Kush e vrau Helena Hills? ✔

بواسطة blue__writer1

2.8K 378 1.1K

Stovi i Vermontit rrethohej nga nje heshtje e paqte, derisa vajza e kryebashkiakut te qytetit, adoleshentja H... المزيد

A/N.
Trailer.
Pjesa e pare.
Pjesa e dyte.
Pjesa e trete.
Pjesa e katert.
Pjesa e peste.
Pjesa e gjashte.
Pjesa e shtate.
Pjesa e tete.
Pjesa e nente.
Pjesa e dhjete.
Pjesa e njembedhjete.
Pjesa e dymbedhjete.
Pjesa e trembedhjete.
Pjesa e katermbedhjete.
Pjesa e pesembedhjete.
Pjesa e gjashtembedhjete.
Pjesa e shtatembedhjete.
Pjesa e tetembedhjete.
Pjesa e nentembedhjete.
Pjesa e njezete.
Pjesa e njezet e nje.
Pjesa e njezet e dy.
Pjesa e njezet e tre.
Pjesa e njezet e kater.
Pjesa e njezet e peste.
Pjesa e njezet e gjashte.
Pjesa e njezet e shtate.
Pjesa e njezet e tete.
Pjesa e njezet e nente.
Pjesa e tridhjete.
Pjesa e tridhjete e nje.
Pjesa e tridhjete e tre.

Pjesa e tridhjete e dy.

63 11 60
بواسطة blue__writer1

Tridhjete minuta perpara vrasjes.

Ishim ulur te dy prane njeri-tjetrit. Dielli kishte zbritur ca. Ora shenonte pese. Ne liqen, vallezonin disa zambake te bardhe uji, qe shkelqenin lehte nga rrezet e diellit. Oktaviusi me kishte folur per familjen e tij, per mamane, per babain dhe per motren e vellain. Kishte nje familje te madhe. E degjova me kureshtje. Gabova, kur mendova se nuk ishte i mire. Ai me hoqi plotesisht mendjen nga gjithçka. Me beri te ndihesha me mire. Kisha nisur te levizja me nje shkop te holle nje vije uji ne liqen. Ai thjesht, e ndiqte me sy.

-Ti nuk me ke folur fare per veten, -tha. 

-Nuk kam asgje interesante. -mblodha supet. Perpara te tjereve, jeta ime dukej fare e zbrazet. Cfare t'i thoja atij: qe pelqeja vajzat, apo qe me kishte perdhunuar nje djale?

-Me thuaj çfaredo. Me trego per familjen tende. Babin, mamin, motren ose vellain...

-Motra ime vdiq para tre ditesh, -i buzeqesha hidhur. Mu duk sikur Beka u pasqyrua ne ujin e liqenit. Me bertiti qe nuk kishte vdekur, ishte thjesht larguar nga kjo bote e shpifur. -Dhe... babi im merr droge. Mamaja ime nuk me do me. Dhe une jam vetem. Kjo eshte jeta ime, -bera shenjen e thonjezave e shtova, -interesante.

Ai nuk foli. Me mori shkopin dhe vazhdoi ta levizte lehte ne shtresen ujore te liqenit. Sa shume do te doja qe te hyja aty brenda tani, te hyja thelle brenda tij dhe te mbytesha! Mbase ashtu, do te ishte me mire. Mbase vertet ekzistonte nje jete tjeter pas vdekjes. Mbase aty jetonte edhe Beka, mbase aty e gjeja edhe ate. Tani, po me dukej e zbrazet gjithçka. Ishte shume qe une ta perballoja.

-Me vjen shume keq, -tha. Meshire. E urreja kur njerezit ndjenin gjithmone kete. Pse duhej te thoje se te vinte keq? Ishte normale te te vinte keq. Pse duhej ta thoje dhe jo thjesht, ta mendoje?

-Edhe mua me vjen keq. -ironizova, por ai u duk sikur nuk e kuptoi kete.

Terhoqa nje shkop tjeter te holle dhe vazhdova ta levizja ne shtresen ujore te liqenit. Dielli shkelqente. Nga gjethet e pemeve qe ishin afruar aq prane njera-tjetres, ai leshonte nje fashe drite dhe pasyqrohej me ngjyren e ylberit ne liqen. Zogjte ciceronin embel dhe nje çukitje qukapiku degjohej, por ishte larg. Doja te kthehesha edhe njehere tek Sharlota. Doja te me bente edhe njehere ajo te ndihesha mire. Nuk doja te qendroja me kete te panjohur, qe me fliste per jeten e tij dhe me pas, thoshte se i vinte keq per timen.

-Ke menduar ndonjehere qe mund te ishte ndonje gje me mire, nese kishe bere diçka ndryshe? -me pyeti papritur.

-Nuk e di, -e zhyta shkopin me thelle ne ujin e liqenit. -Nuk e di nese mund ta shkruash vete fatin tend. E kemi te gjithe te percaktuar qe prej fillimit, besoj.

-Mbase disa gjera i percaktojme veten. Mbase fati eshte i shkruajtur me dy alternativa. Ne zgjedhim njeren prej tyre.

E dija qe mbase, Oktaviusi kishte te drejte. Nuk ishte gjithçka e shkruajtur. Mbase une zgjodha vete te njihja me teper Sharloten, mbase une vete zgjodha serish ta lendoja ate. Mbase une vete i zgjodha te gjitha dhe mbase, kjo me bente dyfish me shume fajtore seç mund te me bente fati. U zgjata paksa dhe me shkopin e holle, afrova nje prej zambakeve te bardhe qe lundronin siper liqenit drejt vetes. E mora ne dore dhe kalova gishtat mbi te.

-Te pelqen ajo? -vazhdoi ai, duke ma bere me shenje nga zambaku. Duhej t'i kishte munguar shume te bente bisede aty ku kishte qene, ne Barton.

-Te pakten, nuk flet. -iu pergjigja. Kisha nevoje te qendroja me dike, qe nuk do te fliste. Me dike, qe vetem do te qendronte me mua, por ne heshtje. Me dike, ashtu siç kishte qene Oliveri e Beka per mua.

-Po me fyen.

-Mbase po e bej. -nuk iu bashkova shakase se tij. Une isha serioze. Mbase po e beja. Kisha kaluar gjysmen e jetes sime duke degjuar çfare thonin te tjeret per mua. Tani, as nuk me interesonte çfare mendonin ata per mua.

Oktaviusi nuk foli. Shpresoja vetem qe ta kuptonte se nuk kisha deshire te flisja me te. Dielli vazhdonte e ulej me poshte. Kur ora te arrinte se pakten, gjashte, do te perendonte. Tani, kishin kaluar vetem njezet minuta dhe ato minuta dukeshin si te pafundme. Nuk bente asnje pune edhe dielli, qe buzeqeshte aty rreze liqenit, fshehur pas pemeve. Po prisja me kot, aty me te, vetem per te pare perendimin e diellit. Ta shihja tek ulej e zhdukej mes qiellit dhe linte perhapur ne qiell disa re te portokallta e te kuqe.

Papritur, ai levizi lehte. E ndjeva me afer, se gishti im i vogel i dores preku doren e tij. Ktheva menjehere syte nga ai. Me buzeqeshi. Nuk ishte i lezetshem, as i hijshem. Tani qe po e shihja nga afer, syte i kishte ne nje ngjyre aq te erret kafeje dhe floket aq te zinj si pende korbi, saqe nuk pershtateshin aspak me lekuren esmere. Sikur te kishte keqkuptuar veshtrimin tim ne fytyren e tij, ai mu afrua me teper. Mbase nuk do te bente te njejten gje. Nuk ishin te gjithe Danieli. Bota ishte e mbushur me djem te tjere. Te pakten, nje prej tyre do te ishte i mire.

-Mund t'ia mbathim edhe bashke ne Barton e deri ne Nju Port, nese do. -kaloi gishtin ne faqen time dhe me çoi pas nje fije floku. Trupi mu dridherua i teri. Pse mua? Sepse ti je budallaqe, Helena, mu duk sikur me foli Beka, sepse ti mendon se te gjithe te shohin ashtu siç sheh ti veten.

-Nuk kam nevoje te shkoj ne Nju Port, -tunda koken ne shenje pohimi dhe bera te anoja koken. Ai me vendosi doren ne faqen tjeter dhe ma ktheu nga vetja.

-Do te te pelqente shume te shkoje me mua, Helena. -Ndjeva se si me afroi prane vetes. Doja vetem t'ia mbathja. Po pse nuk beja asnje levizje? Fundja, çfare rendesie kishte? Mbase Ema kishte te drejte kur foli per ate punen. Une po u falja trupin tim dy meshkujve. -Apo jo? Nuk do te te pelqente?

-Nuk...

-Sigurisht qe do te te pelqente. -me rreshqiti me ngadale e pa u ndjere doren ne sup. E ndjeva kur nisi te luante me rripin e sutjenave te mia. Zemra sikur me doli nga kraharori. -Edhe mua do te me pelqente.

Cfare vlere kishte te largohesha? Une isha budallaqe. Isha viktime. Dhe asgje nuk do te ndryshonte, edhe sikur t'ia mbathja. E pata paralajmeruar veten per me te keqen nese shkoja me kete te panjohur. Por une shkova. Vetem sepse doja diçka ndryshe. Mbase vetem kjo gje, mund te ishte ndryshe. Ai me mori doren dhe e ndjeva qe ma vendosi pas qafes se tij. Ndjeva lekuren e tij ne gishtat e mi. Sa here me ishte neveritur vetja?

-Je shume e persosur... -tha. Mua mu duk qesharake. Si e gjeti ky i panjohur fjalen 'e persosur' pa me njohur akoma? -Dhe... mua me pelqen shume te gjej njerez te persosur.

Kur ndjeva buzet e tij ne qafen time, dora mu shtrengua pas flokeve te tij. Nuk doja ta beja, por me ndodhi fare instivikisht. Ai sapo ndjeu prekjen time te dobet, nga qafa i zhvendosi buzet ne buzet e mia. Nuk munda te beja nje levizje. Mu duk sikur ngriva. Dielli nisi te merrte ngjyre te portokallte, por perendimi nuk ishte me i bukur. As ne liqen, nuk pasqyrohej bukur. E kishte humbur aftesine magjike.

Ndjeva nje zhurme, sikur dikush terhoqi diçka. Buzet e tij u shkeputen nga mua. Mu duk sikur mu lirua nje barre e madhe. Ktheva menjehere trupin, pikerisht atehere kur Oktaviusi me dha nje te shtyre te lehte dhe vete pashe se si ia mbathi pas shkurreve. Diçka u shkrep. Ne fillim, s'e kuptova çfare ishte. Bluza me kishte rreshqitur e tera nga njeri krah. Buzet i ndieja te perveluara. Zemren si te copetuar. Pastaj, ndjeva nje dhimbje. Nje si sulm. Ose si nje shpim. Sikur dikush me pickoi mu ne kraharor.

Ne fillim, nuk pashe asgje. Ishte shume erresire. Pastaj, pashe Sharloten. Me qendronte mbi koke dhe me thoshte se si isha. 

Me pas, Oliverin. Por ai nuk me pyeste, ai vetem me shtrengonte doren dhe me lejonte te qaja -sepse isha e sigurt se po qaja, ngaqe i ndieja faqet te lagura. 

Ishte edhe Remingtoni me ta, por ajo sikur terhiqte Sharloten larg meje, se mbase kushedi, une mund ta helmoja me vetem nje prekje. 

Ne fund, Ema dhe Diego qendronin perdore dhe me tregonin me dore. Danieli vetem sa qeshte, por nuk ia pashe fytyren e plote. 

Nga njeri cep, po vinte Beka. Me pershendeste me dore. Shkelqente e tera.

-Helena... zemer, hapi syte... Helena. -Ndjeva nje dore ne faqet e mia. Syte i ndieja si te trazuar.

Ne fillim, nuk pashe asgje. Drita e diellit sikur me mbyste pamjen. Pastaj, figurat moren trajte. Mbi koken time, me te dyja duart vendosur ne faqet e mia, qendronte babi. I ishin mbushur syte me lot. I kishte te kuq, por i kishte te perlotur. Pashe se si duart e tij ishin plotesisht te gjakosura. Ne fillim, s'e kuptova perse, por pastaj ndjeva gojen te mbushur me nje shije te çuditshme. Ishte shije gjaku. E nxirrja vazhdimisht, si me mundim. Por ajo vije gjaku dilte... dilte, sikur nuk kishte mbarim.

-Bije, me shiko mua. -me mbante fytyren me te dyja duart. Une s'e kuptoja çfare bente. Nuk ndieja dhimbje, çuditerisht. Vetem nje si trazim te vogel ne stomak, nje si perzierje a ku di une. -Je mire, ne rregull? Tani do te ikim ne spital... dhe do te behesh shume mire.

-Ba-ba... babi... -e afrova doren drejt tij. Qielli ishte i mbushur me re te portokallta, te kuqe e te verdha. Liqeni ishte pak me djathtas. Pas shkurreve te tij, une pashe se si ngritur me kembe, qendronte Oktaviusi. -K-k-kam... frike...

-Jo, Helena. -me perqafoi fort. Ia ndjeva edhe njehere aromen eterore, por e kishte kaq te perzier me ate te droges. Nese nuk do e kisha njohur Sharloten, aromen e saj te droges e hashashit, nuk do e kisha ditur asnjehere çfare arome ishte kjo e tim eti. -Jo. Do te behesh shume mire. Shikoje babin. Shikoje, mire? 

-Nuk... nuk dua... nuk dua te iki... -tunda koken ne shenje mohimi. Frymemarrja sikur me mundonte ne çdo fjale qe nxirrja. Zerin sikur s'e kisha une.

-Nuk do te ikesh...

-Nuk... nuk... babi, nuk... me vrave ti... as-as-asnjehere... -gjeta doren e tij dhe e shtrengova fort, me ate fuqi qe me kishte mbetur. -Une... une... do... ti vetem sa me bere nje nder, ba-babi... vetem me ndih-ndihmove t'i jepje fund me shpejt... nuk... nuk eshte fa-faji yt... 

-Jezus! -perplasi doren ne goje, e shkeputi prej meje. Pse nuk me la t'ia shtrengoja? -Me fal... oh Zot, tregohu i meshirshem dhe me fal! 

-Une... mua... me vrane te gji-gjithe, babi... nuk me vra-ve ti... -u kollita. Kraharori sikur me percelloi. -Nuk... nuk... dua... nuk dua te jesh faj-fajtor... une... do te jem e lum-lumtur... 

-Mos ma bej kete... mos ia bej kete babit tend.... nuk doja... nuk doja... -kishte nisur te qante, e dija. Ia degjoja ngasherimat si te ishte foshnje.

-Te dua shu-shume, babi.

-Edhe babi te do shume, zemer... -u mbeshtet i teri ne kraharorin tim. Por une nuk e ndieja ate. Nuk ia ndieja perqafimin e embel.

Tani, nisa te ndieja lodhje. Nje milion pickime ne te gjithe trupin. Gojen e ndieja plot. Shija e gjakut po me mbyste. Doja te thoja edhe diçka tjeter, por nuk dija çfare. Mbajta veshtrimin ngulur tek nje cep i pemeve. Frymemarrja sa me vinte e me ulej. Nuk mund te degjoja asgje; as mendimet e mia. Papritur, babin s'e ndjeva me prane vetes. Kur ktheva me mundim syte, nuk ishte as aty rrotull. Duhej te ishte larguar. Me mire. Apo me keq? Po me linin te vdisja vetem? Apo nuk ishte vdekja kjo?

Dikush u afrua. Qendroi mbi trupin tim te rrezuar. Sa keq duhej te isha? Kisha vertet nevoje te ikja ne spital? Po perse nuk me çonin? Oktaviusi u duk sikur donte te me prekte nje moment, por pastaj thjesht ia mbathi. U largua me hapa aq te shpejte, sa mua mu duk sikur ishte nje vetetime ne qiell, qe shkreptinte dhe zevendesohej me zhurmen e bubullimes. Tani, me benin shoqeri pemet. Me bente shoqeri natyra dhe perendimi i diellit. Ai i derdhte rrezet e tij mbi mua. Liqeni ne te majten time, dukej sikur me buzeqeshte. Kishte marre ngjyre portokalli, bashke me deget e zgjatura te pemeve qe i puthnin siperfaqen. Ishte bere serish magjik.

-I think we're alone now... -Zeri me doli i ngjirur. 

Mbase Sharlota do te me degjonte. Ajo e kishte aty afer 'Strofullen e fshehte'. Mbase do te ndodhte si neper filma dhe nje zog do i jepte lajmin.

-There doesn't seem to be anyone around... 

Por nuk me pergjigjej asgje. As zeri nuk me jehonte. Degjohej perplasja e lehte e dallgeve te buta me bregun. Rreshqita doren ne njeren ane. Desha te prekja barishtet e gjata, te ndieja edhe njehere reren qe me rreshqiste mbi gishta.

-I think we're alone now... 

Sikur te kisha edhe njehere mundesi te kthehesha pas! Nuk do te beja asgje. Do te pranoja gjithçka siç te vinte. Perse e kisha lenduar Sharloten? Perse babi me vrau? Mendimet filluan te me ngaterroheshin. Sa me shume mendoja, aq me shume me dhimbte i teri trupi.

-The beating of our heart is the only sound.

Mbylla syte. Edhe njehere, ta perqafoja ate. Ta puthja fort e t'i thoja 'lamtumire' ashtu siç ishte per te qene. I kisha lene kaseten. Mbase po e degjonte ate. Mbase ishte edhe Oliveri me te. Dhe une nuk do i mbaja meri atij. Nuk do e urreja, qe nuk me kishte ndihmuar. Nuk do te urreja asnje. As Danielin. As Emen e Diegon. Mbase gjithçka thjesht, duhej te ndodhte. Asgje dhe askush nuk me beri mua te vendosja. Une e bera vete. Ne nje menyre a nje tjeter, une e krijova vete jeten dhe vdekjen time.

Thonin qe kur vdes, te del perpara e gjithe jeta. Por mua nuk me doli askush. Mbase sepse une nuk pata asnjehere nje jete. Mbase sepse jeta ishte rreth asaj qe njerezit donin dhe mua nuk me deshi asnjehere, askush. Prandaj, edhe nuk ndjeva asgje. Trupin e ndieja perhere e me te keputur. Nuk degjohej me asgje. Sikur edhe zogjte ta kishin ndaluar kenget e tyre per mua!

-"U vonove shume, moter. -me tha ajo. Beka shkelqente e tera. Nuk ishte me e dobet. Edhe floket i ishin rritur, por i kishte te shkurter si heren e pare, ashtu siç i shkonin asaj.

-Eshte erresire ketu. -i thashe. Beka ngriti shpatullat. Ajo nuk i ishte trembur ndonjehere erresires. As une, derisa njoha Danielin.

-Vdekja eshte gjithmone erresire. "

U largua edhe ajo. Isha vetem une ne ate boshllek erresire. U rrotullova. Nje here. Dy here. Pastaj, nuk mund ta percaktoja nese ndalova apo nese po vazhdoja te rrotullohesha. Ndihesha vetem sikur isha shume larg. Por s'e dija ku ishte kjo larg. Doja te prekja dike, diçka, t'i thoja qe isha mire. Por ishin larguar te gjithe. Mbase keshtu ishte te ndiheshe se po vdisje.

-"Atehere, perse zgjodhem erresiren, Beka? -e pyeta kur e gjeta serish trupin e saj me nje bluze e nje pale xhinse mbuluar, qe shkelqente si nje xixellonje nate.

-Sepse erresira mbulon sekretet tona.

-Per sa gjate? -e pyeta."

Nuk me ktheu pergjigje.











Yeah, e di qe askujt nuk i kishte shkuar mendja deri tek Pauli, lol. Lashe nje detaj te vogel, qe mund ta bente edhe ate dyshues, por siç duket nuk i dhate rendesi lmao. Paul Hills perdorte droge. Arsyeja se perse Pauli shtiu dhe vazhdoi gjate gjithe kohes te sillej sikur nuk dinte asgje, do te zbulohet ne kapitullin e fundit.

Une, ndryshe nga librat e tjere mister, qe kam pas' bere -por qe i kam fshire -ne kete liber e kisha menduar vrasesin qe ne fillim. Zgjodha ta terhiqja edhe Oktaviusin ne kete mesele, sepse ate e kam shfaqur gjithmone si egoist dhe frikacak, plus qe kam dhene disa shenja tek personazhi i tij qe mund ta shfaqin edhe me probleme te çrregullimit mendor. 

Pavaresisht se deri pak me pare, kisha frike se keta nuk do te ishin vrasesit e duhur, mendoj se tani Pauli dhe Oktaviusi, pavaresisht se nuk paten asnjehere nje pjese shume te rendesishme ne histori, paten me shume detaje sesa te gjithe personazhet e tjere. 

Shpresoj shume te kem bere me mire tek kjo zgjedhje dhe gjithashtu, shpresoj shume t'ju pelqeje edhe pjesa e fundit. Po jua them qe tani, se nuk do te jete fundi qe prisni ju.

واصل القراءة

ستعجبك أيضاً

101K 3.4K 40
Y/N was a teenage introvert who enjoyed having her own space and being alone. She loved listening to music in her room, which was a great escape for...
13.9K 1.4K 36
Pa bërë zhurmë u ngrit prej krevatit ,me çarçafin rrethuar pas vetes dhe filloi të mblidhte rrobat e saj që ndodheshin në pllaka. Vështroi edhe një h...
OBSESSED بواسطة thisbejaja

غموض / الإثارة

93K 4K 25
obsessed
25K 2.3K 55
Nje histori ku realiteti është ndryshe per shume njerez Nje histori e mbushur me intriga dhe lakmi Nje histori ku tregon se jeta ka te papritura se...