12

511 34 2
                                    

Le të kthehemi tek situata, pra sic po ju thoshja tek këto filma kam parë sesi mund të lirojë këmbët e mija prej zinxhirit. Kështu është momenti i duhur për t'a provuar, marr karficën që ndodhesh tek flokët e mija dhe që ishte shpresa ime e vetme. E drejtojë atë, duhet t'a bëja fiks si ata që i hapin prangat e policisë nëpër filma. Shit, yessss funksionojë, jam e lirë tani. Problemi qëndron sesi do i shmangem dy rojeve që po qëndroj tek dera !? Mendo Angel.

"Mbarova" i them atyre ndërsa ndodhesha pas derës me pjatën në dorë.

Një prej tyre hyri dhe e godas në kokë, ishte n goditje e lehtë por që e trullosi pak. Aq pak sa më dha mundësi disa sekonda për të vazhduar aksionin tim. Roja tjerë hynë dhe e godas fortë në vëndin e tij më të dobët pasi kjo ishte i vetmi shpëtim që kisha.
Zbres shkallët me një shpejtësi marramendëse e fshihem për një cast poshtë shkallëve që mos t'më shihnin rojet e tjerë.

"Vajza u arratis, kapeni atë" Dëgjoj dy rojet nga kati i dytë që bertisni për mua.

Të gjithë rojet për çështje sekondi u përhapen në të gjithë ambientin e shtëpisë, dreq nuk mund të shkoja dot tek dera. Dera e një dhome që kisha përball ishte e vetmja mundësi që kisha. Pa më parë askush futem tek kjo dhoma, sapo futem përplasem me një gjë të fortë. Ajo gjëja e fortë në faktë ishte kraharori i një djalit që ndodhesh përballë meje gjysëm i zhveshur, i veshur thjesht me n Pal tuta të zeza. Largohem nga ai e nuk mund t'a shikoja në sy pasi isha skuqur dreq. Ngre sytë për t'u përplasur me shikimin e tij dhe duhet të nxitoja pasi së shpejti ata do më kapnin.

"Më fal , më fal që u plasa me ty. Ngatërrova dhomën dhe padashje u futa këtu. Shiko unë nuk të njoh fare ty, e as ti mua por unë jam një vajzë e mirë. "

"Gjejeni vajzën" Dëgjoj rojet tek i thoshnin njërit tjetrit.

"Ummm, ca po thoshja. A po, jam një njeri e mirë kështu që unë duhet të largohem nga këtu. Nuk dua që BlackBird, ai tipi t'më vrasi. Ja si thua ti? Vritet femra thjeshtë për një artikull të thjeshtë." Djali që qëndronte përballë meje nuk po reagonte , thjeshtë më shikonte në sy. "Po të them edhe ty që shpëto prej BlackBird sa je në kohë.
Po të them edhe ty që shpëto prej BlackBird sa je në kohë."

Po i thoshja 100 fjalë në sekond ndërsa ai nuk më fliste fare. Kisha disa momente që mendoja se mos është memec dhe nuk kupton asnjë prej fjalëve që po i them 🤔. Aty kishte një dritare e cila ishte e hapur , dera e shpëtimit tim nuk ndodhet shumë largë prej meje. Hedh e një shikim të fundit atij , humbem në atë shikim duke menduar se diku i kisha parë sytë e tij. Pse më duken aq të njohur sytë e tij!? Ç'rëndësi ka kjo tani, duhet të mendoj vetëm për arratisjen time.

"Hej, a më dëgjon. Hej po largohem unë dhe të uroj fat ty në arratisjen tënde:- thotë Angel."

#autor

Angel hynë në një dhomë pa menduar se tek kush dhomë po hynte, a ishte vërtet ajo dhoma e shpëtimit të saj ? Angel përplaset me një djalë të panjohur për të por që shikimi dhe sytë e tij i dukeshin si të njohur. Vërtet i panjohuri do e shpëtonte atë apo mund të ishte personi që Angel nuk donte t'a kishte përballë tani? Pikërisht tek dhoma që mendoi se do gjente shpëtimin e saj ishte pikërisht dhoma e rrëmbyesit të saj ose le të themi më mirë të atij që dëshironte t'a vriste, të BlackBird.

Çfarë do ndodhi me përplasjen e tyre ? A do arrijë të arratiset Angel prej vrasësit të saj dhe t'i kthehet jetës së saj normale !? Të kthehet tek njeriu që ajo dashuron??

Angel's POV

Po shkoja drejt dritares kur papritur më kap prej krahut dhe më përplas fortë pas murit. Ndodhesh para meje e shumë afër, ishte djali i parë që mund t'më ishte afruar aq afër me mua, shit. Shikimi i tij ishte aq i frikshëm sa më kujtoi BlackBird, dreq ai është BlackBird. Pse dreqin nuk e kuptova më shpejtë këtë gjë, budallaqe.

ᗷᒪᗩᑕKᗷIᖇᗪ ✓Where stories live. Discover now