Sot erdha pak më herët...
Mendimet lënë fjetur në valle m'u zgjuan
E barkthari gjumë uritur mbet sërish
Djersët si dallgë mbi ballë u lëshuan
E shtrati më vend për mua nuk kish
Dhe erdha tek ti...
Djersitur mendimet i lashë duke pritur
Dhe thashë...me ty të hesht një cast...
Të ndez me ty dhe një cigare
Me tymin bashkë të ik pelin i natës
Të digjet ferri pa gjykatës
Ndërsa mëngjesi ushqehet me hënën tradhtare
Ja... zbardhi edhe dita
Po shkoj të fle kohën e mbetur
Sa jam xheloz për trëndafilat
Aromë të japin pa i prekur
Po shkoj...
Në valle të hedh mendimet lënë pritur
Mbi shtratin e zhveshur ku dielli bën ftohtë
Të trembem nga zhurma e heshtjes trokitur
E muret të shohin si rron një robot
Eja të puth të mermertën buzë
Të dehet shpirti mëkuar nga gjiri vetmisë
Në prehër të dhembjes le të bëhem muzë
Nën hijen e akullt të të heshturit qiparis
Fatbardh Lazaj
All rights reserved
20.05.2018
