Prologu.

459 36 63
                                    

"Zhduku Nols!" U dëgjua zëri i saj, por këmbëngulës ai vazhdonte të qëndronte në anën tjetër të derës.

"Më dëgjo njëherë Analisë!" Ulëriti, grushtonte derën që bjondja nevrike nguronte ta hapte.

"Ç'të dëgjoj?! Hë, më thuaj! Me cilën gënjeshtër do e përqafosh shpirtin tim këtë herë, me sa puthje do më ëmbëlsosh? Më thuaj." Qeshi me ironi, por lotët e tradhëtuan duke u vijëzuar në fytyrën e saj të bardhë.

"S'është ashtu siç e mendon ti dreqi e marrtë!" Grushtoi për të fundit herë atë derë ku mbështetej trupi i saj i bërë krupsull nga dhimbja e ndërtuar nga gjestet e tij, që kish' plot dy muaj që i digjte kraharorin.

"E si është? Edhe mbrëmë kokëkuqja po i bënte shoqëri shtratit tënd, hë?"

"Analisë!" Emri i saj oshtiu, me peshë që i rëndoi në shpirt bjondinës trupvogël. "Hape derën!"

Mori frymë thellë, rrëmbeu ato grimca ajri për t'i sjellë mushkërinjtë e saj në jetë.

Me lodhjen mbi supe që padukshmërisht vizatohej në shpirtin e saj të fshehur rebel, u ngrit dhe hapi derën qetësisht.

"Çfarë dre.." Nuk e la të përfundonte, u sul drejt saj si një bishë e egërsuar.

Përplasi me inat buzët e saj pas të tijave, njëra dorë e tij rrethoi belin duke puthitur trupat e tyre në një.

Dora tjetër u ndërthur në flokët e saj, duke çoroditur jo vetëm të drejtën si qiri të tyrin, por edhe shpirtin e saj që torturohej nga ai.

"Mos guxo më bjondinë! Kuptove?" Frymëmarrja e tij përplasej në fytyrën e Analisës, aty ku e kafenjta e thellë vështronte me inat të qymyrtën e tij.

"M'u largo Nols!" Ulëriu, u mundua të shtynte trupin e tij të mirëformuar por asgjë.

"Vogëlushe!" Dora e tij e majtë u zhvendos dhunshëm për në mjekrën e saj duke afruar edhe më pranë buzëve të tij, të trëndafiltat e saj. "Do të hakmerrem për këtë." Puthi egër buzët e saj duke lënë një shenjë të vockël në to.

"Idiot!" Shtyu me forcë trupin e tij. "Ti nuk mund të ma bësh këtë Nols! Harroje! Nuk mund të vish e të më torturosh në këtë mënyrë sa herë të dojë mendja jote! Kuptove?" Toni i zërit sa vinte e rritej po ashtu edhe hapat e tij drejt saj që qëndronte me shpinë nga ai.

"Bjondinë pse më torturon kështu?" Zëri i tij ishte i ulët, rrënqethës për trupin dhe shpirtin e saj. Linte puthje të njëpasnjëshme në supin e zhveshur, torturë e ëmbël, e padëshirueshme për bjondinën sykafenjtë.

"Do divorcohemi!" Edhe këtë herë u mundua të ndahej nga trupi i tij, por dora mashkullore e Nolsit kapi me dhunë belin e saj duke bërë një rrotullim 360° për ta përplasur në kraharorin e tij të ngurtë.

"S'do ndodhë kurrë! Kuptove bjondinë?" Mimika e tij dukej e akullt, edhe sytë u egërsuan edhe më tepër. U duk sikur në të qymyrtën e tyre, një dëborë e bardhë me pëlhurë errësire mbuloi pastërtinë e tyre të zezë.

"Do ndodhë! E kam njoftuar edhe avokatin, tanimë do flesh në dhomën e miqve derisa të mbarojë gjyqi." Një forcë mbiu vetvetiu në brendësi të saj, duke mos i lënë sytë dhe zërin të thyheshin.

"Gjë që s'do ndodhë." Tha qetësisht. "Ti je e imja! Kjo s'do ndryshoj kurrë vogëlushe!" Këtë të fundit e theksoi mirë si për t'i treguar se nga ai, ajo s'do kishte një shpëtim.

"Shko tek kokëkuqja, ajo është e jotja!" Nënqeshi me ironi shumë pranë buzëve të tij, shikimin se uli për tek to se ndryshe një dreq do e shtynte nga brenda për t'i puthur keqazi me inatin që i vlonte në shpirt.

"Je xheloze?" Vështroi me ngulm sytë e saj, një milimetër i ndante buzët e tyre nga njëra-tjetra.

"Aspak." Këtë herë fjala i buroi si një pëshpërimë duke shtyrë edhe njëherë Nolsin t'i puthte ato buzë jetështuese.

  

Torturë Shpirtiजहाँ कहानियाँ रहती हैं। अभी खोजें