A Eshte Dashuria Mbi Gjithcka...

By impossible_f9

14.9K 1K 2.2K

Dea nje vajze qe e dashuron jeten nje vajze me synime te qarta ne jet por qe papritur njeh dashurin dhe end... More

1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
32
33
34
35
36
37
38
39
Epilog

31

315 24 74
By impossible_f9

Ditet kalonin dhe ngadal pritjes po I vinte fundi
Ato kishin vendosur edhe diten qe lindja do te ndodhte sepse do  te ishte nje lindje cezariane

Te nesermen ishte dita e madhe
Deani kishte shkuar tek gjysherit e tij dhe ne shtepi ishin vetem ata te dy

- si ndihesh - e pyeti Klajdi duke u ulur perball saj
- kam aq shume ndjenja sa nuk di si te ta shpjegoj- tha Dea

- o zot - tha duke prekur barkun
- cfare ndodhi- tha Klajdi duke shkuar pran saj
‐ me goditi fort - tha duke qeshur

- a mundem- tha ai duke e pare ne sy
-sigurisht- tha ajo dhe ai afroi doren e tij duke prekur barkun e saj
- vogelushja ime- tha ai duke e perkedhelur barkun

- ke menduar ndonje emer - pyeti Klajdi dhe Dea nuk foli per nje moment
- po ti - pyeti ajo

Ata nuk kishin biseduar me pare per kete gje sepse Dea nuk kishte dashur qe te flisnin pa qene sigurt se gjithcka do te shkonte mire

- une dua qe ate emer ta zgjedhesh ti - I tha Klajdi dhe ajo buzeqeshi
- ndoshta do te dukem egoiste por une  dua ta kem nje Melodi pjese te jetes time ketu - tha ajo me syt me lot

Ai nuk foli por ju afrua dhe e perqafoi
- nuk do te kishe gjetur emer me te bukur- tha ai duke prekur serish barkun e saj
- Melodia ime- tha duke buzeqeshur

Ate nate si nuk kishte gjume ne nje moment Klajdi ishte  ngritur dhe kishte shkuar ne dhomen e Deas sepse e kishte degjuar te bertiste

Hapi deren dhe pa se ajo ishte ne gjume
- te lutem me thuaj qe eshte genjeshter- fliste me syt e mbyllur

- Dea zgjohu, Dea - I therriste  ai dhe ajo sapo hapi syt e perqafoi
- ajo.... ajo vdiq - tha teksa po qante
- ej qetesohu ishte nje enderr ajo eshte ketu brenda teje- I tha ai duke marr doren e saj dhe duke e vendosur mbi bark

Ne ate moment ajo u qetesua
- ishte e tmerrshme- tha duke qar
- eja mundohu te flesh sepse neser do ta kemi ne krahe vogelushen tone- I tha Klajdi duke I folur ngadal

- mos ik te lutem sepse kam frike- tha ajo
- jam ketu madje nuk do te flej por do te kujdesem per ty- I tha ai duke u shtrire pran saj dhe duke I perkedhelur floket

Te nesermen te gjithe kishin shkuar ne spital
- gjithcka do te shkoj mire- I tha Deas duke e puthur ne balle dhe po e shikonte teksa ajo hynte ne ate salle

Po ecte neper korridor kur ndjeu doren e dikujt  ta prekte ne shpatull
- baba- tha kur pa babain e tij aty
Dhe menjehere e perqafoi dhe sigurisht aty ishte edhe nena e tij

Ata kishin vite qe jetonin ne Austri por kur kishin marr vesh se do te behshin serish gjysher kishin vendosur qe te ishin pran tyre ne kete dite te vecant

E rrethuar me aparatura dhe ne ankthe per te pritur qe vogelushja e saj te fillonte te qante
Por ne nje moment ajo filloi te ndihej keq

- doktor ajo sapo humbi ndjenjat- tha infermierja dhe njeri nga doktoret shkoi pran saj qe ta sillte ne vete

Ata te gjithe po prisnin ne ankth se perse po vonoheshin kaq shume
Per nje moment dera e salles u hap dhe nje doktor doli nga aty

- cfare ndodhi - pyeti Klajdi I shqetesuar dhe ai nuk po fliste
- fol dreqi ta marr- bertiti ai dhe te gjithe u afruan aty

- me vjen keq zoteri por vajza juaj lindi e pa jete- tha ai me gjysem zeri
- jooo me thuaj qe po genjen- bertit Klajdi duke e kapur doktorin nga bluza

- qetesohu bir- I tha I ati duke ju afruar
- po ajo ishte mire ba para nje jave ne e pam ne eko , ajo mbrem shkelmoi per te na treguar se ishte aty - tha ai teksa ishte ulur ne toke

- nuk mund ta kemi humbur per here te dyt Melodin tone- tha ai duke qar
- ajo nuk do ta duroj dot kete gje une e di- fliste ai dhe te gjithe kishin filluar te qanin

- ku eshte ajo une dua ta shohe- tha Klajdi duke u ngritur
Shkoi pas doktorit dhe ai hyri ne nje dhome ku mbi nje shtrat qendronte e pajet vajza e tij

Ju afrua dhe e mori ne krah
Teksa e shikonte ashtu te shendetshme nuk po e kuptonte se perse kishte ndodhur ajo gje

- o zot bej qe te jet nje mankth , bej qe une te jem ne gjume - fliste teksa qante
- Melodi qe nuk ta degjova kurr zerin - tha duke e puthur ne balle

Ishte I shkaterruar dhe e dinte se Dea do te ishte shume here me keq se ai
Ajo nuk do ta përballonte edhe kete humbje

I kishte larguar te gjithe dhe kishte qendruar vetem ne spital
Dea nuk ishte zgjuar po qendronte nen efektin e qetesuesve

Pas disa oresh qe po qendronte vetem aty erdhi Gabrieli
I cili ishte nisur sapo kishte zbuluar ate qe kishte ndodhur

- shoku- I tha ai duke e prekur ne krah
Dhe ai ktheu koken sapo e pa e perqafoi dhe filloi te qante me denes
- a thua zoti po me ndeshkon per gjerat qe kam bere- tha ai teksa qante

Gabrieli nuk fliste vetem e shterngonte duke I treguar se ai ishte aty per te
Ne ate moment ai degjoi zerin e Deas qe bertiste

- Dea- tha dhe u ngrit qe te shkonte tek ajo
- cfare po ndodhe- tha sapo hyri brenda

- ku eshte Melodia ime- filloi ajo te bertiste edhe me shume
- qetesohu- I tha Klajdi duke ju afruar pran

- mos me thuaj qetesohu por me co tek vajza ime , te lutem- filloi te lutej ajo
Klajdit ju mbushen syt me lot dhe e mori ate ne perqafim

- Jo  .. jo.... jo - filloi ajo te qante dhe te godiste kraharorin e Klajdit
Klajdi nuk dinte cfare te thoshte qe ajo te ndihej me mire sepse ne ate moment asnje fjale nuk mund ti ngushellonte ata te dy

Pas dy ditesh te veshtira dhe te lodhshme per ata Dea kishte dal nga spitali Dhe tashme ishin rruge per te varrosur vajzen e tyre

Ne nje arkivol te vogel te cilin e mbante ne preher Klajdi ndersa  Dea kishte mbeshtetur koken mbi te dhe vetem qante

Kur po  hidhnin dhe mbi ate arkivol te bardhe e te vogel  dukej qe ai dhe binte mbi zemrat e te gjith atyre qe ishin aty
  por mbi te gjitha mbi zemrat e atyre te dyve

Dea ishte shtrire mbi ate grumbull dheu dhe vetem qante ndersa Deani qe kishte ngelur I ngrire dhe me syte me lot  teksa e shikonte ate skene

- shko pran saj bir ajo ka nevoj per ty- I tha Klajdi duke e puthur ne balle te birin
Ai ju afrua dhe u ul ne gjunj pran saj

- ma - tha me gjysem zeri dhe me frik
- bir im- tha Dea duke e perqafuar dhe duke e puthur ne koke Klajdi u afrua pran tyre dhe I rrethoi te dy me krahet e tij

Te tre qendronin te perqafuar dhe me shpirtin e shkaterruar mbi varrin e vajzes se vogel dhe duke qar per humbjen e saj

Ditet kalonin dhe Klajdi kujdesej sa me shume per Dean qe ajo te mos behej si heren e pare
Por mesa dukej ajo gje nuk do te ndodhte

Edhe perse e kishte te veshtir Dea dukej sikur tashme e kishte pranuar fatin e saj dhe kishte vendosur te ecte perpara per Deanin

Kishin kaluar dy muaj nga ajo dite
Dy muaj te lodheshem me lot , dhimbje, trishtim,  gjera te cilat asnjeri nga te dy nuk i shfaqte ne publike por kur ishin ne dhomat e tyre ku askush nuk i shikonte e linin veten te lire dhe qanin pa pushim

Deani kishte kerkuat te kthehej ne Itali sepse nuk po ambjentohej ne ate shkolle dhe nuk deshironte te ishte larg miqve dhe jetes se tij  atje

Keshtu qe Dea kishte pranuar te kthehej serish ne Itali por me kusht qe Klajdi te sillte edhe trupin e vajzes se tyre qe te varrosej pran motres se saj dhe ajo ti kishte afer te dyja vajzat

- me ne fund ne shtepi- tha Deani kur zbriten ne aeroport
- faleminderit ma- tha ai duke perqafuar Dean
- ti je mbi gjithcka- I tha ajo duke e puthur ne koke

Klajdi e kishte permbushur kushtin e Deas
E kishte sjell ne Itali trupin e vajzes se vogel

Ditet kalonin dhe Dea tashme ishte bere  ortake me Darion dhe te dy kishin hapur nje kompani aty ku Dea jetonte dhe ajo po merrej me administrimin e saj
Fakti qe merej me pune e kishte ber pak me te lehte dhimbjen e saj

Me Klajdi vazhdonin te ndar por  pas vdekjes se vajzes ajo kishte vendosur qe ndoshta martesa e tyre mund te shpetohej edhe perse akoma nuk jetonin se bashku
Por ai po bente gjithcka qe gjerat mes tyre te funksiononin

Po qendronte ne sallon kur zilja e deres ra  u cudit kur pa oren dhe shkoi qe te hapte deren me shpresen se mos do te ishte Dea me Deanin

Kur hapi deren ngeli I habitur
Nuk po ju besonte syve se kush ndodhej aty
- ti - tha I habitur ai
-ne - tha duke buzeqeshur ajo dhe duke hyr brenda

Klajdi kishte ngelur I hutuar nuk po kuptonte asgje nga ajo qe po shikonte
- shpirt shiko ky eshte babi- I tha Aisa vajzes se vogel qe po mbante ne krahe

Klajdi e pa dhe duke sikur me sy po I thoshte qe nuk ka mundesi
- e di qe ke shume pyetje dhe do te ti shpjegoj te gjitha - I tha ajo duke u ulur ne divan me vajzen ne prehere

Klajdi u ul dhe vetem po shikonte
- une te thash qe do te beheshe baba por ti nuk me besove- I tha ajo duke nxjerr nga cante nje dosje

Ai e hapi dhe pa ne te shume ekografi dhe analiza te ndryshme
- Kledia  ka lindur shtate muajshe sepse nuk deshironte te qendronte me shume ne barkun e mamit- tha ajo duke buzeqeshur

- sa muajshe eshte - pyeti Klajdi me gjysem zeri
- edhe pak dite ben pese muajshe - tha ajo duke e pare ne sy

- nuk ka mundesi te jet vajza ime- tha serish ai
- vertet e ke? a nuk e shikon qe eshte kopja jote- tha ajo duke u ngritur dhe shkuar pran  tij

- por nese deshiron mund te bejm nje test ku te duash ti  qe ta kuptosh se une nuk po te genjej - tha ajo duke ja vendosur vajzen ne preher

Klajdi kishte qen I sigurt se asgje nuk kishte ndodhur mes tyre por tashme nuk dinte se cfare  te mendonte

Te nesermen heret u nis dhe u takua me  Aisen dhe shkuan qe ata te benin nje test per te kuptuar se si ishte e vërteta

Dy jave kishin kaluar dhe me ne fund pergjigja kishte dal
Ai nuk I kishte treguar asgje Deas pa pare ate pergjigje

Mori zarfin dhe shkoi ne shtepi me duart qe I dridheshin filloi ta griste ate dhe me ne fund te zbulonte te verteten qe ndodhej brenda tij
.....

1908 fjale ne fakt nuk e kisha menduar nje pjese te dyt kaq te gjate por ja qe nuk doli ashtu 🤦‍♀️

Epo me falni qe do t'ju merzis pak me kete pjese 🥺

Syt po me dhembin aq shume sa nuk e keni iden 🤦‍♀️😔

Shihemi neser 👋

Continue Reading

You'll Also Like

3M 195K 89
What will happen when an innocent girl gets trapped in the clutches of a devil mafia? This is the story of Rishabh and Anokhi. Anokhi's life is as...
77.7K 3.8K 35
Everyday, everyone is faced with choices to make. Some choices aren't the easiest to make, and sometimes it feels like neither one is right. But ther...
3.2M 187K 77
Nobody ever loved him; she was the first who loved him. He did not have a family and then one day she entered into his life and became a world for h...
1.7M 101K 40
"You all must have heard that a ray of light is definitely visible in the darkness which takes us towards light. But what if instead of light the dev...