Birra

310 25 13
                                        


- Tjetër?- pyeta.
-Po- u pergjigj shkurt dhe ndjeva frymëmarrjen e tij të parfumosur nga aroma e birrës.
- Ahh..Ju djemt.
- Ne djemt cfarë?
- E shikon shishen e birrës? - pyta teksa drejtova gishtin tregues ku kisha vendosur një unazë teneqeje me shtërmaqe se këmbët e komshies time qe shkërdhehej ne qoshe te pallatit.
- Po.- pohoi ai teksa erdhi rrotull zjarrit gjysëm te shuar.
- Epo dhe ne femrat të tilla jemi në syrin tuaj. Një shishe birre. Duhet ta kemi tupin të tille dhe të jemi të tilla. Si birra te freskëta dhe të pahapura! Ashtu iu shtohet me shumë etja, iu shtohet më shumë dëshira per ta kthyer me gëllënjka teksa ndjen freskinë e saj ne gishtërinjt e tu të shtrënguar fort mbi të nga frika se mos të rrëshket. E ndjen aq shume në atë gëllënjkë dhe e ndjen sesi ajo gjarpëron brenda teje. Dëshiron ta ndjesh sërish! E kthen dhe një herë. Akoma me furishem. Pastaj e përplas mbi tavolinë. Ashtu ndër duar e rrotullis. E shikon të përgjysmuar pavarsisht se ishin vetëm dy gëllenjka të vogla.Nuk te pritet,por vendos buzët e tua mbi grykën e saj dhe efekti fillohet te dobësohet. Nuk ka më grricjen e mëparshme. Shtembëron buzen,por dëshira për t'i shkuar ne fund nuk mungon. Fundja paguajte për atë birrë..- i hodha rërë zjarrit për ta shuajtur te gjithin. Gjërat e përgjysmuara ashtu si zemra ime me shkaktonin një lloj ndjesie që e vinte qënien time për poshtë
- Dhe? - më pyeti duke mos e fikur shikimin e shushatur.
- Dhe kështu ndodh dhe me ne apo jo? Ju premtoni shumë. Merrni shumë. Falni pak,më saktë nuk falni asgjë! Ju pëlqejmë ashtu të freskëta dhe të paprekura. Lëvizni cdo gurë,ndërroni qindra maska,duroni cdo poshtërim tonin,qëndroni si këlyshë nga mbrapa derisa të arrini tek ne. Dhe ? Epo dhe më pas filloni dhe mërziteni disi. Ndyshoni..Jojo ne fakt tregoni atë që jeni në të vërtetë. Nuk mjaftoheni sigurisht! Hidheni ne nje sulm tjetër. Etja e pashterueshme nuk të lejon dhe harron cdo gjë. Tani nje viktimë e shënjëstruar mirë është synimi jot,por mua nuk me lëshon. Akoma jo! Dëshiron të shkosh deri ne fundin tim pavarsisht se unë nuk jam më ajo që ti do! Për cfare me mban akoma? Për rezerve? Jo,aspak! Më mban,sepse te qarkullon ne kokë koha kur bëje gjithcka per te me pasur dhe sa shumë je munduar. Sigurisht që nuk do e lësh mundin të të hidhet si rreck diku tutje. Nuk ke aspak mëshirë. E atëherë kur kupton se tjetra ështe gati më lëshon nga kthetrat e tua te njollosura. Pastaj i rikthehemi fillimit të bisedës ku unë të pyes " Tjetër"

Krijim i bërë diku para një viti. Shpeshherë e ndjej veten të frymëzuar nga qindra mendime dhe ndjesi të cilat nuk puthiten me historin,por i hedh ne letër të bardh pa menduar shumë. Këto pjesëza dua t'i ndaj me ju, prandaj krijova UNË ❣🙈

UNËBağımlısı olacağınız hikayeler. Şimdi keşfedin