Erresire e pergjakshme. βœ”

By blue__writer1

1.8K 293 703

Oficeri i policise se Berlinit, Rafaeli, haset me nje vrasje te Γ§uditshme nje nate dimri. Duket se viktima es... More

Parathenie.
Kapitulli i pare.
Kapitulli i dyte.
Kapitulli i trete.
Kapitulli i katert.
Kapitulli i peste.
Kapitulli i gjashte.
Kapitulli i shtate.
Kapitulli i tete.
Kapitulli i nente.
Kapitulli i dhjete.
Kapitulli i njembedhjete.
Kapitulli i dymbedhjete.
Kapitulli i trembedhjete.
Kapitulli i katermbedhjete.
Kapitulli i pesembedhjete.
Kapitulli i gjashtembedhjete.
Kapitulli i shtatembedhjete.
Kapitulli i tetembedhjete.
Kapitulli i nentembedhjete.
Kapitulli i njezete.
Kapitulli i njezet e nje.
Kapitulli i njezet e dy.
Kapitulli i njezet e tre.
Kapitulli i njezet e kater.
Kapitulli i njezet e pese.
Kapitulli i njezet e gjashte.
Kapitulli i njezet e shtate.

Kapitulli i njezet e tete.

94 8 72
By blue__writer1

Janar 2022

E lexoi tri here dokumentin qe kishte marre prej policise, nga koha e aksidentit te Hansit. Nuk kishte asgje me teper, se thjesht nje makine e perplasur ne kryqezimin e dy rrugeve qe te fusnin ne Berlin, shperthim i menjehershem ne flake pas perplasjes me nje peme dhe nga raporti qe kishte marre prej spitalit, kishte kuptuar qe Hansi vuante nga ajo qe e njihnin me emrin amnezi anterograde prej nje lendim traumatik i trurit. E rilexoi edhe njehere te katert, edhe njehere te peste dhe akoma i dukej se diçka po i shpetonte. Pastaj, e leshoi i lodhur dokumentin dhe raportin ne tavoline dhe ia nguli syte postereve te makinave ne mure. Samueli akoma nuk ishte kthyer nga rajoni dhe uria po e gerryente.

E bindi veten te ngrihej dhe ta mbaronte pakon e biskotave 'Oreo ', qe ne mengjes nuk i shijoi dot. Nuk kishte pse te stepej aq shume, Samueli e kishte pranuar edhe vete qe nuk i pelqenin biskotat. Shkoi drejt kuzhines dhe u ndje paksa ne siklet kur terhoqi pakon e biskotave te tij te preferuara dhe u ul ne nje prej karrigeve duke i ngrene me nje nesp te madh. Nxorri celularin dhe i hodhi edhe nje veshtrim te fundit mesazheve te Beatriksit. Fjalet e Samuelit qe te mirekuptoheshin i feksen ne mendje si nje drite e larget, por e zhduku menjehere nga mendja dhe celularin e la menjane.

Pasi kishte mbaruar gati gjysmen e biskotave dhe do te ngrihej per t'i lene te tjerat ne vendin ku i gjeti, degjoi deren qe u hap. Zgjati paksa koken qe prej deres se kuzhines dhe pa Samuelin te hynte brenda. Ai u duk se e vuri re, sepse i ngriti doren dhe shpejtoi te hiqte kepucet perpara se te hynte brenda. Rafaeli nderkohe, shpejtoi ta mbyllte kanaten ku kishte marre biskotat, por u tregua me i ngadhet dhe pakoja e biskotave akoma i mbeti ne dore kur kolegu hyri brenda. I hodhi nje buzeqeshje shfajesuese, por tjetri nuk u duk se u interesua edhe aq, perkundrazi u duk sikur nuk i vuri re fare.

-Nga ishe zhdukur? Eshte ora pese dhe ti u duke vetem ne mengjes ne rajon, siç me tha Mia, -i tha, teksa ulej i lodhur ne karrige. 

-Une... ne fakt, mora vesh disa gjera... -vendosi doren pas koke i sikletosur qe i kishte lene te tjeret te punonin vete dhe ishte perfshire aq personalisht ne nje çeshtje. -Mbase eshte thjesht, nje hamendesim, por... por kam dyshimet e mia, vertet.

-Me çfare? -rrudhi ballin Samueli.

Ia beri me shenje te priste dhe nxitoi hapat drejt sallonit per te marre dokumentin qe kishte marre ne arkivat e vjetra ne rajon dhe raportin e spitalit. Kur u kthye ne kuzhine, Samueli dukej sikur po mendohej per diç' perpara se ai t'i zgjaste fletet. Prandaj, thjesht e uli doren dhe nuk ia zgjati pernjehere. U ul prane tij, i sigurt se kjo do te ishte nje bisede e gjate. Jo se Samueli nuk mendohej shpesh, por pamja qe kishte marre e bente te mendonte se diçka vertet duhej te zinte vend. Shkembyen nje veshtrim te shpejte, pastaj Samueli tha:

-Nuk e di çfare do te thuash ti, vertet, por kam per te te thene edhe une diçka. Mbase nuk eshte edhe aq e rendesishme, por... por mendoj se duhet ta dish. -Rafaeli u vrenjt. Si per ta qetesuar, tjetri shtoi. -Per Lauren.

E kishte harruar fare mesazhin e Laures ne celularin e Xhonatanit. Edhe shprehjen e çuditshme qe kishte marre fytyra e saj ne shtepine e Angeles. Vetem tani qe i tha Samueli, u kujtua se e kishte injoruar plotesisht kete fakt. U be menjehere serioz dhe priti qe ai te vazhdonte. Por Samueli dukej pak i pabindur nese duhej vertet t'ia thoshte. Pastaj, tundi koken ne shenje pohimi dhe duke kthyer koken nga shoku, tha:

-Degjo, nuk dua qe ta gjykosh, apo çfaredo... une nuk e di çfare mendimi ke ti per kete teme, por nuk dua qe ta gjykosh Lauren. Mendoj se ajo eshte thjesht, personi me i mrekullueshem qe njoh. -Rafaeli iu pergjigj me nje tundje te lehte te kokes, si per ta siguruar se nuk do i thoshte asgje te keqe. -Ajo... eshte e dashura e Alajnes. E motres se Xhonatanit.

U mbajt nje pauze e gjate. Mbase Samueli e beri ate posaçerisht per te pare reagimin e Rafaelit, por ky i fundit dyshoi se kishte ndryshuar çehre. Por serish pauza mbeti e gjate dhe e çuditshme. Pastaj, ai vazhdoi:

-Mesazhi... ajo tha se ishte thjesht, nje budallallek, nje inat i momentit. Xhonatani i kishte kerkuar te fliste me te motren dhe... thjesht, ajo ishte nxehur sepse siç me tha, e kishte share. Vertet, nuk e di çfare mendon ti, por une e besoj Lauren.

-Po, nuk besoj se perben ndonje problem, -tundi serish koken. Me shume po shpejtonte ne temen e tij dhe tani, tema e Laures nuk po i bente edhe aq pershtypje. 

-Gjithsesi, ti do te me thoje diçka apo jo?

Rafaeli vendosi mbi tavoline dokumentin e vjeter dhe raportin e spitalit. I çuditur, Samueli veshtroi ca nga ai e ca nga fletet, pastaj i terhoqi drejt vetes per t'u hedhur nje lexim te shpejte. Vetullat iu lakuan ca kur lexoi dokumentin e policise, pastaj i vendosi te dyja ne tavoline duke u kthyer akoma pa kuptuar gje nga kolegu. Sikur ta dinte qe edhe kjo ishte thjesht nje budallallek, Rafaeli mblodhi supet dhe tha:

-Mora keto informacione per nje aksident te Hansit dhe... mendoj se thjesht, ka nje lidhje, por nuk e di... me duket sikur po me shpeton diçka. Dhe mbase, ti qe ke pasur gjithnje kete pasionin e makinave, -qeshi lehte, -mund te dish ndonje gje.

Samueli terhoqi edhe njehere dokumentin e policise dhe nisi ta lexonte me vemendje. Nga syte e tij qe dukej sikur po perpiqeshin ta perpinin me shume vemendje çdo fjale, Rafaelit po i dukej se ai vertet e kishte hasur ate qe atij vete i kishte shpetuar. Pas nje çasti te shkurter, e vendosi me kujdes dokumentin ne tavoline, u drejtua ne karrige dhe duke i treguar me gisht nje fjali, tha:

-Pas perplasjes me pemen, makina ka shperthyer menjehere ne flake. -Ngriti syte drejt tij dhe vazhdoi. -Nuk e di sa i sakte jam, por makinat nuk mund te shperthejne ne flake pas nje aksidenti, sidomos pas nje perplasjeje me nje peme. Por edhe nese ndodh, rastet jane shume te rralla dhe probabiliteti eshte shume i vogel, vertet. 

-Mendon se dikush i ka vene flaken makines? -e pyeti pak i pabindur. Samueli qeshi lehte me supozimin e tij.

-Jo, kjo eshte e pamundur, -qeshi serish. Pastaj, u be serioz e vazhdoi. -Por zjarri ne makina ndodh per disa arsye teknike, ne fakt. Nuk i mbaj mend te gjitha, por linjat e prishura te karburantit mund te rrjedhin nafte ne pjeset e nxehta te motorrit, ose demtimi i sistemit te shkarkimit, ose instalimet elektrike qe jane te lirshme kundrejt metaleve te ekspozuar. Edhe frenat e prishura. Nuk i mbaj mend te gjitha, por ka shume probleme teknike qe shkaktojne zjarr ne makina. Por vertet, keto rastet qe gjate nje aksidenti, sidomos gjate nje perplasje me nje peme, makina te shpertheje ne flake... jane shume, shume te rralla.

-A mundet te nderhyje dikush tek keto problemet teknike? -Samueli rrudhi ballin. As Rafaeli vete s'po e kuptonte veten, prandaj s'po i vinte faj. -Dua te them, a mundet te fuse duart nje i huaj qe ta beje makinen te shpertheje ne flake... me qellim?

-Po thua qe ky aksident mund te kete qene i qellimshem? -ngriti vetullat i habitur, por Rafaeli mblodhi supet. Po e priste akoma pergjigjen e tij. -Po, mund te nderhyje edhe dikush tek keto problemet. Mbase mund te çaje linjat e karburantit qe te rrjedhe nafte, ose mund te prishe fijet e frenave. Pse po me pyet per keto?

Rafaelit iu duk sikur sapo kishte lidhur nje hallke te shperndare. Tani, i kishte lidhur gjerat me njera-tjetren. Mjaftonte vetem ta ekspozonte pazellin. I buzeqeshi lehte dhe u ngrit, pa i thene gje. Duhej ta takonte vete, nuk ishte edhe aq i sigurt se ishte ai qe po mendonte, fundja. Mbase ishte duke gabuar dhe nuk donte ta ngaterronte Samuelin ne keto pune te kota, pastaj ai dukej shume i lodhur per ta shoqeruar. Nxitoi drejt deres se jashtme per te mbathur kepucet.

-Hej, hej, ku po shkon? -e thirri menjehere nga pas Samueli. I ishte afruar thuajse, me vrap nga frika se mos largohej.

-Do te kthehem shpejt, kam nje pune te paperfunduar, -u ngrit dhe pasi i rrahu shpatullat, doli jashte pa i thene asgje. Nuk i kishte ndryshuar rrobat dhe armen akoma e ndjente ne brez, prandaj ndihej me i sigurt edhe nese hamendesimi i tij godiste te ishte i vertete.

Dera u mbyll pas shpatullave te tij. Samueli nuk e ndoqi me nga pas. Ne te vertete, ky i fundit vertet besonte se Rafaeli ishte nisur te takonte Beatriksi. Dhe nuk kishte ndermend ta pyeste per te tilla gjera aq personale. Sidomos ai qe s'merrte ere nga dashuria. Vendosi qe kete here, t'ia plotesonte deshiren kolegut te tij, qe papritur po i dukej si nje shok i ngushte dhe ta hapte nje film komedi. Do te blinte madje, edhe kokoshka dhe derisa te kthehej Rafaeli, do e kishte bere gati edhe filmin, edhe tasin e kokoshkave. Menjane, do te vendoste edhe disa biskota 'Oreo '. Ne rast se Rafaeli nuk i kishte mbaruar, sigurisht. E kishte vene re qe po i hante pak me pare, por thjesht preferoi te heshtte. Ai nuk i pelqente biskotat, gjithsesi. 

Rafaeli ndaloi ne cepin e rruges qe te shpinte drejt stacionit te autobusit dhe nxorri celularin. E kishte marre numrin e tij kur pati kontrolluar fshehtas ne celularin e Xhonatanit. Vinte bast qe ai ishte treguar mjaft i kujdesshem ne mesazhet me te, sepse nuk kishin asnje bisede shkembyer bashke. Kur e kishte vrare, duhej t'i kishte fshire. I nisi nje mesazh te shpejte se kerkonte te takoheshin. Pergjigj'ja i erdhi fare shpejt, por jo ne ate vend qe preferonte. Rruga "Albrechts Teerofen ", vetem pak hapa perpara se hyrjes ne autostraden e Brandenburgut. I hipi autobusit te pare qe gjeti, qe e shpinin drejt stacionit tjeter. I duhej te merrte dy stacione perpara se te mberrinte ne stacionin e duhur. Ne stacionin, ku kishte qene deshmitari i vetem.

Mberriti ne destinacionin e duhur kur ora shenonte gjashte pa njezet. Nuk kishte njerez atyre aneve. Ishte ne anen e kundert prej nga kishte qene Xhonatani, por prej aty ai mund ta vinte re ndertesen e vjeter. Akoma s'e kuptonte pse nuk e shembnin, por e kishin lene ashtu ne meshire te fatit. Sapo do te nxirrte celularin dhe do i niste nje mesazh tjeter se kishte mberritur, kur zilja i tringelliu perpara se te shkruante ai. Mesazhi ishte thuajse, i ethshem me ftesen e shemtuar qe ai i kerkonte te hynte brenda. Tani, s'kishte dyshim qe ishte ai.

Bindi veten te levizte. Nuk kishte njerez. Makinat larg ne autostrade, zhurmonin me rrotat qe perplaseshin ne asfalt. Perendimi i diellit po fshihej poshte nderteses se braktisur. Hapat e tij pikerisht aty, shkuan. Kur hyri brenda, bindi veten te vendoste doren drejt armes per ta nxjerre ne çdo rast. Ishte vetem. Dhe kishte te bente me nje vrases. Nuk po i pelqente edhe aq shume ajo qe kishte bere. Me mire ta kishte thirrur Samuelin. Te pakten, do te ndihej me i sigurt dhe me i mbrojtur ashtu.

-Duket se paske frike nga erresire, -u degjua zeri i tij ne ate qetesi te kobshme. Rafaeli mbajti frymen, pastaj u kthye vrullshem. 

Nga xhamat e dritareve te thyera, hynte ndriçimi i portokallte i perendimit i diellit. Patriku ishte perballe tij, me krahet e kryqezuar ne kraharor dhe me ate qetesine e zakonshme ne fytyre. Hodhi nje sy te shpejte rrotull, sa per t'u bindur se nuk kishte te bente me asnje kurth dhe pastaj, veshtroi edhe nga mashkulli qe kishte perballe. Mos valle po gabonte? Ai dukej i qete si gjithmone. Edhe syte i shprehnin te njejtin zhgenjim e dhimbje si perhera.

-Kur babi vinte ne shtepi kur ishte i dehur, une mbyllja gjithmone driten e te gjitha dhomave,-tha, teksa afrohej me ngadale drejt tij. I ndaloi pak hapa larg. -Xhonatani kishte frike nga erresira. Edhe Alajna dhe mami. Mua perkundrazi, me pelqente. Eshte nje vend i mire per t'u fshehur.

-Pse me thirre ketu? -hyri ne teme. Nuk po i pelqente aspak biseda qe po hapte Patriku. Mendja e tij po shkonte me tutje se ngjarjet qe ndodhnin ne filmat horror.

-Babi preu internetin, kur kuptoi se Alajna ishte ne nje lidhje me nje vajze. Pastaj, na flaku edhe televizorin. -Patriku nuk dukej se kishte ndermend t'i pergjigjej pyetjes se drejtuar. -Besoj se do e kesh pyetur veten perse nuk kishim nje televizor, kur hyre ne shtepine tone, apo jo? -Rafaeli nuk u pergjigj, por instivikisht shtrengoi armen ne brez. -Ne fakt, per mua te vija ne shtepi... ishte ferr. Jo se lufta eshte ndonje parajse, por eshte nje ferr pak me i mire. 

-Ti e vrave Xhonatanin? -U perpoq serish te hynte ne teme. Duart nisen t'i djersiteshin, edhe pse tani ajri aty ishte bere shume i ftohte dhe rrezet e fundit te diellit po rreshqisnin me ngadale per t'u fshehur ne erresiren e nates.

-Xhonatani mendonte se ai ishte i vetmi qe vuante, -vazhdoi pa iu pergjigjur pyetjes se tij. U soll nje cope here rrotull, pastaj ndaloi. -Ai mendonte se une dhe Alajna e kishim braktisur me qellim. Jo, jo, -u kthye menjehere nga Rafaeli, -mos mendo se e vrava per kete, eshte budallallek ta mendosh. Nuk jam kaq femije.

Heshtja qe ra ishte fare misterioze dhe te zhyste ne nje ankth, qe s'ia gjeje dot fundin. Rafaeli ndjeu nevojen per t'ia mbathur, ose per te nxjerre armen dhe ta drejtonte menjehere Patrikun ne polici, por nuk e beri. Trupi sikur i kishte ngrire. Ai donte te degjonte arsyen. Donte te dinte perse vellai vrau vellain. Donte te dinte se perse pavaresisht se kishte vrare gjysmen e tij, Patriku akoma vazhdonte te qendronte me ate dhimbje te papranueshme ne sy, me ate zemer te thyer. Me nje fytyre, qe dukej sikur vuante çdo dite. Nuk ishin vetem pamjet e luftes ato qe shikonte ai, jo. Ishte diçka me teper.

-Une e doja Xhonatanin, vertet, -mblodhi supet teksa foli serish. Ne syte e tij, pavaresisht erresires, Rafaeli pa nje perlotje te menjershme te syve. -Dhe mendoj se... mendoj se akoma e dua. Pavaresisht se e di qe ai nuk me do me. 

-Pse e bere? -guxoi te pyeste. Iu afrua me ngadale. Patriku i ngriti syte aq ngadale, sa ai nuk guxoi te vazhdonte te afrohej me teper dhe ndaloi.

-Dikush me tha se kur beson shume, kur fal vazhdimisht dhe kur do shume njerez, lodhesh se dheni dashuri. Dhe mirekuptim. -Mbajti nje pauze te shkurter. -U lodha shume nga Xhonatani. Per t'i shpjeguar atij se nuk e bera me qellim. 

Diçka ne mendjen e Rafaelit levizi. Gjerat papritur, nisen t'i merrnin kuptim. Iu kujtua Marta. Pastaj, lotet qe i rreshqiten faqeve. Pastaj, ne mendje i rregetiu fakti qe Patriku ishte ushtar. Qe ai luftonte. Qe ai nisej me misione. Gjerat nisen te leviznin me shpejt se kurre. Sensi i kohes filloi te mos kishte me sens.

-U lodha per t'i shpjeguar se nuk ia vrava me qellim djalin. -Pavaresisht se Rafaeli e dinte qe kjo ishte ajo qe po mendonte edhe vete, zemra i rrahu aq fort sa iu duk sikur ne ate heshtje, edhe Patriku po ia degjonte rrahjet. -Nuk e dija qe ishte djali i tij. Dhe vrasja... ishte aksidentale.

-Si... si ndodhi? -pyeti me gjysem zeri. Kishte frike te afrohej me teper. Tani, Patriku po i dukej aq i rrezikshem. Djalli qe vishej si engjell. Sa here ndodhte?

-Isha me mision ne Zyrih, -tha. -Zakonisht, punojme me grupe, por ate dite po ushtrohesha vetem diku ne zonen e Sihlit. S'ka shume levizje aty dhe eshte larg qytetit. Nuk e pashe fare djalin, vetem kur kuptova qe zhurma nuk i shembellente shume atyre te zakonshme. Sigurisht, ti nuk mund ta kuptosh se nga ndryshon plumbi qe gjuan kuturu nga plumbi qe gjuan njerez, -beri nje shenje me dore si per te thene ta linte ate shpjegim. Mandej, buzeqeshi lehte, por dhimbshem. -Thjesht, nuk dija çfare te beja dhe zgjodha ta hidhja ne uje. -E tha me aq qetesi e normalitet, sikur te ishte gjeja me normale ne bote.

Por Rafaeli e dinte arsyen perse ai e kishte hedhur trupin ne uje. Ne te tille menyre, fshihte te gjitha gjurmet dhe per me teper, do te mendohej si nje vrasje aksidentale. Sigurisht, nuk ia kishte hequr plumbin sepse kishte pasur frike ta prekte, por e kishte degdisur menjehere ne uje dhe ia kishte mbathur. Ndjeu mishin t'i behej dridhe, kur ne mendjen e tij perfytyroi nje femije te vogel qe vraponte per te luajtur me shoket pa pasur as idene me te vogel se ate dite do te vdiste.

-Marta me kishte nisur leter disa jave me pare, por me erdhi me shume vonese. Ndonjehere, posta eshte shume e ngadhet. Kur e mora, nuk gjeta arsye per t'ia thene Xhonatanit. Fundja, ai s'e kishte idene qe kishte nje djale, keshtu qe vdekja e tij nuk do te ndryshonte gje... -mblodhi serish supet. I thoshte gjerat me nje qetesi aq te çuditshme, sikur po tregonte si kishte vjedhur karamelet nga qerasjet e te ftuarve. -Ne leter, me kishte permendur qe i kishte nisur nje leter Hansit...

-Dhe ti shkaktove aksidentin e tij, -e nderpreu. Syte e Rafaelit u ndezen, ndjeu grushtet qe kerkuan t'i shpertheheshin diku, por e mbajti veten.

-E po nuk qenke edhe aq keq sa mendoja, -buzeqeshi serish, por buzeqeshjet e tij te lehta e te dhimbshme tani nuk po i dhimbseshin aspak. -Po, une e shkaktova aksidentin e Hansit. Pata thjesht fat, qe i humbi kujtesa. Dhe vertet, shpresova qe kjo tema e djalit te vdekur te mbyllej aty. Isha i shokuar per vete dhe s'e kisha idene çfare do te beja nese Xhonatani e merrte vesh. Mendoje si ta duash, me quaj edhe frikacak, por vertet nuk me pelqen te perballem me pasojat.

Rafaeli nuk foli. Ne nje menyre a nje tjeter, Xhonatanit dukej se i kishte shkuar mendja se kishte qene Patriku ai qe i kishte vrare te birin qe s'e pati njohur dot kurre. Grushtet iu liruan dhe me kujdes, larg veshtrimit kureshtar te Patrikut, nxorri armen. E mbajti fshehur pas shpine. Do e kercenonte me te te shkonte e te kallezohej ne rajon, pastaj nese nuk i bindej do e gjuante ne kembe. Sepse vertet, Patriku nuk dukej nga ata qe bindeshin me te paren.

-Po Feliksin? -e beri veten te dinte me teper. -Deshmitarin, e vrave ti?

-Deshmitarin? Jo. -qeshi lehte. -Fola me te ate nate, ne fakt. Dhe Lounje... s'eshte edhe aq ne rregull nga trute e kokes.

Tani, vertet gjithçka kishte kuptim. Feliksin nuk e kishin varur. Ai ishte vetevarur. Mund te dukej e çuditshme kendi ne te cilin ishte varur, por mbase ai vete kishte dashur ta bente te dukej si vrasje. Perkundrazi, duhej t'i kishte qene i tmerruar nga takimi me vrasjen. Iu kujtua se si pati degjuar qe ai jetonte vetem dhe vajza i kishte vdekur. Kushedi, mbase s'kishte pasur edhe aq arsye per te jetuar!

-Marta kishte takuar Xhonatanin ne vere. Kur erdha ne shtepi, s'e kisha idene per kete. Ai e dinte qe kisha qene me mision ne Zvicer. Nuk ishte edhe aq budalla, ia kishte marre mendja qe e kisha vrare une. Patem nje... nje konflikt, -mblodhi serish supet, teksa kaloi doren mbi floket e dendur e te çrregullt. -Me kercenoi se do te tregonte ne polici... siç te thashe, nuk me pelqen te perballem edhe aq me pasojat. Kerkoi te me humbte nga syte duke e marre rrugen gjate, prej ketej ku jemi une dhe ti. Ma kishte marre mendja, ne fakt. I pelqente shume t'i kthehej rruges gjate nga ketej kur kthehej ne shtepi prej shkolles. Prandaj, u sistemova aty lart, -beri me koke siper, si per te percaktuar tarracen. 

-Si e gjete armen time? -e pyeti menjehere. Po fitonte pak kohe dhe terhoqi kembezen. Nuk beri zhurme, por beri nje te tille, por ishte fare e vogel dhe u duk sikur erdhi nga jashte. 

-Xhonatani e mori nga e dashura jote, -iu pergjigj me nje ironi te theksuar, por Rafaeli zgjodhi ta injoronte. Duhej ta kishte marre vesh nga mesazhet ne celular: Xhonatani nuk dukej se i kishte thene kujt per lidhjen e tij me Beatriksin. -Donte te vriste babin, por e ndalova. Ai nuk ishte vrases, -heshti. Mbase arriti ta krahasonte veten se ai nderkohe, ishte. -Kur do ia ktheja mbrapsht, mami e pa dhe e mori. Nuk e pata shume te veshtire ta merrja, ajo flinte gjume pjesen me te madhe te dites. Por, -mblodhi serish supet, per kushedi sa te saten here, -une vertet nuk doja ta vrisja ate. Thjesht, nuk... nuk me pelqen te perballem me pasojat, eshte... nuk me pelqen edhe aq mendimi i te qenit pas hekurave.

Heshtja u thye nga nxjerrja e menjershme e armes nga ana e Rafaelit. U drejtua aq shpejt e rrufueshem nga ai, sa Patriku u duk se per nje çast e gjeti veten te papergatitur. Pastaj, buzeqeshi serish. Tani, kishte kuptim veshtrimi i tij i dhembshur, buzeqeshja e qete. Ai kishte vrare te vellain nga frika dhe kishte ate qetesi, sepse e dinte kush ishte vrasesi. Por Rafaeli nuk kishte si te mos e mohonte qe iu be qejfi ta shihte te qendronte ashtu, fare i pambrojtur perballe armes qe i kishte drejtuar. Por tek mendonte tere ate lemsh kenaqesie e krenarie, e vuri re me vonese arratisjen e shpejte te Patrikut drejt shkalleve. Gjuajti dy here, por nuk e kapi dot dhe plumbat shkuan per kot.

Vrapoi pas tij siper shkalleve prej derrase, gati te kalbura. Degjoi kercitjen e njeres, qe u duk se u thye nen peshen e tij. E urreu veten qe po vraponte si budalla pas tij, duhej te ishte treguar me i vemendshem dhe vrullin e kenaqesise ta kishte lene per me vone. Tani, po turrej pas nje ushtari qe ishte dyfish me i shpejte se ai, si nje budalla. Fare pa e kuptuar, tek shtyu deren e rende, kuptoi se kishte dale ne tarrace. Ndjeu shkrepjen e nje arme dhe dhimbja qe ndjeu ne kembe e beri te perkulej menjehere dhe te vendoste doren ne kyçin e kembes. Xhinset iu njollosen me gjak, qe dukej i erret pas ngjyres se erret te xhinseve dhe erresires se nates.

-Te porosita, nuk me pelqen te kem te bej me pasojat, -degjoi zerin e tij. Ngriti syte me mundim. Dhimbja akoma po i turbullonte shikimin, por arriti ta shikonte armen qe shtrengonte ai ne dore. Gaboi kur mendoi se kishte qene i pambrojtur. Ai thjesht, kishte ditur ta perdorte armen ne nje moment me te duhur. 

Me doren tjeter, drejtoi armen dhe gjuajti edhe njehere me shpresen se s'do i shkonte ters. E dinte qe ishte idiotesi ajo qe beri duke harxhuar edhe njehere tjeter se koti nje plumb, por dhimbja po behej e padurueshme. Nuk e kishte ndjere asnjehere nguljen e nje plumbi ne kembe. U ngrit me gjysem dhe u perpoq te mbushej me fryme. As nuk pati kohe te drejtonte trupin, sepse dora e Patrikut e mbertheu nga jaka e bluzes. Ndjeu frymen t'i merrej. Ndjeu ankth. Frike. Tmerr. Dhe nje terror te papershkrueshem.

-Ti nuk do te thuash asgje ne polici, -i tha tere inat. Shprehja e bute e syve te tij, kishte ndryshuar. -Asnjehere.

-Nuk do... nuk do te tre-tregoj... -u perpoq ta shkepuste nga vetja, por pa asnje rezultat. Dhimbja po e bente te ndihej akoma edhe me i dobet. Nese dikush do e shihte tani, do te çuditej se si e kishte marre ai profesionin e policise.

Ne fillim, Patriku nuk e leshoi. Pastaj, u shtyt me ngadale pas dhe i ktheu shpinen. Rafaeli ndjeu doren qe donte t'i shkrepte edhe njehere plumbin e fundit, por nuk ishte i sigurt se do te kapte ne shenje. Zgjodhi thjesht ta shmangte dhimbjen e tmerrshme qe ndjente ne kembe dhe te vraponte perposhte shkalleve drejt rajonit. Mbase do ia dilte te largohej prej atij mashkulli qe kishte perballe, prej atij ushtari qe deri pak me pare, kishte ndjere mirenjohje te thelle. Tani, po i dukej psikopat.

Ktheu me te shpejte shpinen per t'ia mbathur drejt rajonit. Mund ta injoronte dhimbjen ne kembe, nuk ishte edhe aq keq. Pastaj, Patriku dukej se nuk e kishte mendjen. Nuk do te qendronte aty e te shikonte veprimin e tij te rradhes: e dinte qe nuk do te perfundonte mire. Me te arritur prane deres, ndaloi dhe u kthye. Arma po i dridhej ne dore. Patriku ishte kthyer sakaq, me armen kthyer nga ai. 

Yjet ne qiell u tremben nga fishkellima e njohur e plumbit. Ajo nje e shtene u degjua si kambanat e nje kishe, sepse mbushi tere vendin perreth. Por ishte vetem nje e shtene. Ishte shkrepur vetem nje e tille.

Heshtje dhe brenda nje çasti, hapa qe nisen te largoheshin. 

Me pas, gjithçka u krodh ne erresiren e nates dhe debora nisi te binte floke-floke ne erresiren e pergjakshme te atij fund janari.

FUND.







E di qe nuk ishte mbyllja qe prisnit te gjithe, lol, por e kisha lene qe ne fillim se do e mbyllja ne nje menyre te tille. Mund ta imagjinoni vete pjesen tjeter, e keni vete ne dore se kush vdiq e kush mbeti gjalle lol.😂 Nuk do te kete epilog, mendoj se ky eshte fundi me i pershtatshem per nje liber mister. Me pelqejne me shume fundet qe rrine pezull, tbh.

Gjithsesi, faleminderit shume te gjitheve qe me ndoqet ne kete liber dhe shume faleminderit vetes sime qe e perfundoi. 😂💙 Nuk jam e sigurt nese ishte libri me i mire qe munda te shkruaj, por u perpoqa pas kaq shume kohesh qe posto e fshi nje liber. 😂

Pertej shakave, faleminderit vertet shume te gjitheve qe e lexuat dhe mberritet deri ketu ne fund. Sigurisht, falenderimet me te medha ia jap shoqes sime te ngushte KleaMezini21 qe edhe pse e dinte fundin -sepse ajo ishte nje ndihme kaq e madhe per kete liber, gje qe i jam perhere falenderuese -e lexoi deri ne fund. 💙💙

Do te shihemi ne libra te tjere dhe shpresoj vertet sa me shpejt. Deri atehere, mirupafshim. 💙

Continue Reading

You'll Also Like

94.5K 3.1K 38
Y/N was a teenage introvert who enjoyed having her own space and being alone. She loved listening to music in her room, which was a great escape for...
104K 10.8K 30
Athulya Singhania has spent her entire life in solitude, yearning for the love of a family. Over the years, she mastered the art of concealing her em...
18.3K 853 22
*π’˜π’‰π’Šπ’”π’•π’π’†* "𝑾𝒐𝒓𝒍𝒅 π’˜π’‰π’†π’“π’† 𝒂𝒓𝒆 π’šπ’π’– ~" "𝑫𝒐𝒏𝒕 π’Œπ’†π’†π’‘ π’Žπ’† π’˜π’‚π’Šπ’•π’Šπ’π’ˆ. π’šπ’π’– π’Œπ’π’π’˜ 𝑰 𝒅𝒐𝒏'𝒕 π’π’Šπ’Œπ’† π’Šπ’• " "𝑾𝑢𝑹...
59.7K 865 8
ππŽπˆπ’πŽπ 𝐓𝐑𝐄𝐄! ━━━━ 𝐒𝐭'𝐬 π₯𝐒𝐀𝐞 𝐑𝐒𝐬𝐭𝐨𝐫𝐲 𝐫𝐞𝐩𝐞𝐚𝐭𝐒𝐧𝐠 𝐒𝐭𝐬𝐞π₯𝐟, ❝ oh beautiful poison tree, let your powers grow in me...