Erresire e pergjakshme. ✔

By blue__writer1

1.8K 293 703

Oficeri i policise se Berlinit, Rafaeli, haset me nje vrasje te çuditshme nje nate dimri. Duket se viktima es... More

Parathenie.
Kapitulli i pare.
Kapitulli i dyte.
Kapitulli i trete.
Kapitulli i katert.
Kapitulli i peste.
Kapitulli i gjashte.
Kapitulli i shtate.
Kapitulli i tete.
Kapitulli i nente.
Kapitulli i dhjete.
Kapitulli i njembedhjete.
Kapitulli i dymbedhjete.
Kapitulli i trembedhjete.
Kapitulli i katermbedhjete.
Kapitulli i pesembedhjete.
Kapitulli i gjashtembedhjete.
Kapitulli i shtatembedhjete.
Kapitulli i tetembedhjete.
Kapitulli i nentembedhjete.
Kapitulli i njezet e nje.
Kapitulli i njezet e dy.
Kapitulli i njezet e tre.
Kapitulli i njezet e kater.
Kapitulli i njezet e pese.
Kapitulli i njezet e gjashte.
Kapitulli i njezet e shtate.
Kapitulli i njezet e tete.

Kapitulli i njezete.

49 8 20
By blue__writer1

Mars 2019

Dielli ishte aq i forte sa Xhonatanit i duhej te vendoste doren ne ball per te mbrojtur syte nga ndriçimi i tij. E mori malli per erresiren qe pushtonte dhomen dhe e urreu veten qe pranoi t'ia bente qejfin motres. Ishte ulur ne sediljen e pasagjerit, por pavaresisht se e kishte ulur mbrojtesjen e diellit, ai serish arrinte t'i shkelqente drejt e ne sy dhe po e bezdiste. Alajna nuk ishte shquar ndonjehere si shofere e perkryer, sepse u afrohej shume makinave perpara dhe kur ato ngadalesonin, asaj i duhej te frenonte fort. Kete here, kishte ngritur muziken ne volumin maksimal dhe kendonte me ze te larte. Angela e bashkangjiste dhe Xhonatani ishte i sigurt se nuk e kishte pare asnjehere aq te lumtur.

-Jo, jo, dritaren mbylle, -u zgjat menjehere drejt se motres Patriku, kur e pa Alajnen te ulte xhamin e dritares. -Alajna, vertet, mbylle, nuk eshte nevoja te na felliqesh kaq shume.

Ajo as nuk i kushtoi vemendje fjaleve te tij dhe Patrikut iu desh te ngjeshej pas sediljes, duke mbuluar koken me xhaketen qe kishte mbathur. Kurse Xhonatanit per te paren here, i pelqeu zhurma qe po krijohej rrotull tij. I pelqeu, sepse ishte nje menyre kaq e thjeshte per t'ia terhequr vemendjen nga mendimet negative, per ta zhvendosur drejt nje vorbulle me energji pozitive. Dhe buzeqeshja ne fytyrat e dy femrave qe donte me shume, ishte gjithçka do te donte te shihte per gjithe jeten. 

Strandbad Wannsee e kishte akoma ate atmosferen e zakonshme, qe mbante gjate veres. Mungonin çadrat shumengjyreshe dhe femijet qe bertisnin duke u lare ne det, por grupet e te rinjve dhe çiftet e dashuruara akoma silleshin rrotull ne shetitoren siper reres. Alajna doli e para, hoqi kepucet qe mbante mbathur dhe i la ne makine. Ashtu zbathur, mori topin prej bagazhit te makines e vrapoi deri poshte ne reren e argjendte. Xhonatani doli i fundit, por i lejoi kokrrizat e reres ta bezdisnin e t'i hynin ne kepuce. Nuk kishte qene ndonjehere fans i madh i plazhit, por i kishte pelqyer vetem sepse kalonte me shume kohe me familjen.

-Une dhe Xhoni kunder jush, mjaftohemi, -i buzeqeshi i kenaqur Patriku, teksa zgjidhte lidheset e atleteve. Xhonatani i hodhi nje veshtrim shkarazi: s'po e gjente dot çastin e duhur per ta pyetur per armen.

-Ne fakt... -Alajna çoi doren pas flokeve, duke qeshur pak ne siklet. Syte e te dy djemve u kthyen nga ajo, kurse Angela dukej se e dinte. -Do te jemi tre me tre. 

-Kush eshte tjeter?

-Ju prenzatoj, -beri me shenje pas tyre. Syte i shndriten.

Xhonatani u kthye me ngadale. Fytyra e pare qe ndeshi ishte ajo e Hansit. Pastaj, prane tij vuri re edhe nje vajze tjeter. Dukej sa mosha e te motres, prandaj e perzuri mendimin se mund te ishte e dashura e Hansit. As nuk e nguli shume veshtrimin tek ajo, por u fiksua tek fytyra e shokut te ngushte. Nuk mund ta harronte debatin qe kishin bere se fundmi, pastaj ai as nuk e kishte marre mundimin ta takonte. Ktheu veshtrimin diku tutje, pa dashur te kishte te bente me ate fytyre aq te njohur, qe po ia kthente çdo gje nga e para.

-Kjo eshte nje... nje shoqja ime, Laura, -Alajna afroi vajzen prane vellezerve dhe e prenzatoi, duke u buzeqeshur lehte. Pastaj, beri me shenje nga Hansi dhe shtoi. -Dhe besoj se ate e njihni te gjithe. Te pelqen zgjedhja, Xhon'?

Ai as nuk reagoi. Patriku i hodhi Hansit krahet rreth qafes dhe iu shtrua nje bisede te zakonshme. Kurse Xhonatani qendroi aty, me syte e fiksuar drejt detit, valet e lehta te te cilit puthnin bregun. E dinte qe duhej te fliste me Hansin dhe me Patrikun, por zeri nuk i bindej per t'u bere pyetje. Nuk donte te kishte te bente me me ate qe kishte ndodhur. Por ama, ia kishte marre armen Beatriksit. Duhej t'ia kthente. E dinte shume mire qe duhej t'ia kthente sa me shpejt te ishte e mundur.

-Hej, -Hansi iu afrua i pari. I dhuroi nje veshtrim te shpejte e te vengert, si per t'i thene te fliste shpejt. -U be kohe qe nuk erdhe nga mua.

-Po, edhe ti nga mua, -i buzeqeshi ironikisht, por pastaj e kuptoi sa budalla u duk. Po sillej si femije.

-Erdha para dy ditesh. Angela me tha se nuk ishe mire. -Ktheu koken nga ai dhe aty, e kuptoi se ishte treguar me shume se thjesht, budalla. Hansi buzeqeshi. -Nuk kam asnje hatermbetje me ty, Xhon'. 

U mjaftua me nje buzeqeshje. Tjetri i rrahu shpatullat me dore dhe u shtyt pas. Instivikisht, Xhonatani ktheu syte nga i vellai. Patriku tundi koken ne shenje pohimi, me nje buzeqeshje te kenaqshme ne fytyre qe i shkelqeu deri ne sy. E kuptoi sakaq qe i kishte thene ai Hansit t'i fliste. Por serish, nuk u ndje keq. Edhe njehere tjeter, kuptoi se ishte akoma te te donin. Me ngadale, u largua ne piken e tij te lojes. Nga pas rrjetes se volejbollit, pa fytyren e qeshur te Angeles. Kur syte e tyre u ndeshen, ajo e zhvendosi veshtrimin diku tjeter. Ai perkundrazi, preferoi qe ajo te mos e kishte bere kete.

Luajten gati pesembedhjete minuta, derisa zgjodhen te terhiqeshin te lodhur. Alajna vazhdoi te ngacmohej me Patrikun per sherbimin e humbur, Hansi ishte pas duke folur me Lauren dhe Xhonatani vuri re Angelen qe po ecte pas, duke u perpjekur te ruante ekuilibrin ne borduren e trotuarit. Beri disa here t'i afrohej, por ne fund qendroi aty ku ishte. Edhe sikur t'i afrohej, serish nuk do te dinte çfare t'i thoshte. Kur ktheu edhe njehere koken, vuri re se si kemben e majte e hodhi ne barazim me te djathten dhe iu afrua menjehere. Rrezimi i saj u shmang me nje terheqje te vrullshme qe dora e tij i beri krahut te saj. Trupat iu perplasen lehte me njeri-tjetrin.

Ne syte e Angeles, ai pa ate ndjenje qe ishte perpjekur kaq shume ta injoronte. Dashurine. Sepse kishte frike nga ajo. Kishte frike se duke dashur te tjeret, do i lendonte. Kishte frike se mos dashuria e tij do i largonte ata. Frika e tij me e madhe ishte lindur papritur me nje fakt qe nuk mund ta zgjedhte: largimi i njerezve nuk ishte aspak ne duart e tij. Dhe ai e dinte kete. Por thelle-thelle, nuk donte ta humbiste Angelen. Iu kujtua grushti qe i dhuroi dhe figura e te atit qe i kaloi ne mendje, e mbyti te terin sikur nje dallge e madhe t'i ishte hedhur persiper.

-Faleminderit, nuk e kisha mendjen, -u perpoq te terhiqej pas ajo, duke ulur veshtrimin. Nuk e lejoi. Per te paren here, donte ta ndjente sa me prane, donte t'i ndjente aromen e kendshme dhe e dinte qe nese ajo do te largohej, ai s'do te mund t'i afrohej serish. -Shkojme? -perseriti me ndrojtje dhe per t'i shpetuar sikletit, shtoi. -Po na presin dhe...

Fjalia iu nderpre nga nje puthje e menjershme qe i erdhi nga mashkulli qe kishte perballe. Brenda Xhonatanit, lindi ndjenja qe ishte perpjekur kaq shume ta zhdukte: dashuria. Te donte te tjeret. Madje, nuk e dinte qe e kishte akoma. Por thelle brenda vetes, njeriu ruan ndjenja qe do te deshironte t'i zhdukte. Jo vetem urrejtje. Jo vetem padurim. Jo vetem bezdi. Eshte i perbere nga nje mori grimcash te vogla, qe levizin lart e poshte zemres se tij dhe e mbushin plot. Kur nje prej atyre grimcave bashkohet me te duhuren, zhvillohet si nje filiz qe kthehet ne peme. Dora e tij e djathte u vendos ne faqen e saj. Thelloi puthjen.

-Hajde ketu ju te dy, mos na u beni si romantiket e filmave, -thirri prej poshte trotuarit te shetitores, Alajna.

Xhonatani u shtyt pas me ngadale. Hansi nuk e la rastin te ikte pa leshuar nje fishkellime. Kur ktheu syte nga Angela, e pa ate akoma ne gjendje te perhumbur dhe instivikisht ose jo, duart e saj ishin vendosur mbi buze. Faqet i kishin marre nje ngjyre aq te kuqe, sa dukej sikur po digjej nga temperatura. Ai vete u ndje si budalla tek qendronte aty duke veshtruar te dashuren, prandaj thjesht e parakaloi duke nxituar te zbriste poshte shkalleve. Hansi iu afrua menjehere, duke i dhene nje te shtyre te lehte. 

E injoroi gjestin e tij dhe iu afrua te vellait. E gjeti vetem, prandaj e dinte se nuk do te gjente serish nje rast te dyte si ky. Iu afrua duke ecur barazim me te. Patriku e veshtroi i çuditur, pastaj ngriti vetullat dhe nuk i tha asgje. Nuk pati guxim ta kthente koken e te shikonte çfare po bente Angela, pavaresisht se kureshtja po e brente perbrenda. Shmangi ujin qe donte t'i arrinte tek kepucet dhe kaloi ne anen tjeter te te vellait per t'i shpetuar lag'jes.

-Mendoja se do te ishe larguar, -i tha, teksa e shikonte ne bisht te syrit.

-Neser do te nisem, -iu pergjigj. Xhonatani ndjeu nje sembim te menjershem ne zemer. Papritur, e ndjeu qe heret mungesen qe do i sillte prania e te vellait. -Mora edhe nje jave leje... per ty. -Syte e Patrikut u kthyen nga ai dhe Xhonatanit iu desh t'i sillte ato rrotull vetem per te mos i ndeshur.

-Po, -mermeriti, pastaj iu duk aq idiote ajo pergjigje sa nxitoi te shtonte. -Faleminderit. 

Iu kujtua edhe njehere nderhyrja e te vellait kur deshi te shtinte mbi te atin. Ai e kishte ndaluar. Ai e kishte ndaluar qe te mos behej vrases. E kishte ndaluar, sepse e dinte qe Xhonatani nuk ishte i tille. I kishte dhene nje jete tjeter, nje te re, qe te mos mbetej ne te shkuaren e te kapej aty si nje foshnje e deshperuar. Jeta kishte me shume per te pare. Kishte me shume per te eksploruar. Mbase atehere nuk e kuptoi, por gjithçka kishte bere Patriku kishin qene per te, per ta bere te shikonte me shume sesa thjesht, nje dritare te vogel te se tashmes dhe njeqind dyer te se shkuares.

-Dua te te pyes edhe per diçka, -u kthye nga ai, duke i ngadalesuar hapat derisa ndaloi. Patriku vazhdoi te ecte nje cope here, pastaj e ndjeu qe i vellai s'po i barazonte hapat dhe ndaloi pak me larg tij. Kete here, u veshtruan sy me sy. Dielli dukej se ishte deshmitari i vetem i pyetjes se tij, zerat e te tjereve vinin shume larg pas shpatullave te tyre. -Ku e le armen ate dite?

Patriku heshti nje cope here. Perplasja e ujit me bregun ishte e vetmja zhurme, bashke me zerat pas tyre. U perpoq te kuptonte diçka nga veshtrimi i te vellait, diçka qe do e merrte si pergjigje per pyetjen e tij, por nuk arriti ta kuptonte. Fytyra papritur, sikur i kishte ngrire. Pastaj, i drejtoi nje pyetje qe do te donte kaq shume te mos e degjonte:

-Per çfare e do serish, Xhonatan?

-Dua t'ia kthej personit qe ia mora, -u pergjigj. Patriku mori fryme thelle. -Nuk po te genjej, dua thjesht ta kthej, vertet.

-Ne rregull, -tundi koken ne shenje pohimi. Vazhdoi te ecte, pastaj pak i pasigurt, shtoi. -Do te te jap kur te kthehemi.

Pergjigj'ja qe mori ia beri zemren mal. Nxitoi te arrinte te vellain e te ecte perkrah tij. Shpresonte vetem mos ta pyeste kujt ia kishte marre armen: nuk donte ta genjente. Por Patriku dukej se nuk po mendonte per ate gje ne ato momente. Pastaj, tundi lehte koken dhe duke kthyer koken pas, i tha Xhonatanit:

-Angela te do vertet. -Tjetri nuk foli. E dinte. -Dhe e di qe edhe ti e do ate. Duhet t'ia shfaqesh pak me shume. Nuk jane te gjitha dashurite njesoj, Xhon'.

-Po ti? -e ktheu temen nga i vellai. Patriku e veshtroi me çudi, vetullat i ngriti serish ne forme pyetese. -Nuk tregon asgje per veten. Edhe Alajna na shprehet me shume.

-Une, çfare? -e pyeti kinse i paduruar, por buzeqeshja qe iu harkua ne buze e tradhtoi padijen e tij.

-Hajde tani, -i ra lehte me berryl, duke i kthyer buzeqeshjen. Patriku qeshi lehte, por nuk iu pergjigj pyetjes. -Duket se nuk paske ndermend te me thuash gje.

Deshi ta injoronte serish me nje te qeshur, por e shtytura qe Xhonatani i dhuroi e beri te rrezohej drejt e ne uje. Ndjeu tutat t'i lageshin, pastaj u ngrit menjehere. Por Xhonatani tashme, kishte vrapuar perpara pa dashur ta provonte edhe ai njomjen e lekures me ujin e ftohte. Patriku iu sul pas. Mbase per te paren here, gjeti ne syte e te vellait deshiren per te jetuar. Dhe kjo e beri ta ndjente familjen e tij te plotesuar.

Continue Reading

You'll Also Like

7.1K 1.1K 14
جۆنگ کوک:بە نەفرەت بیت وازم لێ بێنە چیت لە من دەوێت تایهیۆنگ:ششـ ئازیزم بۆچی هاوار دەکەی ئارام بە بۆ باروودۆخت خراپە ༄༄༄༄༄༄༄ جۆنگ کوک:تـ تۆ چیت کرد ت...
25K 259 24
𝙞 𝙘𝙤𝙪𝙡𝙙 𝙣𝙚𝙫𝙚𝙧 𝙗𝙡𝙖𝙢𝙚 𝙮𝙤𝙪. i quickly walked down to the lockers, seeing mattheo and a bunch of other boys putting heir stuff away. ...
175K 2.1K 7
❝ fate. a word meaning destiny. fate. a word meaning doom. ❞ [ a f4 thailand fic ] [ f4 x fem!oc ] [ a standalone ] © 𝐬𝐭𝐫𝐰𝐛𝐛𝐲𝐜𝐡𝐚𝐞𝐫
118K 26.5K 94
Title - Dangerous Personality Author - Mu Gua Huang MC- Xie Lin x Chi Qing Chapter 161 + 2 extras ထူးဆန်းသည့် ပြန်ပေးဆွဲမှုတစ်ခုအပြီးတွင် ချီချင်းတစ်...