.1.

464 58 10
                                    

-Do te shkoje cdo gje mire nene...me premton ?!
-Te premtoj zemer...
Pas ketij premtimi jeta ime ndryshoi.Ishte fiks sikur te premtonim te kobshmen...premtim i pafajshem...premtim per te qene bashke...
I premtuam njeri-tjetrit dicka te madhe qe per ne s'premtoi gje...premtuam diten qe do shpernguleshim dhe sikur lidha nje fare shprese ne ate premtim per nje jete te mire por e kisha gabim...
Ishte dita qe do shpernguleshim per nje mije arsye...kishim gjetur nje shtepi larg qytetit ku ishim pasi jeta u be e paperballueshme sipas fjaleve te prinderve...kisha kaluar plot 10 vite te mira ne shtepine qe sot do e lija pa vullnetin tim,pa deshiren time.
Kisha cdo gje ketu...femijerine,kujtime dhe heroizma...me kujtohet kur ndihmova nje vajze nga keputja e kembes...kishte ngecur ne nje pjese metalike tek varrezat e makinave kur shkonim per te gjetur me
gjasme thesare...por fundja te gjitha keto do varroseshin per here bashke me cdo gje tjeter ne mendjen time...
Epo e mira ishte se premtimin qe beme nuk e shkeli asnjeri prej nesh por ne te njejten kohe nuk u mbajt kurre...
Plackat ishin te gjitha te sistemuara ne makine...isha ulur ne pjesen e pasme te saj dhe syte ishin ngulur tek foleza...sikur po lija nje person...
Prinderit ishin jashte dhe flisnin me pronaret e rinj por zeri i tyre thjeshte shperndahej ne ajer dhe nuk arrija ti perceptoja mire dhe paster fjalet e tyre...me vinte te ulerija me sa kisha ne koke dhe te ndaloja ate qe po ndodhte...por femijet nuk mund te bejne asgje dhe sidomos kur behet fjale per punet e te rriturve...
Biseda u finalizua me nje shtrengim duarsh prinderit e mi u futen ne makine...kaq ishte...syte nuk e mbajten me ngarkesen e loteve dhe i lashe te rridhnin lehte ashtu sic lash une shume gjera...
Makina filloi te ecte...pavarsisht se ajo qante perpara mendja ime ngeli pas...dy veprime te kunderta ne sinkron...do filloja kapitull te ri ama me kujtime te vjetra...
Gjithcka filloi te fshihej pas kthesave,rrugeve,ndertesave te tjera...keshtu ishte te hapje nje kapitull te ri..?!
Ca kthesa...ca kilometra me tej dhe si pa kuptuar je ne nje kapitull tjeter...ne nje skenar te nje regjizori tjeter por ama i vjetri aktor...i njejti rol...?!
Zor te ishte keshtu...
Kisha fjetur ca rruges kur makina ndaloi dhe ashtu pergjumshem hapa syte e mi...pashe nenen time qe zbriti bashke me motren time qe e mbante ne krahe qe sikur mua edhe ate e kish zene gjumi...
-Eja zemer,-me thirri ajo tek hapi deren e pasme te makines
Le te ndihmojme babain te cngarkoj plackat...
Ashtu sic isha ende jerem,kruajta syte dhe belbezova "me mungon"...
-Aj zemer,e di,ashtu ndihem dhe une por ndonjehere per shume arsye duhet te heqim dore nga disa gjera...
-Ama une nuk do heq dore nga gjerat qe dua,-thashe duke lene ca lot te rridhnin
-E di kete biri im...ti do behesh djale i madh Persival...nje djale i madh,-tha ime me dhe me kapi gushen
Befas filloi te frynte nje ere e lehte...sikur kjo ere mori fjalen e nenes sime me qellimin per ta bere realitet...era e ndryshimit,per mua,filloi te frynte ashper...

My other self (Vetja ime tjeter)Hikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin