Erresire e pergjakshme. โœ”

By blue__writer1

1.8K 292 703

Oficeri i policise se Berlinit, Rafaeli, haset me nje vrasje te รงuditshme nje nate dimri. Duket se viktima es... More

Parathenie.
Kapitulli i pare.
Kapitulli i dyte.
Kapitulli i trete.
Kapitulli i katert.
Kapitulli i peste.
Kapitulli i gjashte.
Kapitulli i shtate.
Kapitulli i tete.
Kapitulli i nente.
Kapitulli i dhjete.
Kapitulli i njembedhjete.
Kapitulli i dymbedhjete.
Kapitulli i trembedhjete.
Kapitulli i katermbedhjete.
Kapitulli i pesembedhjete.
Kapitulli i gjashtembedhjete.
Kapitulli i shtatembedhjete.
Kapitulli i tetembedhjete.
Kapitulli i nentembedhjete.
Kapitulli i njezete.
Kapitulli i njezet e nje.
Kapitulli i njezet e dy.
Kapitulli i njezet e tre.
Kapitulli i njezet e kater.
Kapitulli i njezet e gjashte.
Kapitulli i njezet e shtate.
Kapitulli i njezet e tete.

Kapitulli i njezet e pese.

38 8 28
By blue__writer1

Janar 2022

Djali qe i hapi deren, dukej se e mbante shtepine ne rregull. Aroma brenda ishte e mire dhe mjedisi i ngrohte, aq sa Rafaeli ndjeu nje ngrohtesi te menjehershme t'ia pushtonte trupin. Ne fillim, e kishte menduar Hansin si nje burre rreth te tridhjetave, afersisht ne moshen e tij, por mashkulli qe gjeti perballe nuk dukej me i madh se Xhonatani. Kur pa fizikun e tij te mire, nuk kishte si te mos e injoronte faktin se vertet i duhej te merrej me palester sepse do te perfundonte i dhjamosur brenda pak diteve. Por tani, nuk po e shqetesonte aspak kjo gje.

-Mund t'ju ndihmoj? -Hansi u duk pak i medyshur me ardhjen e tij ne shtepi. 

-Rafael Mejer, nga departamenti i policise, -u prenzatua.

Nuk qe nevoja te tregonte asnje prove, sepse Hansi i hapi rruge. E kishte besuar nga uniforma qe mbante veshur. Hyri brenda. Deren e shtyti me ngadale. Djali e parakaloi dhe nisi te ecte me ngadale drejt nje dhome. Rafaeli i shkoi pas. Hodhi nje veshtrim te shpejte rrotull, por shtepia dukej fare normale. Nuk kishte foto neper mure, gje qe e bente murin te dukej i kendshem. Kishte disa tablo te bukura, disa piktura te artisteve te famshem, por asgje tjeter. Dukej sikur Hansi ekzistonte ne nje bote qe e kishte krijuar vetem ai.

Hansi e priu ne nje dhome me disa divane e nja dy kolltuqe. Dukej si dhome ndenjeje, oxhaku me tej flakeronte. Ne qender, ishte vendosur nje tablo e bukur e nje familjeje, qe dukej se duhej te ishte e tija. Rafaeli ndjeu zili me thjeshtesine dhe njeheresh luksin, ku jetonte tjetri. Zuri vend ne nje prej divaneve dhe ai u ul perballe tij. Nuk i hodhi syte rrotull, e veshtroi drejt e ne sy pa frike, pa shqetesim. Dukej sikur nuk ishte aty. Dhe njeheresh, ishte aty. Kishte diçka te çuditshme ai djale.

-Doja te flisnim pak per Xhonatan Neumann, -hyri ne teme. Hansi serish mblodhi supet. A thua nuk e njihte shokun e tij te ngushte? -Besoj se e keni degjuar lajmin qe eshte gjetur i vrare ne periferi te qytetit.

-Po, e kam degjuar, -pohoi. Zerin e kishte te qete dhe dukej i duruar. Fytyra nuk i ndryshoi fare. Por ndryshe nga fytyra e Xhonatanit qe dukej fare e ngrire, e tija ishte e çuditshme, sikur dinte diçka qe nuk mund ose nuk donte ta thoshte.

-Po... dhe kuptova qe ju te dy ishit shoke te ngushte, -tha. Hansi rrudhi vetullat, sikur nuk po ia kapte kuptimin fjalise se tij. -Ti dhe Xhonatani, dua te them. 

-Une nuk e njoh Xhonatanin, -ia priti. Rafaeli mbeti nje cope here ne heshtje. Pastaj, tundi lehte koken. Diçka vertet nuk shkonte, e kishte kuptuar qe kur shkeli brenda shtepise. Hansi vazhdoi, me po te njejtin ze te qete. -Nuk kam asnjehere shoku i tij i ngushte. 

-Po, -mori fryme thelle. Po e lodhte gjithe kjo bisede e pakuptueshme. -Por si mund te ma shpjegoni faktin se i keni shkruajtur Xhonatanit qe deshironi t'i tregonit diçka te rendesishme per Marten? Kush eshte Marta?

-Une nuk e njoh Marten, -tha. Zerin akoma e kishte te qete dhe te duruar. 

-Sigurisht qe e njeh Marten! -thuajse i uleriti. Syte e Hansit u zmadhuan. -Dhe njeh edhe Xhonatanin, dreqin! Mjaft me keto gjepura qe po thua, nuk... 

Ndaloi. Po e ekzgjagjeronte dhe zemra po i rrihte si e çmendur, bashke me temthat qe po i shtrengoheshin si nje lak. Ndihej i lodhur. Duhej ta kishte degjuar Haroldin dhe te ishte kthyer ne shtepi. Mendimet tani e çonin vetem tek Beatriksi dhe pyetjet po i ngaterroheshin me pergjigjet. U ngrit me frymen qe kishte nisur t'i merrej dhe duke kthyer syte i penduar drejt Hansit, tha:

-Me vjen keq, nuk doja t'ju bertisja, nuk...

-S'ka problem, -e nderpreu. U ngrit fill pas tij. Akoma e kishte ate zerin e duruar, qe dukej sikur nuk i shuhej kurre. -Ne fakt, une mund ta njoh edhe Xhonatanin. Mund ta njoh edhe Marten. -Rafaeli u kthye nga ai. Tjetri e veshtroi me nje dhembshuri te tille, qe nuk diti si ta pershkruante. -Por nuk e mbaj mend.

Buzeqeshi lehte, me te njejten dhembshuri qe i shfaqej edhe ne sy. Vetem atehere Rafaelit iu kujtuan fjalet e Andreas, kur i pati thene se Hansi pati pesuar aksident. Ai kishte munguar ne pune. Ai kishte qene ne spital. Duhej te kishte humbur kujtesen. I ra menjehere ne te. Mallkoi veten qe nuk e pati kapur me te paren. Serish ndjeu mirenjohje per Hansin, per menyren se si e kishte degjuar i duruar, pa i thene asgje te keqe, pa i uleritur mbrapsht. 

-Me vjen keq, -arriti te mermeriste. Hansi nuk i tha asgje, vazhdoi te buzeqeshte ne te njejten menyre te dhimbshme. Rafaeli pershkroi doren mbi floke dhe mezi arriti te shtonte. -Me vjen keq qe u solla keshtu. Me fal qe ju shqetesova, vertet.

-S'ka problem, -perseriti. 

Rafaeli nuk mundi te shtonte asgje tjeter, por u shtyt me ngadale pas dhe Hansi kete here, nuk e çoi drejt deres. E lejoi te largohej, pa i thene asgje. Dhe te dy u duken te çliruar nga nje barre e rende kur prania e njeri-tjetrit u zhduk. Dera u mbyll me ngadale, me nje zhurme te mbytur. Rafaeli ndjeu serish acarin e janarit dhe nxitoi hapat te largohej. Nje pjese e tij donte shume te kthehej ne rajon, por pjesa tjeter i kerkonte me ngulm te kthehej ne shtepi dhe te perfundonte ate qe duhej. Duhej te fliste me Beatriksin. Ajo duhej te shpjegohej. Nuk mund ta shmangte kete teme pergjithmone.

Nxitoi hapat. Brenda pak minutave, arriti mu perballe deres se shtepise. Mori fryme thelle perpara se te trokiste. E dinte qe Beatriksi dinte me shume sesa te gjithe te tjeret, prandaj duhej te kujdesej mos ta kaplonte zemerimi. Ishte diçka qe kishte kaluar, ishte diçka qe nuk mund te kthehej me. Duhej te ruante gjakftohtesine. Mori fryme thelle edhe njehere, perpara se te trokiste. Beatriksi hapi deren. Kur i pa fytyren t'i çelej nga kenaqesia e ta parit te kthehej aq heret, ai nuk mundi ta injoronte zemerimin qe iu rrit ne zemer. 

-Paske ardhur heret, -i tha. Por zeri i saj, i gerrici veshet, i acaroi degjimin.

E perplasi me shpatull dhe hyri brenda. Mbase nuk ishte nevoja fare te fliste me te. Mjaftonte te shikonte ne dollap, te kontrollonte ne komone e ne celularin e saj. Do te gjente diçka. Beatriksi i erdhi pas me vrap, sapo mbylli deren. E thirri disa here, por ai nuk ndaloi. Kur mberriti perpara dhomes, iu sul komose se Beatriksit dhe nisi t'i hapte me rrembim. Tjetra as nuk po e kuptonte se çfare po ndodhte. Qendroi nje hop pa i folur, duke e pare tek hapte e mbyllte i nxehur sirtaret, pastaj dora e saj e ndaloi t'i terhiqte celularin. Syte e tij u kthyen nga ajo. Nuk i kishte pare asnjehere aq te skuqur nga zemerimi.

-Si eshte puna? -e pyeti. Duart po i dridheshin. Diçka nuk shkonte, ajo nuk ishte budallaqe. E njihte Rafaelin. 

Ai e shkeputi me force krahun prej saj. I terhoqi celularin qe e kishte mbi komo dhe e hapi. Gishti i tij tregues hyri menjehere drejt mesazheve, filloi te kerkonte lart e poshte, pastaj e perplasi i nxehur ne dysheme. Celulari u perplas aq fuqishem sa copat e tij u shperndane rremujshem ne dysheme. Nuk kishte asgje. Duhej t'ia kishte marre qe ajo ishte treguar me e kujdesshme se Xhonatani. I kishte fshire te gjitha mesazhet me te. E kishte fshire gjithçka sikur te mos i kishte shkruajtur kurre.

-Duhet te me thuash çfare ke, -perseriti ajo. Sjellja prej harbuti e Rafaelit po e acaronte.

-Ku i ke mesazhet me Xhonatanin? -iu afrua kercenueshem, por ndaloi kur e gjeti fytyren e saj te zverdhej prej shqetesimit. Nuk do te sillej keq. Nuk do i bertiste. E kishte ate pak seder akoma per veten, ne mos per femren qe i qendronte perballe. -Mbase ti je treguar shume e kujdesshme dhe i ke fshire, po. Por ai i kishte te gjitha. 

-Une... une mund te shpjegohem, -foli me ze te ulet. Nuk po e shikonte me ne sy. Ai as nuk e mori mundimin t'i kthente pergjigje. -Por nuk dua te nxehesh... dhe ishte thjesht, nje gabim nga ana ime, vertet...

-Leri keto, -e nderpreu. Donte pergjigje, donte nje shpjegim, kaq. Justifikimet mund t'i linte per me vone. Ishte mjaft i lodhur te degjonte edhe ato. -Me thuaj çfare te lidhte me Xhonin, kaq.

Beatriksi e parakaloi dhe u ul ne shtrat. U duk e menduar dhe e merzitur. E veshtroi nje cope here dhe ndjeu keqardhje per te. Mbase po sillej me eger seç duhej. Mbase edhe ajo duhej te kishte pasur arsyet e veta. Por e hoqi menjehere ate mendim nga koka. Ai nuk kishte pasur arsye per ta tradhtuar. As ajo nuk kishte. Cfare i kishte dhene Beatriksit, perveçse dashuri? Dhe ajo ia shperblente keshtu? Iu duk gje kaq e ulet, sa nuk e fshehu dot veshtrimin perbuzes qe i dhuroi asaj nga koka tek kembet.

-Ka ndodhur perpara tri vjetesh, Rafael. I kam dhene fund me kohe, -tha. Zerin nuk e ngrinte me shume dhe Rafaelit i duhej t'i bente veshet pipez qe mos t'i shpetonte asnje fjale. -Ai... ai sillej mire me mua, me donte... dhe... dhe kalonim bukur. Me vjen keq qe e kam bere, vertet... por ishte nje gabim, siç te thashe, -e ngriti menjehere koken drejt tij. Por Rafaeli hodhi veshtrimin diku tej. Po i kerkonte falje sikur te kishte vjedhur nje karamele. -E lashe brenda pak muajve... ai kishte jete te veshtire. Dhe kur nisi te mos e kontrollonte me pijen, thjesht... thjesht, e lashe.

-Po, -nenqeshi. Nuk e veshtroi, por shtoi. -Prandaj i shkruaje prape. Prandaj i dhe nje arme. 

-Ma kerkoi ai armen, -vazhdoi te mermeriste. -Tha se i duhej... 

Ndaloi. Rafaelit iu desh te ngrinte syte per te pare shprehjen e fytyres se saj. Syte i ishin perlotur dhe brenda pak minutave, perplasi duart ne fytyre dhe zuri te qante. Ai qendroi aty, i pasigurt se çfare duhej te bente. Nuk e kishte pare asnjehere Beatriksin te qante: per te, ajo ishte gjithmone femra e forte. Arriti te degjonte ne mendje zerin e se emes, tek i thoshte te mos e linte asnjehere femren qe donte te qante. Por nuk mund te afrohej. Nuk e çonin dot kembet. Qendroi aty, me veshtrimin qe e ktheu diku tej. Ajri po i dukej mbytes dhe dhoma sikur po i ngushtohej para syve.

-Xhonatani dhe i ati i tij nuk shkonin mire. Ma kerkoi armen per te vrare te atin, por kete e mora vesh me vone. -vazhdoi. Rafaelit sikur i shkreptiu perpara syve çasti kur Poli i tha se Xhonatani kishte instikte vrastare. Ja perse e kishte thene. -Dhe... dhe pastaj, nuk folem me...

-Mos me genje, i lexova te gjitha, -ktheu syte nga ajo. Tjetra ngriti syte e perlotur. -I kishe shkruajtur ne 10 janar. I the te shkonte ne djall. Cfare do te thote kjo, per ate Zot?

-Nuk e kam shkruajtur kete, -tundi koken me vrull ajo. Vetullat iu ngrysen dhe lotet ndaluan se rrjedhuri perposhte faqeve.

-Po me thua qe u shkruajt vete? Shume per te qeshur.

-Une nuk e kam takuar me Xhonatanin pasi u ndava me te, Rafael. Dhe nuk i kam shkruajtur me.

Ai nuk mundi te kundershtonte. Nuk po i dukej dyshuese, perkundrazi dukej sikur vertet nuk e kishte idene per mesazhin. Ne mendje, i rregetiu nje tjeter ide e mundshme. Mbase Beatriksi nuk e kishte nisur mesazhin. Dikush ishte perpjekur ta ngaterronte. Dikush i kishte punuar nje rreng. S'kishte dyshime qe ky person ishte vrasesi. Mendimet iu nderprene nga Beatriksi qe u ngrit prej shtratit dhe iu afrua. I qendroi perballe me nje veshtrim aq pergjerues, sa atij nuk i mbeti gje tjeter veçse te kthente syte serish diku tjeter.

-Me fal. Me fal shume, Rafael. Me fal.

Vazhdoi ta perseriste pa mbarim dhe e perqafoi aq fort, pa i lene mundesi te levizte. Nuk e shtrengoi. Nuk mundej. Zemra ne kraharor akoma i rrihte. Donte ta kuptonte Beatriksin, por ishte diçka thelle brenda tij qe nuk mund t'ia lejonte ta falte tradhtine. U perpoq fort te mendonte per diçka tjeter, te mendonte per dike tjeter dhe teksa degjonte ngasherimat dhe faljet e njepasnjeshme te Beatriksit, iu kujtua nje emer. Duhej ta njoftonin ate. Kishte ardhur koha ta takonin.

Marta Eger.

Continue Reading

You'll Also Like

12.2K 866 28
The transfer student couldn't me anything more special.But part of me want to help her.Why? Sooha thought to herself, she decided to help the new st...
510K 20.3K 87
Join the ride full of possessiveness, love,hate,pain,happiness,joy,rudeness.
11.7K 1.3K 29
แ€‡แ€ฌแ€แ€บแ€œแ€™แ€บแ€ธ แ€กแ€€แ€ปแ€ฅแ€บแ€ธแ€€แ€แ€ฑแ€ฌแ€ท แ€แ€แ€นแ€‘แ€ฏแ€แ€ฑแ€ซแ€„แ€บแ€ธแ€…แ€ฅแ€บแ€กแ€แ€ญแ€ฏแ€„แ€บแ€ธแ€•แ€ซแ€•แ€ฒ... แ€œแ€„แ€บแ€ธแ€™แ€ฌแ€”แ€บแ€แ€€ wormhole แ€€แ€ญแ€ฏ แ€–แ€ผแ€แ€บแ€œแ€ฌแ€•แ€ผแ€ฎแ€ธ แ€œแ€ฝแ€”แ€บแ€แ€ฒแ€ทแ€แ€ฒแ€ท แ€กแ€”แ€พแ€…แ€บ แ‚แ€ แ€€แ€ญแ€ฏ แ€›แ€ฑแ€ฌแ€€แ€บแ€œแ€ฌแ€แ€šแ€บ แ‹ แ€žแ€ฐแ€ทแ€กแ€–แ€ฑแ€€ แ€žแ€ฐ แ‚แ€”แ€พแ€…แ€บแ€žแ€ฌแ€ธแ€‘แ€ฒแ€€ แ€†แ€ฏแ€ถแ€ธ...
86.3K 2.7K 51
๐’๐‚๐‡๐Ž๐Ž๐‹ ๐๐”๐’ ๐†๐‘๐€๐•๐„๐˜๐€๐‘๐ƒ "๐š๐š‘๐šŽ ๐š‹๐šŽ๐šœ๐š ๐š ๐šŠ๐šข ๐š๐š˜ ๐š๐š˜, ๐š’๐šœ ๐š’๐š— ๐šœ๐š๐šข๐š•๐šŽ. ๐š†๐š‘๐šŠ๐š๐šœ ๐š–๐š˜๐š›๐šŽ ๐šœ๐š๐šข๐š•๐š’๐šœ๐š‘ ๐š๐š‘๐šŠ๐š— ๐šŠ ๐š–๐š˜๐š...