U kryqëzuam sot,
dot nuk e shmangëm.
E ndodhi padashur,
u pame në sy,
ndodh gjithmonë rēndomte kur jemi të dy...
Shkarazi ule kokën,
për tu hutuar sadopak,
unë aktore e zonja,
nuk rashë në sy aspak.
Askush nuk dyshoi,
as me të voglën gjë,
e jona ishte sekret,
nuk e dinte asnjë...
Shume dyshuan,
por heshtën shpejt,
kur unë flutur nisa,
një tjetër jetë...
Je tundimi më i frikshëm,
ndjenjë e lënë në udhëkryq,
pa shpresa për drejtim,
pa mundësi,pa dëshirë
për rifillim.
I ke ndryshe syte sot i dashur,
nuk shkëlqejnë më si dikur.
I premtuam parajsën njëri-tjetrit,por nuk e arritëm kurrë.
Përplasmë fort prej muri,
ndëshkomë nëse bëra gabim,
që dashurova dikë tjetër,
teksa ti u ndryshke në shpirtin tim...
S'te shoh dot në sy gjatë,
kam frikë...
S'të buzëqesh dot si atëherë,
jam shuar...
Kam ndryshuar gjithçka isha,
sërish për të rifilluar.
Dhe këtë tonën e varrosa larg,
se pa më njeri me sy,
edhe pse miliona ëndërruan gjatë,
për ne të dy...
Harromë i dashur,
tutje shko.
Une jam tjetër sot,
jo me ajo...
---------------
Ishte vetëm një shikim i shkëmbyer,
ashtu rastësisht mes mijëra sysh
që qëndronin mbi ne.
Ishte vetëm një puthje e shkëmbyer,
gabimisht në kufirin mes realitetit dhe ëndrrës...
Dhe sot...
Tē kam lënë pezull në jetë,
pezull si pendimet,strukur cepave,
në shoqëri me mendimet...
Fragment i së kaluarës që turbullt më shfaqesh,shkarazi për të më trazuar...
Mbete iluzion në jetë,
ai i pakapshmi.
Mbete dëshirë në jetë,
ajo e pamundura.
Mbete pasion në jetë,
ai më i çmenduri.
E mjegullt të shoh,të ndjej...je ai...
Ai që gjithçka mbete,por kurrë ti...
YOU ARE READING
Pa titull
PoetryShkrime te shkurtra,poezi te shkruara dikur,tani dhe ne te ardhmen... Vargje te frymezuara nga ngjarje rastesore,njerez rastesore,te njohur e te panjohur...reale dhe ireale. Keto vargje jo domosdoshmerisht me perfaqesojne mua,ne fakt ne pjesen me te...
