Erresire e pergjakshme. βœ”

By blue__writer1

1.8K 292 703

Oficeri i policise se Berlinit, Rafaeli, haset me nje vrasje te Γ§uditshme nje nate dimri. Duket se viktima es... More

Parathenie.
Kapitulli i pare.
Kapitulli i trete.
Kapitulli i katert.
Kapitulli i peste.
Kapitulli i gjashte.
Kapitulli i shtate.
Kapitulli i tete.
Kapitulli i nente.
Kapitulli i dhjete.
Kapitulli i njembedhjete.
Kapitulli i dymbedhjete.
Kapitulli i trembedhjete.
Kapitulli i katermbedhjete.
Kapitulli i pesembedhjete.
Kapitulli i gjashtembedhjete.
Kapitulli i shtatembedhjete.
Kapitulli i tetembedhjete.
Kapitulli i nentembedhjete.
Kapitulli i njezete.
Kapitulli i njezet e nje.
Kapitulli i njezet e dy.
Kapitulli i njezet e tre.
Kapitulli i njezet e kater.
Kapitulli i njezet e pese.
Kapitulli i njezet e gjashte.
Kapitulli i njezet e shtate.
Kapitulli i njezet e tete.

Kapitulli i dyte.

96 13 26
By blue__writer1

Mars 2019.

Pranvera ne Berlin, ka qene gjithmone e ftohte madje mund te ndihej me ethshem se ne muajt e dimrit. Tek qendronte me syte e kthyer nga vitrina e xhamit te qelqte te dritares se barit, Xhonatani s'e kuptonte kur kaluan me kaq furi muajt e dimrit. Perpara tavolines kishte vendosur laptopin, por nuk kishte bere asgje tjeter perveç disa llogaritjeve te thjeshta. Ai e dinte se nuk ishte puna qe ishte bere e lodhshme, ishte jeta. Gjithça i dukej e veshtire dhe e ngaterruar. S'e kuptonte se kur u rrit kaq shpejt, se kur kaluan vitet si me magji. Tani, ishte njezet e dy vjeç dhe i dukej sikur nje jete te tere, kishte qene ne ate moshe.

Ishte lodhur se qendruari ne shtepim ku nga Angela ndjente nje trysni te madhe qe ia ushtronte peshe mbi mendje. Donte thjesht, te zhdukej disa dite te mira nga i gjithe ky qytet i madh, por nuk e kishte bere asnjehere. I urrente udhetimet dhe nuk e kishte idene se si ia bente e motra qe udhetonte gjate çdo çasti: ajo i thoshte se puna ishte eksplorimi me i mire qe mund t'i beje botes. Ne fakt, asaj thjesht i rastisi fati te ishte aq e sukseshme. Nuk kishte asnje ndjenje xhelozie ndaj Alajnes: akoma i kujtohej se si dikur, ajo studionte fort pavaresisht te gjitha problemeve ne familje, pavaresisht rolit te saj si motra me e madhe. Babai ia thoshte gjithmone dikur, kur ishte thjesht nje femije qe s'dinte matematike, se duhej te merrte shembull nga e motra, se ishte gdhe dhe nuk ecte gjekund' me keto hapa te ngadhet. Tani, qeshte me fjalet e tij.

Jo se jeta i kishte ecur shkelqyeshem, por kishte gjetur nje pune ne zyrat e Berlinit si analist i çmimeve. Numrat nuk i ngaterroheshin me, por akoma i sembonin ne koke edhe kur linte punen. Ama, nuk do e mohonte faktin qe e lodhnin. Dhe i kujtonin ato çfare donte te harronte. Dhe kjo e lodhte me shume se lodhja fizike. Prandaj, i dhimbte koka. I dhimbte i gjithe trupi dhe nuk mund te perqendrohej ne ato çfare bente. Kishte gabuar kater here ne analizen e çmimeve gjate vitit te kaluar, sa e kercenuan se nese gabonte serish, do e shkarkonin prej punes. Tani, i llogariste me nga dy here veprimet perpara se ta dorezonte.

-Deshiron gje tjeter? -Hansi iu afrua me tabakane ne dore. Edhe pse bari ishte bosh, atij serish i pelqente t'i pyeste njerezit per se dyti ne deshironin gje. Sigurisht, per disa ishte i bezdisshem.

-Jo, faleminderit, -iu pergjigj shoku me te zakonshmen urtesi. Kjo ishte çfare e kishte karakterizuar gjithmone, qe femije, madje.

Hansi e la tabakane mbi tavoline dhe u ul ne karrigen perballe. E kishte njohur Hansin qe kur kishte qene femije, ishin rritur bashke ne adoleshence e kishin frekuentuar te njejten shkolle. Ia dinte problemet, gjithe çfare kishte kaluar e çfare kalonte akoma. Ishin me shume se thjesht miq te ngushte, i lidhte ajo ndjenja e veçante e vellazerise. Hansi e dinte se per asgje ne bote, nuk do e lendonte djalin qe i qendronte perballe. Mjaft te lenduar e kishte pasur jeten. Mjaft i vrare ishte fati i tij.

-Si shkon? -pyeti. Xhonatani mblodhi supet. -Me Angelen.

-Mire, -u pergjigj fare thate. Tema qe preferonte te mos fliste ishte ajo e Angeles. Gjerat kishin marre perpjete mes tyre.

-Patriku eshte akoma ne Afganistan? -pyeti. Kishte shoqeri edhe me Patrikun, por nuk e quante dot "vella", ishte thjesht vellai i shokut te tij te ngushte.

-Jo, -mohoi, -ne Zvicer me mision.

Hansi nuk u pergjigj. E pa ne syte e lodhur te shokut, se sa i mungonte i vellai. Kishin qene gjithmone te lidhur me njeri-tjetrin, dukej sikur nuk i ndante asgje. Por kur Patriku kishte zgjedhur te linte kolegjin për t'iu futur ushtrise, gjerat sikur paten ndryshuar. Hansi e dinte se si ishte te qendroje per nje kohe mjaft te gjate larg syve te personit qe kishe dashur me shume. Mund ta kuptonte Xhonatanin, ashtu siç e kuptonte ne shume gjera.

-Kur do te kthehet? -vazhdoi. Hansit i pelqente te fliste, por ne ato momente e dinte qe e vetmja gje qe Xhonatani ishte heshtja. Te mos flisnin per nje çast. Te qendronte vetem. Por ishte natyra e tij vete, qe nuk mund t'ia bente kete: te ngrihej e t'i rikthehej punes, duke e lene shokun vetem.

-Mbase javen tjeter, -mblodhi supet me padije. 

Per Xhonatanin, ardhja e Patrikut ndryshonte shume gjera. Ditet e para, nuk dinte si te sillej me te. Ditet e fundit, afrohej me teper dhe nuk donte ta linte te largohej. Por e dinte mjaft mire qe diçka kishte ndikuar ne marredhenien e tyre te forte. Nuk mund ta donte ashtu si dikur. Dhe kishte frike me raste te qendronte prane te vellait, qe aq shume e kishte dashur kur kishte qene femije. Ishte femija me i vogel i familjes dhe si femije, viktime e abuzimit te te atit, kishte qene gjithnje ne qender te vemendjes nga e motra dhe i vellai, ne mos nga e ema. Por tani, gjerat kishin ndryshuar. Dhe ai nuk ishte me viktima. Ose mbase askujt nuk i interesonte me nese ishte.

Ai i ndihej falenderues Hansit qe kishte qene gjithmone me te, qe e kishte mbeshtetur edhe kur e kishte pasur gabim, qe nuk i ishte larguar asnjehere dhe ishte perpjekur me mish e me shpirt ta kuptonte, por tani ndihej mjaftueshem keq me veten e tij. Ishin disa gjera, ku njeriu duhet t'ia dale vete mbane. Dhe Hansi nuk e ndihmonte dot. Nuk i hynte dot ne mendje, nuk ia ndreqte dot lidhjen e rrenuar me Angelen. Nuk ia forconte dot as marredhenien me te vellain. Madje, nuk ia zbukuronte dot as te shkuaren. 

-Me mungon Triksi, -pranoi me ne fund. Thelle brenda zemres, po i brente ndergjegj'ja, po e mundonte faji per çfare kishte bere. Dhe ndihej aq keq, sa nuk mund t'i jepte synim vetes te gjente nje zgjidhje.

-Oh, Xhon, -ia beri. Ne syte e Hansit, u pasqyrua deshperimi i thelle qe ndjente per shokun e femijerise. -Mos e mundo kaq shume veten. Mjafton te jesh i lumtur tani.

-Ajo ishte gjeja me e mire qe pata ne jete, -vazhdoi sikur te mos i kishte degjuar fjalet e shokut. Tjetri uli koken dhe e tundi tere mjerim. -Dhe une e humba ate. Me thuaj diçka qe nuk e kam humbur, Hans, -qeshi dhimbshem. 

I kishte humbur te gjithe. Ai kishte humbur te atin vetem ne moshe te vogel, sikur lindja e tij te kishte qene nje fatkeqesi. Kishte humbur te emen, sepse kishte qene ai çast ne jete kur ishte i ndjere i paafte te reagonte: po çfare mund te kishte bere nje femije dymbedhjete-vjeçar kundrejt nje burri qe i godiste nenen? Kishte humbur madje, Alajnen: e motra ishte terbuar pas bisedes se fundit me Angelen. Kishte humbur ish-te dashuren, kishte humbur dashurine e pare. Dhe tani, e ndjente qe po humbiste edhe Angelen dhe Patrikun, te vetmit njerez qe i kishin mbetur ne jete. Dhe fakti qe ai e dinte se ishte duke i humbur, e bente kete dhjete-fish me te trishtueshme.

-Nuk me ke humbur mua, -i buzeqeshi me ate buzeqeshjen e sinqerte e te çilter. Xhonatani nuk e ngriti veshtrimin ta ndeshte me tijin. -Jam akoma ketu dhe do te jem gjithmone. Ti e di kete...

-Te falenderoj per kete, vertet. -Nuk ishte tip i falenderimeve, por nuk mund ta linte fare thate shokun qe ishte akoma ne gatishmeri t'i ofronte gjithçka per ta bere te ndihej mire. -Dhe... dhe thjesht, me vjen shume keq qe po t'i them keto. Po tregohem budalla. 

-Jemi vetem une dhe ti, Xhon, nuk ka asgje te keqe te shprehesh.

Por tjetri nuk iu pergjigj me. Nuk ishte ne tipin e tij te zbrazte tere mendimet e tij. I pelqente me shume te mendonte, pavaresisht se sa shume e ngarkonte trurin. I buzeqeshi lehte Hansit qe mos ta linte edhe aq ftohte ndihmen dhe bujarine qe e karakterizonte gjithmone. Pastaj, mbylli laptopin dhe u ngrit. Nxorri kuleten prej xhepit gati per te paguar, por Hansi reagoi aq furishem sa thuajse, iu rrezuan monedhat prej dores:

-Mos ta bejme prape kete teme.

-E sata here? -qeshi lehte.

Hansi qeshi, por nuk pranoi t'i pergjigjej. Xhonatani vinte bast se ishte e shtata here qe Hansi paguante ne emer te tij. Heren tjeter, do te vinte pa porositur asgje. Jo se kafeja ishte e shtrenjte, por nuk i pelqente qe Hansi s'po e lejonte nje here te vetme te paguante vete. Token duart dhe pastaj, moren rrugen e tyre. Kur hapi deren e doli jashte, ajri i ftohte i hyri brenda ne trup dhe duart iu ftohen sakaq. Iu kujtuan duart e ngrohta, te holla e te buta te Angeles dhe buzeqeshi lehte. Nuk e meritonte dashurine e saj. E dinte me vetedijen e tij te plote qe s'e meritonte.

Nuk e mori rrugen per ne shtepine e tij, por u kthye ne shtepine e prinderve. Donte ta takonte njehere te emen: sa jave kishin kaluar prej heres se fundit qe e kishte vizituar? Kishte qene i zene, ose e kishte bere veten te ishte i zene, sa nuk i kishte shkuar mendja fare te kthehej aty e ta perqafonte njehere. I kujtohej se si dikur, tek kthehej nga shkolla, vraponte drejt saj per t'i treguar se si ia kishte kaluar. Dhe ajo e mbante shtrenguar ne krahet e saj, duke e lekundur lehte dhe duke e degjuar me nje buzeqeshje e durim ne fytyre. Por pastaj, gjithçka ishte rrenuar. Ai nuk e gjente dot çastin e duhur per ta pyetur se si ia kishte kaluar dhe ajo nuk ishte me ne gjendje ta degjonte.

Trokiti dy here ne deren e shtepise. Shpresonte qe i ati te mos ishte aty, perndryshe do te merrte flake dhe zor se mund t'i shuhej me tere ate lodhje qe e kishte kapluar. Por ne shtepi, nuk degjohej asnje zhurme qe te tregonte se Poli gjendej aty. Dera iu çel para syve dhe e ema zgjati koken me ngadale per te pare kush ishte. Me shume siguri mendonte se kishte ardhur Poli, sepse po fshihej pas siperfaqes se deres, por syte i ndriten kur e pa te birin ne prag te deres. E hapi tejpertej, ai hyri brenda dhe mbylli deren.

-Nuk te prisja, Xhonatan. Pse nuk me telefonove qe po vije? -e sulmoi menjehere me pyetje, teksa e perqafoi fort. Xhoni ndjeu shkulmin e embel te aromes memesore, duart e saj te ngrohta qe e perkedhelnin si te ishte foshnje. Nese do te kishte pasur mundesine te ndjente qysh foshnje, do te kishte bere ç'te mundej ta ruante thelle ne zemer momentin e pare qe nena e kishte mbajtur ne krahe.

-Kam qene i zene, -iu pergjigj. Hodhi nje sy rrotull shtepise, tek u shkeput me ngadale prej saj. Nuk degjohej asnje ze tjeter. I ati duhej te kishte dale serish, per tu kthyer i dehur oreve te vona te nates.

-Nuk eshte ne shtepi, -tha, sikur t'ia kishte lexuar mendimet te birit. Por Elena e dinte se si ishte Xhonatani, ia njihte edhe mendimet me te thella. -Doli ne oren dhjete. Nuk eshte kthyer me ne shtepi.

-Njesoj? -beri ate pyetjen e zakonshme. Por kete here, vuri re qe iu drodh zeri. Kujtimet e rrezuan perdhe te gjithe barrieren qe po u falte emocioneve. Grushte, shqelma. Shtrengoi fort njerin grusht, derisa gjaku nisi t'i ziente nder vena dhe derisa e kuptoi se u qetesua.

Elena nuk i ktheu pergjigje. Ishte njesoj. Asaj i mungonte ta shikonte bashkeshortin esell, i pelqente ta shikonte te vinte ne shtepi me kenaqesi dhe ta perqafonte tek i thoshte se ishte femra me e bukur ne bote. Por tani, priste ne ankth mbuluar deri ne gryke me batanijen ne shtratin e madh dhe mbante vesh. Ndonjehere, shpresonte me zemer te ngrire qe ai te mos vinte, te mos kthehej, por i dukej vetja egoiste dhe i perzinte keto mendime. Ajo e kishte kaluar gjysmen e jetes, tani i kishte mbetur vetem çereku dhe mund te duronte akoma per hir te femijeve.

-Mami? -Xhonatani u kthye nga ajo. U tremb nga heshtja e se emes.

-Hajde, bir, se ngelem ne korridor, -qeshi lehte, teksa i priu rrugen per tek kuzhina.

Ai e nuhati menjehere trishtimin e saj, gjendjen e mjerueshme dhe situaten e tensionuar qe rrethonte shtepine. Ndjeu duart t'i dridheshin, trupin te kerkonte te reagonte fuqishem duke grushtuar ç'te gjente perpara, por e mbajti veten. Donte qe te ktheheshin edhe njehere kohet e bukura, kur bashke me te atin e te emen, i benin surpriza motres e vellait me te madh gjate ditelindjeve a Krishtlindjeve. Por e vetmja gje qe shikonte ne kete shtepi, ishte tmerri dhe ankthi qe kishte kapercyer atyre diteve te shkreta.

Kur u ul ne nje prej karrigeve, teksa e ema nxitoi t'i bente nje filxhan çaji, u perpoq te mos e vinte re kendin e fundit te rradhes se karrigeve te tavolines. Por syte iu ngriten, donte apo nuk donte. Dhe aty, pa djalin e vogel qe kishte qene dikur. Ulur ne ate cep te mallkuar, me duart poshte mbuleses se tavolines duke mbajtur syte ne pjaten qe as nuk i hahej. Degjonte te atin qe bertiste, qe shante dhe ngasherimat e pazeshme te nenes. Dhe e degjoi edhe njehere ne koke lutjen qe i bente vetes gati çdo nate perpara se te flinte: "Zot, te lutem, ndaloje kete". 

Por nuk e ndaloi. Akoma nuk e kishte ndaluar.

Continue Reading

You'll Also Like

229K 9.9K 119
A Cold Mafia Woman who named Fuchsia Karma known as Lady Black meet the Handsome Slave of Her Enemy. But what if someday they realize that they love...
17.7K 825 22
*π’˜π’‰π’Šπ’”π’•π’π’†* "𝑾𝒐𝒓𝒍𝒅 π’˜π’‰π’†π’“π’† 𝒂𝒓𝒆 π’šπ’π’– ~" "𝑫𝒐𝒏𝒕 π’Œπ’†π’†π’‘ π’Žπ’† π’˜π’‚π’Šπ’•π’Šπ’π’ˆ. π’šπ’π’– π’Œπ’π’π’˜ 𝑰 𝒅𝒐𝒏'𝒕 π’π’Šπ’Œπ’† π’Šπ’• " "𝑾𝑢𝑹...
101K 10.4K 29
Athulya Singhania has spent her entire life in solitude, yearning for the love of a family. Over the years, she mastered the art of concealing her em...