🖤

156 19 24
                                    

Bashkë me ëndrrën...
Po shuhem si fund qiriu...
Qielli copëtohet
me mijëra copëza
të vuajtjeve të mija.

Bota më dha lamtëmirën
ndaj eca në rrugë të ngatërruara
shtruar me paragjykime.
Ndodhem në udhëkryq
të vdekjes shpirtërore
me peshën e vetëgjykimit.

Penguar, ashtu, me pranga
të ftohtë, akull
mundohem zvarrë
jetës ti bëj ballë.
Por fati kundërshton
dëshirën për jetes
Kacafytem me të
për pak liri-dielli

Qielli im i vrenjtur,
bubullon, shkrepëtim
rrufe dhimbjesh,
Dua vetëm dy sekonda jetën diellore

Only MeWhere stories live. Discover now