14

469 34 0
                                    

Cfarë e ka sjellur atë deri në këtë gjëndje sapo merr frymë por është i vdekur?? Po i merresh fryma kështu shkon lartë tek tarraca.

Xhekson's Pov
Për të shpëtuar jetën e Liamit duhet t'a hap sërisht plagën time e cila nuk është mbyllur akoma. Hyrja ime në këtë shtëpi është vërtetë thika që i ngula vetes sime. Që në hapin e parë që hodha për t'u futur brenda në shtëpi, më përplaset aroma e saj që ishte e kapur fortë nëpër mure sikur po më priste mua. Kujtime e bukura me të ma thubojnë zemrën për t'a përfunduar me kujtimin tim të fundit me Katalean. Nuk po arrijë të marrë dot frymë, e kam të pamundur kështu vendos të shkoj lart në tarracë por më parë duhet të paralajmërojë këtë Angel për diçka:

"Angel shiko. Mos e Kalo kufirin tënd , mos shko tek ajo dhoma se këtë herë askush nuk mund ta shpëtoj jetën tënde"

"Në rregull, nuk kam pse të shkoj tek ajo dhomë" thotë me shumë frikë Angel.

Askush nuk mund të hyjë në atë dhomë, ja ku jam lart në tarracë. Me mendimin se mund të merrja pak ajër të pastër por e kundërta ndodhi. Në cdo cep të shtëpisë më shfaqet Katalea, ulem diku aty në tarracë, këmbët e mija ndodheshin në ajër, ku shumë lehtë mund të bija nga këtu.
Jeta është kaq e padrejtë, ma mori dashurinë time e më thotë dashuro përsëri, si mund të dashuroj sërisht!?
Nxjerr telefonin nga xhepi , kisha nevojë ta shikoja Katalean, po dua të vuaj më shumë, nuk dua që dhimbja mos të mbarojë asnjëherë. Duke parë disa fotot të saj më shpërthejnë lotët, disa lotë bien në telefon.

"Xhekson zemër" Ky ishte zëri i Kataleas

"Katalea" Kthejë kokën me shpresën se ajo do ishte aty, por jo ishte thjeshtë imagjinata ime. Ishte dëshira ime për të dëgjuar zërin e saj.

Papritur shfaqet kënga jonë "Nothing gonna change my love for you", i habitur se nga po vinte kjo këngë shtojë lotët. Kënga po vinte nga kuzhina, zbres poshtë me shpejtësi, doja t'a zbuloja se kush e coi këtë këngën, jam si një fëmijë që besoj kot në ëndrra të parealizueshme.

"Kjo këngë!?" i them Angel, e cila rri e ngrirë sapo më shikon mua.

"Ummm"

"Ti e cove këtë këngë" bërtas më fortë.

"Është zilja e telefonit tim" justifikohet Angel

PoV Angel
Blackbird zbret si i cmëndur por më shumë i lënduar. Pra dhe një mashkull mund të vuaj kaq shumë e të qajë për dikë !? Sepse sytë e tij e tregonin qartë që kishte qarë. Vjen drejt meje si ajo stuhia që nga momenti në moment do shpërthejë dhe më thotë:

"Kjo këngë!?"

"Hmmm" Çfarë kjo këngë mendohem me veten.

"Ti e cove këtë këngën" bërtet fortë, po frikësohem nga sjelljet e tij.

"Është zilja e telefonit tim" i'a shpjegoj atij, më merr telefonin nga dora e përplas fortë në dysheme, duke e thyer telefonin tim. Nuk mund t'i duroja dot këto sjelljet e pajustifikuar të tij. Si mund të flas tani me Robertin!?

"Cfarë i bëre telefonit tim !? A je në rregull ti apo ca?"

"Mos t'a dëgjoj më atë këngë kur unë jam këtu"

"Ti ke nevojë për një psikologe se nuk je në rregull"

"Mos fol më shumë"

"Këtë di të thuash ti, mos fol mos bëj këtë. Si do flas tani me Robertin unë?"

"As më intereson asgjë për ty. Ti do heqësh atë dreq artikullin dhe kaq mori fund. E do largohesh nga këtu"

"Nuk do t'a heq." Po debatonim me zë të lartë, jam e mërzitur me të por diçka tek ai ka. Është një barrë që e mban për brenda.

ᗷᒪᗩᑕKᗷIᖇᗪ ✓Where stories live. Discover now