone - tha duke dal nga shtepia

Sapo doli pa se makina e Siarit ndaloi para shtepis
- ropt je e perpikte- tha duke qeshur ai

- ooo sot qenka rradha ime per vendin e pare - tha duke qeshur
- eshte java jote - than duke qeshur vajzat

Ata te treja kishin vendosur qe cdo jave secila do te hypte ne vendin e pare qe te mos ziheshin e te vonoheshin me fjale te kota

- kalojm nga babi se pastaj do merzitet- tha duke qeshur ajo
- ne rregull- tha Siari duke shkuar drejt dyqanit

Dhe si gjithmon ai sapo i pa doli dhe shkoi pran makines duke ju dhen te katerve nga nje molto ashtu sic bente gjithmon
- faleminderit xhaxha je me i miri- i than ata duke i buzeqeshur dhe u larguan

Po hante mengjes i vetem kur ndjeu se dikush ju afrua
- mirmengjesi bir - tha Donika duke u ulur pran tij
- mirmengjesi mbretëresha ime - tha ai duke i buzeqeshur

Donika ishte pika e tij e dobet , duke qen se ai ishte femija me i madh ne familje i kishte pare te gjitha vuajtjet e nenes se tij por mbi te gjitha ai e adhuronte ate per zemren dhe mirësinë qe kishte

- qenke zgjuar heret - tha ajo duke i buzeqeshur
- kam nje takim sot dhe duhet te nisem per ne Durres - tha ai me gjysem zeri

- je me mire sot - e pyeti ai duke e len te habitur
- sigurisht bir si gjithmon - tha duke u munduar te tregohej sa me e qet

- mam - tha ai duke u kthyer nga ajo dhe Donika vetem po e shikonte
- une nuk jam me femije  edhe pak  bej tridhjet vjec  - tha serioz

- e di bir por perse ma thua kete gje - tha ajo duke marr fryme thell
- une ju degjova edhe mbrem duke u zen  ashtu sic ju kam degjuar per gjithe keto vite - tha ai dhe aty syt e saj u mbushen me lot

- une e di qe im ate nuk eshte nje bashkeshort perfekt dhe kete gje e kam zbuluar  vite me pare por ajo qe nuk kuptoj eshte perse ti vazhdon akoma te qendrosh me te - tha ai serioz

- te gjithe çiftet kan zenka bir por kjo nuk do te thot se duhet te ndahen - tha ajo duke e pare Liamin ne sy
- a eshte jet kjo qe po ben ti mam cdo nate duke u zen apo duke jetuar me  dyshimin se mos te ka tradhtuar serish-  tha ai duke i kapur duart dhe duke ja perkedhelur

- une edhe babai yt kemi kaluar shume gjera ne kete jete
ne te dy luftuam shume per te qen bashke dhe mbi te gjitha ne ju kemi juve- tha ajo

- ne nuk jemi me femije dhe ti e din qe per gjithcka ne jemi me ty - tha serish Liami
- jam krenare per burrin qe ti je sot por nuk dua te mërzitesh apo te mendosh gjera te tilla une jam shume mire dhe e lumtur - tha ajo duke vazhduar te pinte kafen e saj

- ne rregull po bej sikur po te besoj edhe perse e di qe asgje nuk eshte keshtu sic ti po e thua - tha duke u ngritur
- te dua mam - tha duke e puthur ne koke dhe u largua duke e len ate te vetme

Dhe kur pa se Liami u largua mjaftueshem lotet filluan ti dilnin nga syt
Pavarsisht se ajo mundohej te tregonte se gjithcka ishte ne rregull e verteta ishte shume ndryshe dhe martesa e saj kishte vite qe ishte shkaterruar edhe perse ishte nje martese e bukur ne syt e botes

Sapo hypi ne makine mori fryme thell
Do shkonte drejt Durrësit vetem se ishte i detyruar sepse ai e urrente ate qytet

- mirmengjesi shoku- u pergjigje kur telefoni ra
- ku dreqin je kam njezet here qe te telefonoj - tha Kiani  duke ngritur zerin

- aman o burr se s'kam nerva te merem edhe me ty tani - tha Liami serioz
- merem une me ty ç'ke ti - tha ai duke qeshur

- ku do takohemi- tha Kiani
- po iki per ne Durres sa jam nisur - tha me gjysem zeri
- eja me merr pra se prandaj te mora - tha duke qeshur ai dhe Liami qeshi

Kiani dhe Liami ishin shoke te ngushte qe ne fëmijëri
Ishin shoke te cilet per nje kohe u ndan kur familja e Kianit u largua per ne Gjermani por fati deshi qe ata te bashkoheshin serish duke e filluar aty ku e kishin len  shoqerin e tyre

Kishte marr edhe Kianin dhe ishin nisur drejt Durrësit
Asnjeri nuk po fliste ishte Kiani ai qe ndezi muzikën dhe here pas here mundohej te bente ndonje shaka por  Liami nuk reagonte aspak

- qesh pak  o burr se bem gjithe ate rruge sikur po shkonim ne varrim - tha Kiani kur arriten ne vendin e takimit por ai serish nuk foli

Tashme ishte erresuar duke qen se kishte pasur disa takime ate dite koha kishte kaluar pa e kuptuar
- a qendrojm sonte ketu - tha Kiani duke u kthyer nga ai

- jo do ikim - tha serioz
- eu bre burr i dheut si ben edhe ti vetem sonte le te ndërrojmë pak vend se tashme i kemi mësuar përmendesh menut e clubeve te Tiranes- tha ai duke varur turinjtë

- mire mire  vec mos qaj - tha Liami serioz
- ropt je me i miri - tha duke qeshur Kiani dhe duke ferkuar duart

Ishin sistemuar ne nje hotel dhe ishin ber gati per te dal qe te argëtoheshin
- shko para ti dhe une do vij pastaj - tha Liami kur arriten para clubit

- nga do shkosh- tha Kiani
- te bej nje xhiro pastaj perfito nga rasti te zesh ndonje sa te jesh vetem - tha duke qeshur
- legen - tha Kiani duke i ren ne shpatull

Ndersa ai po ecte i humbur ne mendime
Kishte lene kembet ta conin ku te donin

Sapo arriti perball Blue Starit mori frym thell
Po e shikonte ate vend me vemendje dhe dukej sikur po priste dike qe dilte nga aty
Dukej sikur po lutej qe dikush te dilte duke vrapuar drejt tij

Shfryju uli koken dhe vazhdoi te ecte serish
- auuuu- u degjua nje ze vajze kur u perplas me  te

- me fal - tha Liami duke ngritur koken
- a nuk shiko... - filloi te fliste ajo por  kur pa se kush ishte ndaloi

- ke te drejte me fal kisha humbur ne mendime - tha Liami serish
- jo nuk ka problem ishte edhe faji im - tha ajo duke i buzeqeshur dhe ai i luajti koken ne shenje aprovimi dhe vazhdoi serish te ecte

Ishin kujtimet qe e benin ate ta urrente ate qytet dhe te mos deshironte qe te kthehej tek ai
Por sapo shkelte ne ate vend dukej  sikur ai qytet e theriste dhe e terhiqte  qe ai te kthehej serish ne rruget e tij

Ndonjëherë  jeta tregohet mizore dhe egoiste sepse ne fillim te fal gjithe lumturin e botes te ben te ndjehesh njeriu me me fat  dhe pastaj ne momentin qe ti as nuk e imagjinon ajo te godet duke te treguar se ashtu sic ti dhuron te gjitha gjerat mund te ti marr ne nje sekond

Kishte humbur ne rruget e atij qyteti ne ate vend te mbushur me gumezhimat dhe te qeshurat e njerezve

Ishte perball bashkisë kishte arritur ne vendin qe dikur e adhuronte
Shikonte njerezit qe benin foto dhe qeshnin , shikonte ciftet qe putheshin dhe perqafoheshin te ulur pran njeri- tjetrit

Mori frym thell dhe shfryju dhe me dore fshiu lotet qe po i dilnin nga syt
- mere- degjoi zerin e mikut te tij qe ju ul pran

- po ti nga dole ketu - tha duke ngritur koken
- nuk mund te qendroja ne ate club kur e dija qe ti nuk do vije - tha duke u ulur pran tij

Hapi kanacen e birrës dhe ja drejtoi Liamit
- por nga e dije qe do isha ketu - tha duke buzeqeshur trishtueshem
- besoj se te njohe  aq mire - tha duke i shkelur syrin Kiani

Nuk mund ta mohonte se ishte i lumtur qe miku i tij ishte aty
Kiani ja kishte vërtetuar me mijëra here se tek ai mund te mbështetej gjithmon

Po pinin birrat e tyre dhe po shikonin njerezit rreth e rrotull dhe si gjithmon ishte Kiani ai qe bente gjithcka te terhiqte vëmendjen drejt tyre

Shume vajza qe ishin aty filluan te flisni kur pan dy djemte per te cilet portalet shkruanin cdo dite
- ja ram ne sy u kenaqe tani - tha me ironi Liami dhe Kiani vazhdoi te qeshte me reagimin e tij

- realisht nuk kisha fare deshire te dilja - tha Esra teksa po ecnin
- e di por cfare te beja nuk i thoja dot jo - tha Siari duke e pare

- e dim e dim se deshirat e Vaneses jan urdher per ty - tha duke qeshur ajo
- ashtu sic jan te tuat edhe te Albes - tha ai

- ehe e zejm sikur e hengra kete genjeshter - tha duke qeshur ajo dhe ai vazhdoi te qeshte
- ku po na presin - tha serish
- dihet tek vendi- tha duke qeshur ai

Po qendonte me syt e ulur ne toke sikur ne ate moment gjeja me interesante per te pare  te ishin ato pllaka trotuari dhe kembet e njerezve qe kalonin

Nuk ishte aty per te pare vajza apo per te ngacmuar sic po bente Kiani ishte aty per te hequr mallin  qe ky qytet i sillte

Ishte  aty sepse po kerkonte te rikthente edhe nje here ate Liamin qe kishte harruar te jetonte me zemer
dukej sikur ne ate moment i mungonte arsyeja per te jetuar

Cdo njeri ne jete ka nje te kaluar qe pavarsisht te gjithave
Sido qe ajo te ket qen nuk e fshijmë dhe nuk e harrojmë dot

Dhe Liami tek ajo e kaluar kishte gabuar shum here
tek ajo e kaluar ai ndihej  fajtor ne ate qe kishte ndodhur dhe per kete ai nuk mundej kurr t'ja falte vetes

Dhe per ate arsyeje ai e urrente Durrësin
Ai urrente qytetin qe i fali dhe i mori gjithcka atehere kur dukej se cdo gje ishte perfekte.....

Hello grupi shikoni kush u kthye 🙈🙊

si ju kam  🫶 🤗

Ne fakte kisha menduar te kthehesha me heret por ja qe gripi erdhi te na bente nje vizite dhe nuk me la ti shijoja keto pushime 🤷‍♀️😂

Edhe pse kisha menduar te beja edhe disa dite te tjera  pushim
Ishin ato smst e shumta qe kam marr duke me then se ju mungoja dhe se duhej te kthehesha  keshtu qe ja tek jam 😉

Gati per te filluar me historinë dhe shpresoj te arrij t'ju bej pervete ashtu sic ka ndodhur me historit e tjera ❤️

Epo le ta them ate shprehjen klishe te cdo nate  se me ka munguar 😂😂😂

⬇️

⬇️

Shihemi neser 👋🫶

Continue Reading

You'll Also Like

188K 6.2K 60
Sometimes Julia wonders if werewolves are born with half of their soul. If that isn't the case, then why would they spend so much time searching for...
409K 25.5K 21
𝐒𝐡𝐢𝐯𝐚𝐧𝐲𝐚 𝐑𝐚𝐣𝐩𝐮𝐭 𝐱 𝐑𝐮𝐝𝐫𝐚𝐤𝐬𝐡 𝐑𝐚𝐣𝐩𝐮𝐭 ~By 𝐊𝐚𝐣𝐮ꨄ︎...
2.8K 378 35
Stovi i Vermontit rrethohej nga nje heshtje e paqte, derisa vajza e kryebashkiakut te qytetit, adoleshentja Hermiona Hills gjendet e vrare nganje arm...
3.2M 185K 77
Nobody ever loved him; she was the first who loved him. He did not have a family and then one day she entered into his life and became a world for h...