Jepi fund!

By Klaudeta07

909 160 92

Megjithëse refuzon, që t'i tregojë ish-të fejuarit të saj arsyen e vërtetë, se pse ajo vendosi të ndahej nga... More

Epigraf.
1• Një mbarim i padrejtë.
2• Një vazhdim ndryshe.
Epilog.

Prolog.

191 31 13
By Klaudeta07

    Këtë herë e kishte vendosur përfundimisht.

    Kur ai t'i telefononte, nuk do t'i përgjigjej dhe as nuk do t'ia kthente më mesazhet. Në heshtje do të shkëpuste çdo komunikim me të, deri kur të shkonte në Gjermani. Më pas Jerini do ta kuptonte, se ajo kishte hequr dorë prej tij dhe do të dorëzohej edhe vetë në po atë mënyrë.

    Ndieu hamendësimin e tillë për të, t'ia digjte ngadalë e plot dhimbje mesin e kraharorit dhe sytë t'i përloteshin, për të ngashëryer përsëri.

    Atë ditë nuk kishte qarë. Kishte menduar se do duronte deri të nesërmen dhe më pas do mësohej, por mendimet, të cilat ajo i lejonte, që ta kontrollonin, nuk dorëzoheshin aq lehtë kundër saj.

    Kishte thënë me vete, se nuk do përgjigjej, ama nuk kishte dalë akoma nga dhoma e gjumit, për të shkuar në kuzhinë. Priste telefonatën e tij. Me qindra mendime se ishte gabim, se duhej të bënte diçka, për t'i dhënë fund asaj torture, që po i jepte vetes dhe Jerinit, po priste, që të lexonte në ekranin e telefonit emrin e tij.

    Zemra i brofi nga vendi, kur telefoni u dridh mbi komodinën e drunjtë ngjyrë lajthie dhe telefonata e shumëpritur erdhi.

    Mes frymëmarrjeve të shpeshta mori celularin në dorë dhe imagjinoi atë në pritje, që ajo t'i përgjigjej. Kushedi ç'po mendonte; ndoshta që asaj i kishte ndodhur diçka, ose që nuk kishte mundësi, për të folur në ato momente.

    Telefonata u mbyll, sapo Motër Jona mendoi t'i përgjigjej, t'i kërkonte, që të mos flisnin më me njëri-tjetrin. Duhej të gjenin një mënyrë, për t'i dhënë fund ndjenjës midis tyre, të cilën asnjëri nuk kishte mundur ta vriste.

    Ekrani u ndez përsëri dhe ajo lexoi emrin i Jerinit në krye. A po e ndiente ai, se ajo ishte duke luftuar me veten, që të mos i përgjigjej dhe jo që nuk fliste dot në ato çaste?

    Ajo preku ikonën e telefonit të kuq, për të mbyllur telefonatën, por nuk e rrëshqiti dot lart. Dilema, prej së cilës nuk kishte dalë dot që para pesë viteve, e shtrëngonte gjithnjë e më tepër brenda vetes.

    Telefonata kaloi në thirrje të humbur dhe Jona ndieu frymën, tek i mblidhej në grykë. Sapo do lëshonte veten, për të qarë, dëgjoi një të trokitur në derën e zezë të apartamentit të vogël me mure të bardha.

    Shikoi sytë e gjelbër të skuqur në skajet e tyre dhe, megjithëse vajzat dhe Motër Françeska do e kuptonin se diçka nuk shkonte me të, doli nga dhoma e saj e gjumit.

    - Po? - i buzëqeshi biondes me sytë e zinj përballë.

    - Motër, dreka është gati.

    - Ka ardhur Motër Françeska?

    - Po.

    - Në rregull, - mbylli derën pas vetes dhe bashkë me Antigonën iu drejtuan kuzhinës së madhe.

    Gjashtë vajzat e tjera kishin ardhur me kohë dhe ushqimi ishte gati nëpër pjata.

    - Mirëdita!

    - Mirëdita, Motër! - Emanuela, çapkënja e atij konvikti privat në Rrugën e Barrikadave, në Tiranë, i drejtuar nga një murgeshë dhe ku banonin tetë vajza, buzëqeshi plot hare, kur e përshëndeti.

    Jona preku miqësisht supin e njërës nga vajzat e ardhura atë vit, Antonelës, të fshehur nga flokët e aj të gjatë e të drejtë ngjyrë lajthie, ashtu si sytë e saj të vegjël dhe iu afrua Martinës, që të ulej në të djathtë të saj.

    - Bëjmë lutjen?

    Vajzat miratuan me kokë dhe, pasi thanë lutjen "Para buke" dhe falendëruan Zotin për gjithçka, që u ishte dhënë, u ulën, për të ngrënë në heshtje.

    - Ju bëftë mirë! - drejtoresha u buzëqeshi vajzave, sapo hyri në sallën e ngrënies, uli kokën nga drita e fortë e rrezeve të diellit të futura në kuzhinë, të cilat i ndriçuan më tepër sytë bojëqielli të kthjellët dhe iu afrua kreut të tavolinës.

    - Faleminderit, Motër! - iu përgjigjën ato.

    - Kush nuk ka ardhur?

    - Eri, - tha Martina, ndërsa kalonte gërshetin e flokëve ngjyrë gështenjë pas shpine. - Fola pak më parë me të. Tha, që ishte në trafik dhe do vonohej.

    Antonela e shikoi e habitur. Eri? Por asaj i kishin thënë, se në atë konvikt mund të jetonin vetëm vajza. Mos kishin bërë ndonjë përjashtim në veçanti?

    - Motër, këtë byrekun e kam gatuar unë. - Emanuela tregoi me krenari pjatat e mbushura me byrekë në qendër të tavolinës.

    - Duket, - vërejti Motër Françeska, ndërsa ulej, të hante. - Qenka i djegur!

    Vajzat e tjera qeshën me shakanë e saj, ndërsa Jona vuri buzën në gaz.

    - Jo i gjithi, - specifikoi Emanuela. - Shikoje gotën gjysmë plot, Motër, jo gjysmë bosh.

    Drejtoreshës i erdhi për të qeshur nga argumenti i brunes së veshur me bluzë të zezë dhe tuta sportive blu të mbyllur.

    Në dhomë u pllakos një qetësi e heshtur. Jona nuk e pëlqente heshtjen. Të paktën zhurma nuk e lejonte të përqendrohej në mendimet e saj dhe të vuante dënimin prej tyre.

    - E ke filluar Vajza e Pirenejve? - Arjola pyeti vajzën e ulur përballë saj.

    - Sa të përfundoj Biblën, do merrem me të. - Borelda preu me thikë racionin e byrekut me mish.

    - Nuk e ke mbaruar akoma?

    - Edhe tre pjesë kam, - Borelda puliti ngadalë qepallat e syve kafe të lehtë.

    - Hë? - kërkoi të dinte vazhdimin Arjola. - Si është? Çfarë historish ka?

    - Klasiket nga jeta e përditshme. Kur i lexoj dhe mendoj të tashmen, më duket sikur ne po përsërisim historinë. E gjen veten në shumë raste te disa personazhe. Është libër, që tregon realitetin, por mënyra, se si është shkruar, bën diferencën nga të tjerët.

    - Natyrisht, - ngriti vetullat Arjola.

    - Ama i ka ca histori, që... s'e di, domethënë. Duhet t'i lexosh vetë. - uli zërin Borelda, kur u përgjigj. - Por njëra është shumë, shumë e bukur. Dihet; ndër historitë më të bukura janë ato me dashuri të ndaluar. - studentes i shkëlqyen sytë nga gëzimi, teksa e kujtonte. - Tregon për mbretin Salomon, i cili kishte rënë në dashuri me një vajzë, por ajo ishte e lidhur me dikë tjetër. Sado që ky mundohej ta bënte për vete, ajo nuk kishte fare interes për të. Donte të dashurin e saj. Shërbëtoret e këshillonin, që të hiqte dorë prej atij dhe t'i jepte një mundësi mbretit, por kjo u thoshte, që nuk e zgjedh njeriu se kë do dojë dhe kë nuk do dojë, por zemra dhe zemra e saj e kishte bërë zgjedhjen me kohë, edhe nuk e ndryshonte vendimin për askënd tjetër. Pastaj vjen i dashuri i saj në pallatin ku do martohej kjo vajza dhe i kërkon, që të arratisen nga aty.

    - Edhe? A pranon ajo?

    - Po, ikën bashkë me të.

    - Ua! Po mbreti? - shqeu sytë Arjola. Nuk ishte e sigurt nëse, po të kishte qenë në atë situatë, do kishte marrë të njëjtin vendim.

    Por jeta në raste të tilla është subjektive. Vetëm sepse dikush vepron në një mënyrë të caktuar, nuk do të thotë se ashtu duhet të veprojnë me patjetër të gjithë.

    - Nuk po tregoj më tepër vazhdim, - Borelda ngriti duart. - Çfarë do kishe bërë ti, Motër? - pyeti kurioze Jonën. - Nëse do ishe gjendur në situatën e asaj vajzës, do kishe pranuar, të martoheshe me mbretin, apo do kishe luftuar për dashurinë tënde?

    Ajo mbajti frymën dhe qëndroi në heshtje, për të thënë fjalët sa më të sakta. E kishte dhënë përgjigjen në jetën e saj, kur kishte hequr dorë nga Jerini.

    - Po... varet. Kur mundemi dhe e dimë se kemi të drejtë, duhet të luftojmë, për atë që duam. Por... - iu duk sikur një dorë iu vu në fyt dhe nuk mundi të thoshte gjë më shumë. - Disa situatave duhet t'u përshtatemi. Pastaj, me kalimin e kohës e kuptojmë se kemi marrë vendimin e duhur dhe vazhdojmë jetën të qetë. - tha ngadalë dhe me zë të butë, si të desh të mos lëndonte njeri me fjalët e saj.

    - Motër, ke folur, thua se dikush po të drejtonte armën dhe po të detyronte me zor të thoje ashtu. - qeshi Emanuela.

    - Ju bëftë mirë!

    - Faleminderit! - tha Motër Françeska.

    - Eja, Er!

    Antonela ktheu menjëherë kokën pas, sapo Arjola thirri emrin e Erit dhe u hutua, kur vajza e sapohyrë në kuzhinë i buzëqeshi.

    Eri ishte femër.

    - Si të shkoi, Erika? - e pyeti Jona, duke e thirrur në emrin e saj të plotë.

    - Shumë mirë, - kjo e fundit u ul përballë saj. - Veçse më lodhi goxha trafiku. Në ditë të tilla, sidomos, nuk durohet. - studentja bëri kryq dhe filloi të hante drekën me një uri të dukshme.

    - Motër! - Entela, një tjetër e sapoardhur atë vit, e nxori Jonën nga heshtja. - Si e ke emrin e vërtetë? - pyeti kurioze ajo.

    - Nuk e tregojnë motrat emrin e vërtetë, - u përgjigj Martina në vend të asaj. - E kanë si rregull.

    Jona kujtoi faktin, që vetëm Jerini e thërriste akoma në emrin e saj real, duke i sjellë kështu ndërmend të shkuarën, kur kishte qenë e lirë, kur kishte pasur mundësi zgjedhjeje, kur jeta kishte qenë e bukur dhe ata të dy kishin qenë të lumtur bashkë, deri kur ajo kishte krijuar murin ndarës rreth saj dhe gjithçka kishte marrë një tjetër rrjedhë të paimagjinuar më përpara.

    Antonela u ngrit në këmbë, pasi të gjitha mbaruan së ngrëni dhe tha lutjen "Pas buke" sikur ato.

    Do të qëndronte në të njëjtën dhomë me Erikën dhe një vajzë tjetër, e cila akoma nuk kishte ardhur. Mësimi në universitet do të fillonte pas një jave.

••••
    Dikush trokiti në derën e dhomës së tyre.

    - Po? - Erika nuk e shkëputi vështrimin nga telefoni.

    - Er, do vish? - Borelda futi kokën si një kotele e vogël midis hapësirës së krijuar nga hapja e ngadaltë e derës.

    - Ku? - Erika u ngrit nga krevati.

    - Po dalim, - ajo hapi derën më tepër dhe Arjola u duk te pragu e veshur me atlete dhe xhinse të bardha, disa varëse zinxhirësh të zinj përgjatë tyre dhe një bluzë të argjendtë.

    - Që tani?

    - Është ora një.

    - Unë do dal pasdite. Kam edhe disa punë te Qyteti Studenti. Do fle pak deri nga ora tre.

    - Ti do rrish në telefon.

    - OK, - ia la mbarë Erika dhe mbylli derën.

    Antonela e shikoi, ndërsa ajo linte pantoflat e kuqe mbi dysheme dhe shtrihej në krevetin e saj, dhe mendoi të hapte ndonjë teme bisede, për ta njohur më mirë. Çfarë të thoshte? Më mirë të priste ndonjë rast, kur t'i vinte mundësia dhe atëherë do mund të bisedonte më lirshëm. 

    - Ke Instagram? - Erika theu heshtjen midis tyre.

    - Po, @antonela__gjekaj.

    - Jam duke të bërë ftesë, @erika.bajraktari.

    Antonela u shtri në krevatin e saj dhe pranoi ftesën.

    - Ke kohë, që jeton këtu, apo je e re edhe ti?

    - I katërti vit ky, - Erika la telefonin në komodinën ngjitur krevatit dykatësh dhe u kthye shtrirë nga ajo. - Studioj për mjekësi.

    - Te shtetërori?

    - Po.

    - Gjashtë vite shkollë e lartë. S'po të merr malli për të, kur ta mbarosh.

    - Ashtu duket, se në fakt kalojnë vitet shumë shpejt. Ke për ta parë vetë. Për çfarë do studiosh?

    - Spanjisht.

    - Tre vite do të ikin, sikur të kishin qenë tre ditë. Mbaje mend! Do të të duket sikur ke shkuar në shkollë të hënën, ke bërë mësim të martën dhe të mërkurën mbaroi universiteti. Unë, personalisht, një përshtypje të tillë kam pasur. Akoma pa u ambientuar me jetën studentore, mbaroi viti i parë. Kaloi edhe viti i dytë, unë ende s'e kisha marrë veten. Veç i treti më shkundi ca. Tani si gjysmë e përgjumur po filloj të katërtin.

    Antonela ndenji në heshtje, duke menduar për veten e saj.

    - Motrat, në përgjithësi, si janë? - pyeti ajo.

    - Kjo gjermanja është e rreptë.

    Vajza ngriti vetullat dhe puliti sytë në shenjë miratimi. I ishte krijuar një ndjesi e tillë, që kur e kishte takuar drejtoreshën në fillim; shumë strikte dhe e akullt.

    - Kurse Motër Jona është shumë e mirë.

    - Nga është?

    - Kuçova.

    Trokitja e dikujt u ndërpreu bisedën.

    - Hyr! - thirri Erika.

    Jona hapi derën pa zhurmë.

    - Jeni mirë, vajza? Keni nevojë për ndonjë gjë?

    - Jo, Motër. Faleminderit! - ajo i buzëqeshi mirënjohëse.

    - Në rregull. Për çdo problem, më keni në kuzhinë. - Jona mbylli derën ngadalë.

    Antonela qëndroi për disa çaste me shikimin nga tavani i bardhë dhe mori frymë thellë e lumtur, që më në fund ia kishte dalë mbanë, të fillonte studimet në kryeqytet.

    E ndiente se ndryshimi i ambientit do t'i bënte mirë. Tirana do të ishte fillimi i lumturisë së saj. Tani gjithçka do të ishte më bukur. Kishte gjetur një vend të mirë, ku të jetonte, do fillonte studimet në degën e zgjedhur me vullnetin e saj dhe çdo gjë dukej se ishte në drejtimin e duhur.

    Jona ndaloi në korridor, kur telefoni në dorë u dridh nga një mesazh i sapoardhur.

    Zemra i rrahu më shpejt, kur lexoi emrin e Jerinit dhe mesazhin, që ai i kishte dërguar në WhatsApp.

    Jerini:
    Mirëdita!

    Instinktivisht u mat të përgjigjej, por ndaloi. Duhej të heshtte dhe t'ia bllokonte fare numrin, megjithëse një veprim i tillë i ngjante sikur ajo, duke bërë ashtu, do e lëshonte zemrën e saj në mes të zjarrit.

    Hyri në aplikacion, bëri, që askush të mos e shikonte, se kur ishte aktive, fshiu mesazhin e tij dhe numrin...

    - Kush po të shqetëson në këtë orë të ditës, moj Motër? - Emanuela i hodhi një shikim thumbues, ashtu si fjalët, që tha. Studentja kishte një shpirt tepër të lirë dhe energjik, të cilin e shprehte qartazi në sytë e saj ngjyrë ulliri. - Më thuaj mua, që të iki me vrap.

    Jona vuri buzën në gaz.

    - Më zhgënjeve pritshmëritë.

    - Jam plot me surpriza. - Emanuela nxori telefonin nga xhepi i majtë i xhinseve të saj. - Motër, shiko! Kam vendosur të bëj tatuazh këtë shprehjen; është në gjuhën hungareze. Si të duket?

    - E bukur, - tha mendimin e saj, ndërsa shikonte shkrimin në foton e treguar. - Çfarë do të thotë?

    - "Më trego, sa njeri i drejtë je, të të them, sa bukuri të vërtetë ke.".

    Jona u zbeh në fytyrë dhe ndieu peshën e fajit, tek i rëndonte më tepër në shpirt.

    Çfarë vret më shumë: të jesh një e huaj në jetën tënde, apo e humbur në një jetë të huaj?

    Më tepër vret të menduarit vazhdimisht, ndërsa vuan pasojat e zgjedhjes së njërit opsion, se çfarë do kishte ndodhur, po të kishe zgjedhur opsionin tjetër.

....vazhdon....

   
   
Ngjarjet dhe personazhet në këtë libër janë trillime artistike. Çdo përqasje është rastësi.

Continue Reading

You'll Also Like

1M 47.1K 100
Taekook Dark One Shrot⚠️ 18Plus 21Plus Wraning Rating မဖတ္ခ်င္ေက်ာ္သြား❗️ Taekook Dark One Shrot⚠️ 18Plus 21Plus Wraning Rating မဖတ်ချင်ကျော်သွား❗️
110K 3.6K 23
Ajo nuk trembej prej askujt.. por nje dite gjithcka merr kthese te papritur ...
248K 2.5K 13
အမေနဲ့သမီးအင်းစက်စာပေမို့လို့အသက််မပြည့်ပါကမဖတ်သင့်ကြောင်း ဖတ်ပြီးရင်လည်းအတုမယူသင့်ကြောင်းအသိပေးပန်ကြားလိုပါတယ်
65.7K 2.4K 25
Edhe une di te dashuroj! Te keqijte nuk mund te dashurojne! Askush nuk eshte i keq! Jeta eshte mizore me disa! Pra ti nuk je i keq?! Varet! Nga se...