Erresire e pergjakshme. โœ”

By blue__writer1

1.8K 290 703

Oficeri i policise se Berlinit, Rafaeli, haset me nje vrasje te รงuditshme nje nate dimri. Duket se viktima es... More

Parathenie.
Kapitulli i pare.
Kapitulli i dyte.
Kapitulli i trete.
Kapitulli i katert.
Kapitulli i peste.
Kapitulli i gjashte.
Kapitulli i shtate.
Kapitulli i tete.
Kapitulli i nente.
Kapitulli i dhjete.
Kapitulli i njembedhjete.
Kapitulli i dymbedhjete.
Kapitulli i katermbedhjete.
Kapitulli i pesembedhjete.
Kapitulli i gjashtembedhjete.
Kapitulli i shtatembedhjete.
Kapitulli i tetembedhjete.
Kapitulli i nentembedhjete.
Kapitulli i njezete.
Kapitulli i njezet e nje.
Kapitulli i njezet e dy.
Kapitulli i njezet e tre.
Kapitulli i njezet e kater.
Kapitulli i njezet e pese.
Kapitulli i njezet e gjashte.
Kapitulli i njezet e shtate.
Kapitulli i njezet e tete.

Kapitulli i trembedhjete.

47 8 12
By blue__writer1

Janar 2022

Tek qendronte shtrire me syte ne tavan, duke pritur diellin qe te lejonte agimin te depertonte edhe ca, po mendonte se e kishte shmangur ca Beatriksin keto dite. Puna kishte qene aq e ngarkuar dhe ai e kishte humbur fare ne vrullin e saj, pa ditur si t'i shpetonte. Por tani qe po qendronte shtrire me jastekun pas kokes dhe duke menduar se kur kishin ikur te tri vitet qe kishin qene bashke sa hap e mbyll syte. Nuk i kujtohej hera e fundit qe e kishte pare t'i buzeqeshte. Madje, e kishte akuzuar se e kishte vrare ajo Neumannin dhe kjo e beri akoma edhe me shume fajtor. U anua brinjas dhe i hodhi krahun.

Me ngadale, e levizi doren drejt gjoksit te saj duke e shtrenguar lehte. Dukej se nuk ishte zgjuar akoma, sepse fytyra i kishte nje pamje aq paqesore dhe te embel sa atij po i krijonte qindra mornica ne trup. Pershkroi me ngadale lekuren e kraheve te saj fshehur pas mengeve te gjata te bluzes se pizhameve dhe pastaj, ndaloi ne kofshen e saj. Aty, pa se si ajo levizi lehte. Ngriti veshtrimin drejt saj per t'i pare buzet qe iu drodhen. Tek levizi doren drejt zones se saj, dora e saj shkoi instivikisht tek floket e tij. Buzeqeshi lehte. S'po i besohej qe pati kohe ta bente kete te ndodhte.

Por tringllima e celularit prishi gjithçka. U rrotullua me bezdi ne anen tjeter dhe terhoqi celularin qe kishte lene mbi komo. Fillimisht gjithçka mendoi ishte ta injoronte, por kur pa numrin e panjohur ne ekran mendoi se beri mjaft mire qe nuk e anashkaloi. Nuk e kuptoi kush mund te ishte ne kete ore te heret te mengjesit dhe ne fillim, mendoi se do te kishte lidhje me vrasjen e Neumannit, por e hoqi nga mendja. Te gjitha telefonatat e çeshtjen shkonin tek Mia. Hapi telefonaten, duke e vendosur ne vesh me nje bezdi mjaft te dukshme qe i kishin nderprere aktin qe po kryente.

-Rafael Mejer. -tha me zerin autoritar te nje polici te zakonshem. Zeri nga ana tjeter e linjes ishte aq i shperqendruar sa ai nuk po kuptonte asgje. U ngrit ndenjur. Beatriksi ndaloi se beri rrathe ne kraharorin e tij dhe u ngrit edhe ajo ndenjur. -Ju lutem, mund ta perserisni? Merrni fryme thelle dhe ma thoni edhe njehere.

-Une... -Rafaeli s'po e kuptonte nese personi ne anen tjeter ishte femer apo mashkull, nese po qante apo po qeshte. -Kisha dale per te nxjerre qenin shetitje... ai me shpetoi nga dora... dhe...

-Eshte ndonje sulm qensh, nuk po ju kuptoj, -mezi e mbajti te qeshuren kur e tha kete, por nuk ishte edhe aq e pazakonte te kishe te beje me raste te tilla.

-Jo, nuk po me kuptoni... -Zeri dridhej gjithnje e me fort. Tani, Rafaeli ishte i bindur se kishte te bente me nje femer. -Ne... ne garazhin e apartamentit... ka... ka varur dikush veten... o Zot i madh!

Rafaelit thuajse i rreshqiti celulari nga duart. Do te kishte qene me mire te kishte pasur te bente me nje sulm te zakonshem qensh te races Pitbull siç ishin ne te shumten e rasteve, por ajo çfare tha zeri ne anen tjeter te linjes, ia beri te qarte se perse ishte aq i tronditur. Ndjeu nje perzierje ne stomak pavaresisht se nuk e kishte pare akoma trupin. Pati nevojen ta mbyllte telefonaten ose t'i linte numrin e Mias dhe te telefononte ate, por instiktet nuk iu binden. Shtrengoi fort celularin ne xhep. Tjetra vazhdonte te qante, e lebetitur ne kulm.

-Per çfare apartamenti behet fjale, zonje?

-Rruga "Silvio Meier", -u pergjigj me nje shqetesim te madh dhe nje frike qe akoma i ndihej ne ze.

-Ne rregull, do te vijme per pak minuta. Dilni jashte dhe mos prekni asgje. Perpiquni ta mblidhni veten, -tha me ton te prere.

Zeri pohoi fare dobet dhe Rafaeli e mbylli sakaq telefonaten. U ngrit, terhoqi uniformen qe kishte hedhur mbi karrige dhe nisi ta vishte me ngut. Beatriksi nuk po i fliste, gje qe e beri te ndihej fajtor qe nuk kishte shpejtuar pak per te perfunduar çfare nisi. Pastaj, duke kthyer koken nga ajo, i tha:

-Telefonuan per te raportuar nje trup te varur ne garazhin e nje apartamenti. 

-Vetevrasje? -pyeti ajo pa e fshehur kureshtjen. 

-S'e di, -mblodhi supet, pastaj u perkul te lidhte kepucet. Perpara se te ngrihej, u zgjat drejt saj dhe e puthi lehte ne buze. -Do e perfundoj here tjeter, zemer, te premtoj.

-E di, -pohoi me koke. Ishte mirekuptuese, Rafaeli prandaj e donte.

Fytyren e freskoi me te shpejte ne tualet, pastaj doli me te njejtin nxitim. Mbylli deren me kujdes dhe pastaj, thuajse nisi te vraponte drejt rruges qe i kishin thene. E dinte tashme, ku i binte. Nxorri celularin prej xhepit dhe i nisi nje mesazh te shkurter Mias te lajmeronte te tjeret se kishin te benin me nje trup te varur ne rrugen "Silvio Meier". Nga frika se mos do e shihte mesazhin me vone, ambulancen e telefonoi vete. Por nga pergjigj'ja indiferente qe recepsionistja i dha, u duk se e kishin marre vesh tashme.

Nuk e kishte rrugen shume larg me tijen, por do te kishte qene me mire te kishte marre nje makine. Por t'i bije kryq e terthor nga rajoni e deri tek "Silvio Meier" do i hante ca minuta te mira. Te tjeret mund te merrnin makinat, keshtu nuk do i duhej ta bente rrugen mbrapsht po ne te njejtin acar. Dielli akoma nuk kishte dale, por ne rrugen qe i kishin raportuar, ai i kishte hedhur rrezet e para. Hija e vetme vinte prej ndertesave dhe prej makines se ambulances qe kishte ndaluar dhe fershellente me zhurme e me dritat kuq e blu. Nje turme njerezish ishin mbledhur dhe po flisnin me njeri-tjetrin. Kaloi mespermes tyre, duke treguar karten e policise qe t'i hapnin rrugen.

-Mejer, mire qe erdhe, -iu afrua me ngut mjeku kryesor i krimeve ne Berlin, Korti. -Telefonuam edhe ne zyren e eksperteve, por nuk u pergjigj kush. S'e kuptoj si mund ta lene tavolinen pa nje recepsioniste.

-Mos u shqeteso, jam i sigurt se do i telefonoje Mia, -ia preu shqetesimin ne mes. Pastaj, veshtroi nga ana tjeter dhe pyeti. -Eshte akoma trupi?

-Po, po presim skuadren. -psheretiu i merzitur. Fakti qe ekspertet po vonoheshin kaq shume do te thoshte se po deshtonin vertet shume rrezikshem. Pastaj, Korti nuk shquhej per njeri qe priste shume.

-Mund t'i hedh nje sy? -hyri ne teme Rafaeli, teksa peshonte ca nga njera kembe ne tjetren.

Korti pohoi me koke dhe i drejtoi rrugen. Ne njerin cep, syte e Rafaelit kapen nje grua rreth te dyzetave qe po qante e ishte akoma u dridhur. Duhej te kishte qene ajo qe e pati telefonuar, Rafaeli s'kishte asnje dyshim. Nje mjek i ishte afruar dhe i kishte hedhur nje batanije kraheve, teksa i ofronte edhe nje gote uje. Si per ta vertetuar se kishte te drejte, Rafaeli degjoi edhe te lehurat e qenit qe rrotullohej me kot rrotull, por pastaj iu afrua pronares dhe shtriu turirin mbi gjunjte e saj. Ndaloi perpara garazhit, gjysmen e te cilit Korti e kishte terhequr perposhte qe te fshihte pamjen lebetitese nga syte e publikut kureshtar.

-Per te mos tmerruar qytetaret, -sqaroi duke treguar me koke nga garazhi gjysem i mbyllur.

-Po, keni vepruar mire, -i rrahu shpatullat dhe u perkul per te hyre brenda.

Aroma e njohur e hapesires se garazhit i hyri ne hunde. Ishin parkuar disa makina ne vijat perkatese ndarese, por ajo qe i terhoqi vemendjen ishte trupi i varur ne qender. Nje prej makinave ishte perdorur si gur per tu levizur, sepse ishte e qarte qe viktima ishte ngjitur aty lart per tu vrare. Litari varej nga siper nje hapesire boshe ne mur, qe lidhej rrotull. Por Rafaeli nuk mund ta percaktonte ne ishte vrasje apo vetevrasje. Nje ndjenje e njohur ia mblodhi stomakun. U perpoq te ndalte te vjellurat.

Kur u afrua edhe pak me afer trupit, nuk u ndal fare tek ngjyra ne blu dhe te verdhe qe kishte marre lekura e viktimes, por tek vete fytyra. E njihte. Pavaresisht se kamerat qe pa me Lauren kishin qene bardhe e zi per tu bindur edhe vete se deshmitari ishte duke e pare skenen, nuk kishte dyshime qe ky ishte Lounje. Me pamjen e turbullt qe i mundesonin kamerat, Rafaeli mund ta priste ate si nje burre dyzet ose pesedhjete vjeç, por mashkulli qe tani nuk frymonte me, nuk dukej me shume se mosha e tij. Diçka i trokiti ne temtha dhe iu kujtua alibia e babait te Neumannit. Feliks Lounje. 

Me hapa te nxituar, u perkul dhe doli prej garazhit. Nxorri celularin prej xhepit dhe i hodhi nje veshtrim te shpejte ekranit te celularit. Asgje. Mesazhi i tij nuk kishte marre pergjigje. I nxehur me kete budallallek qe po ndodhte, telefonoi Heinrikun. Nuk mund ta injoronin keshtu nje mesazh urgjent, vetem sepse ora shenonte kater e mengjesit. Pastaj, nuk ishin vetem dy police ne rajon. Te pakten, njeri prej tyre duhej te vinte. Ashtu siç e pati imagjinuar, Heinriku nuk ia hapi telefonaten. E uli poshte i nxehur.

-Mejer, telefonuam Ludvigun. -S'e kishte vene re fare pranine e Kortit, por ne syte e tij ishte varur nje hije e gjate shqetesimi. -Duket se kemi te bejme me nje problem tjeter, prandaj nuk pergjigjet kush. Na derguan forcat e Departamentit te Hetimeve Kriminale.

-Cfare problemi? -rrudhi menjehere ballin. Tani po i binte nder te perse Heinriku nuk ia hapi telefonaten dhe Mia nuk iu pergjigj mesazhit.

-Eshte gjetur arma me te cilen eshte vrare Neumanni.

Rafaelit iu duk sikur per nje çast, zemra e tij ndaloi se rrahuri. Mos ishte ndonje kurth ky? Ne fillim, Lounje dhe tani ishte gjetur edhe arma e krimit. Apo ishte thjesht, rastesi? Por me shume se keto pyetje, ate po e mundonte diçka tjeter. Dhe nuk po mundej ta qetesonte frymemarrjen. Iu desh te shtyhej pas dhe te mbeshteste for doren pas deres gjysem te ngritur te garazhit. E shtrengoi aq sa mundi, derisa gishtat iu zbardhen. 

-Shkoni edhe ju ne adresen ku jane te tjeret. Te tjeret do te merren me kete, -tha.

-Ke ndonje ide ku jane? -pyeti me gjysem zeri. U perpoq fort ta mblidhte veten. Ishin thjesht, mendimet e tij. Nuk kishin pse te dilnin te verteta.

-Ludvigu me lajmeroi se po punonin ne hyrje te pyllit te Grunewald-it. Jane te gjithe aty, mesa kuptova. Situata duket serioze, -perfundoi.

Rafaeli e falenderoi me koke dhe ktheu hapat drejt rruges. E kishte lene te fliste me gruan qe raportoi trupin, por situata i kishte dale nga duart. Po mendonte ku ta gjente nje makine per te hyre, sepse ishte ende larg pyllit, por nuk arriti ne asnje perfundim te kenaqshem perveçse te kthehej ne rajon e te merrte nje makine. Te pakten, do te ishte edhe me ngrohte brenda sediljeve.

Ai perpiqej gjithmone ta ngiste makinen sa me ngadale te mundej, por kete here nuk mundi si te mos e anashkalonte tejkalimin e shpejtesise. Sinjalin harroi ta ndizte, por nuk i interesoi shume. Ishte diçka per te cilen mund te merrej edhe me vone. Djersa kishte filluar t'i njomte duart dhe t'i ngjiste floket pas ballit. Ne mendje, i sillej vetem pamja e trembur e fytyres se Beatriksit dhe ndjeu se kishte nisur te dridhej. Frymemarrja po i behej aq e shpejtuar dhe syte gati nuk po i shihnin gje tjeter perveç cepit te zbrazur te dollapit te tij ne shtepi. Frenoi me force kur arriti perpara pyllit. Doli, duke e lene makinen ndezur. Ishte e vetmja qe nuk e kishte sinjalin e ndezur.

-Mejer, hajde, ku mbete? -Haroldi iu afrua me nxitim. Por Rafaeli nuk mundi te nxirrte as edhe nje fjale. Te ishte nje rast tjeter, do e kishte njoftuar per trupin e varur ne garazhin e apartamentit.

I shkoi pas shefit me frymen qe akoma i merrej. Kraharori i ulej e i ngrihej me ritme te forta dhe iu desh te shtrengonte fort grushtin qe te mos e braktisnin ndjenjat e frikes dhe tmerrit. Ndaloi mu para turmes se policeve. Shtyti me shpatull Emilianon, qe seç mermeriti nder dhembe dhe pastaj, ndaloi. Syte sikur iu mveshen perpara çdo pamjeje. Grushti qe kishte shtrenguar iu leshua. Gjaku i vershoi me shpejtesi ne vena. Zemra iu duk sikur do i dilte prej kraharorit. Ekspertet po kujdeseshin qe mos te prishnin asnje prove, por arma po ngrihej me kujdes per tu futur ne çanten e duhur.

-Ashtu siç u tha ne fillim, snajper Mcmillian Tac-338. Duket si arme policie, nga ato qe na jane dhene ne fillim, -Heinriku i ishte afruar papritur dhe po i qendronte prane. Por panikun qe kishte zene vend ne syte e Rafaelit, nuk e vuri re.

Coi doren mbi floke dhe vetem aty, e kuptoi sa ishte djersitur. Duhej ta mblidhte veten. Mbase nuk ishte fare arma e tij. Por serish, e shikonte fare te qarte se ajo ishte. Se po ndodhte ajo qe i druhej. Por pse duhej ta hidhte dikush ne pyll nje arme te tille? Ishte pyll i vizituar. Vetem nese kishte qene aq budalla sa ta bindte veten se do te ishte shume mire fshehur aty. Vijoi te merrte fryme thelle. Nuk duhej te dukej kaq dyshues. Pastaj, ishte bere kohe e gjate qe s'ishte prekur ajo arme. Me shume siguri, do te gjenin gjurma gishtash qe i perkisnin vetem vrasesit. Pastaj, pse duhej te merrnin gjurmet e gishtave te tij? Nga kjo pyetje e fundit u lehtesua goxha.

-Ku ishe ti? -e pyeti serish kolegu, duke u kthyer nga ai.

-Raportuan per nje trup te varur, -u pergjigj sakaq. Heinriku hapi fort syte. -Telefonova ne rajon, te telefonova edhe ty, por nuk ma hapi kush. Pastaj, Korti me lajmeroi se ishit ketu.

-Po aty ka shkuar kush? 

-Po, u nisen forcat e Hetimeve Kriminale, edhe pse s'jam shume i sigurt se do te bejne ndonje pune te madhe. Por te pakten, ekspertet aty do te marrin disa prova.

-Mendon se...

-Jo, -e nderpreu. Veshtroi drejt, deri ne ate pike te horizontit qe i kapte syri. -Jo, nuk dukej si vetevrasje.

Continue Reading

You'll Also Like

10K 360 13
"๐ข๐ญ'๐ฌ ๐ง๐จ๐ญ ๐ฆ๐ฒ ๐Ÿ๐š๐ฎ๐ฅ๐ญ ๐ญ๐ก๐š๐ญ ๐ข'๐ฆ ๐ฌ๐จ ๐š๐ฆ๐š๐ณ๐ข๐ง๐ ." in which a mysterious yet obnoxious, dead girl has been following the unusual gr...
509K 20.3K 87
Join the ride full of possessiveness, love,hate,pain,happiness,joy,rudeness.
114K 26K 94
Title - Dangerous Personality Author - Mu Gua Huang MC- Xie Lin x Chi Qing Chapter 161 + 2 extras แ€‘แ€ฐแ€ธแ€†แ€”แ€บแ€ธแ€žแ€Šแ€ทแ€บ แ€•แ€ผแ€”แ€บแ€•แ€ฑแ€ธแ€†แ€ฝแ€ฒแ€™แ€พแ€ฏแ€แ€…แ€บแ€แ€ฏแ€กแ€•แ€ผแ€ฎแ€ธแ€แ€ฝแ€„แ€บ แ€แ€ปแ€ฎแ€แ€ปแ€„แ€บแ€ธแ€แ€…แ€บ...
17.6K 825 22
*๐’˜๐’‰๐’Š๐’”๐’•๐’๐’†* "๐‘พ๐’๐’“๐’๐’… ๐’˜๐’‰๐’†๐’“๐’† ๐’‚๐’“๐’† ๐’š๐’๐’– ~" "๐‘ซ๐’๐’๐’• ๐’Œ๐’†๐’†๐’‘ ๐’Ž๐’† ๐’˜๐’‚๐’Š๐’•๐’Š๐’๐’ˆ. ๐’š๐’๐’– ๐’Œ๐’๐’๐’˜ ๐‘ฐ ๐’…๐’๐’'๐’• ๐’๐’Š๐’Œ๐’† ๐’Š๐’• " "๐‘พ๐‘ถ๐‘น...