Nje çast (shqip)

بواسطة 29ng05

53.2K 4.5K 1.3K

Te mesosh te jetosh ndonjehere eshte me e veshtire sec duket. Te jetosh vertete do te thote te hidhesh e sigu... المزيد

Prolog
I - II - III
IV
V
VI
VII
VIII - IX
X
XI - XII
XIII
XIV
XV
XVI
XVII - XVIII
XIX
XX
XXI
XXII
XXIII - XXIV
XXV
XXVI
XXVII
XXIX
XXX
XXXI
XXXII
XXXIII
XXXIV - XXXV
XXXVI
XXXVII
XXXVIII
XXXIX
XL
XLI
XLII
XLIII
XLIV
XLV
XLVI
XLVII
XLVIII
XLIX
L
Epilog *1
Epilog *2

XXVIII

965 104 25
بواسطة 29ng05

Pamja e qytetit ishte e mrekullueshme, me dritat e zbehta qe shtriheshin deri larg, por edhe me te mrekullueshem ishin syte e Eriseldit, aq ekspresive, te frikesuar, te merzitur por dhe te lumtur ne te njejten kohe. Nje kombinim i cuditshem per dike qe do te largohej te nesermen, per dike qe luftonte nje semundje te rende qe cdo vit merrte jeten e mijera personave me gjakftohtesi.
Do te largohej.... Arsela e dinte qe ajo dite do te vinte, por ndjeu nje peshe te rende qe shtypi zemren e saj kur ai i peshperiti 'neser'. Do te largohej te nesermen. Deshironte ta ndjente prane vetes per aq gjate sa mundej prandaj pa e menduar gjate, pa stermenduar sic bente cdo here duke shkaterruar bukurine e te rastesishmes, hodhi krahet e saj rreth tij, e perqafoi me nje levizje aq te guximshme.
Ai do te largohej, te nesermen Eriseldi do te ishte vec nje kuptim, i pakapshem.
- Cfare bera per te merituar kete perqafim? - pyeti ai i habitur por Arsela zgjodhi te heshte.
Asgje, nuk bere asgje. Ti thjesht e meriton, deshironte ti thoshte. Nuk ke nevoje per veprimet pompoze, per tufat e trendafilave per te merituar nje buzeqeshje. Ti ekziston dhe kjo eshte dhurata me e bukur.
- Kam filluar te mendoj qe ndoshta duhet te te shaj me shpesh. - shtoi ai i buzeqeshur. Buzeqeshje me te cilen infektoi edhe Arselen sikur te ishte nje virus.
- Kujdes, mund te te fitojne edhe ndonje shpulle. - kercenoi ajo duke deshtuar ne rolin e vajzes se rrezikshme dhe te eger.
-Do te me vulosesh fytyren me ndonje njolle te zeze meqe do te largohem neser apo jo? - dhe me ate pyetje i kujtoi serisht faktin qe ky ishte takimi i tyre i fundit, ky ishte nje nga castet e fundit qe do te ndanin me njeri tjetrin. Me pas, asgje...
- Une nuk jam e dhunshme. - informoi ajo teksa mbante koken mbeshtetur ne supin e tij te gjere.
- Nga forca me te cilen po me perqafon, po me shtrydh, do te thoja te kunderten. - foli teksa hiqej sikur kishte veshtiresi ne frymemarrje.

Arsela u shkeput prej ti menjehere dhe nen ze i kerkoi ndjese perpara se te fokusohej serisht ne pamjen e bukur te qytetit, e cila per nje cast ishte harruar nga te dy ata.

- Nuk e thashe qe te largoheshe prej meje. - tha Eriseldi teksa afrohej prane saj per te vendosur krahet e tij rreth Arseles. - Nese do te kisha mundesi do te zgjidhja te te perqafoja pambarimisht. Dhe ndoshta do te ngjaj si nje manjak, por ti me ben vertete te ndihem mire. I kuptuar. Plot shprese. - peshperiti butesisht fare prane veshit te saj.

Arsela heshti, pa ditur si ti pergjigjej. Jo, nuk kishte fjale te cilat mund te ishin aq te bukura sa ato te Eriseldit. Ai dinte te thurrte edhe fjalet me te zakonshme, te qendiste mendimet e ndjenjat e tij ne ate menyren aq magjepese qe vetem ai e njihte. Cdo fjale e Arseles, cdo pohim apo falenderim do ishte i tepert. Prandaj ajo zgjodhi te heshte dhe te shijonte ate cast, te shijonte prezencen e Eriseldit aq prane saj dhe per nje cast zgjodhi te fshinte cdo ndrojtje, cdo frike apo kujtim te Frenklit nga mendja e saj. Ajo mund ti falte atij shprese, ndersa ai i falte asaj dicka me shume, liri.

- Ndonjehere mendoj qe u njohem ne castin e gabuar dhe te njejten kohe ne momentin e duhur. Paradoksale e di. - dhe qeshi nen ze.

-Me pare, kur po me tregoje per Frenklin dhe njohjen tuaj, deshiroja aq shume qe te kisha qene pjese e jetes tende qe atehere, te te kisha shpetuar prej tij dhe rrjedhimisht lendimit qe ai te dhuroi tani. Por ne te njejten kohe nuk do te kishte qene e njejta gje. Une do te kisha qene adoleshenti ende ne kerkim te aventurave, ne fund te fundit jam nje djale si tere te tjeret, dhe nuk do te te kisha vleresuar sic bej tani. Kurrsesi me mendjen time djaloshare nuk do te te kisha njohur sic mendoj se te njoh tani. Atehere do te ishte vajza e mire qe do dashuroja, ndersa tani je dicka me shume, tani je shpirti im binjak, je gjysma ime e munguar. - mori fryme thelle dhe pas asaj pauze te shkurter vazhdoi te fliste.

- Ndoshta po te tremb me 'rrefimet' e mia por kam nevoje te me degjosh, te degjosh zemren time teksa mundohet te te flase mes fjaleve kaq te thata. Ne keto pak dite kam filluar te te dua. Kam mesuar te dashuroj si kurre me pare, nje dashuri qe vetem ti e zgjove brenda meje, qe mendoja se sishte vecse nje genjeshter e bukur e librave dhe filmave.

- Ti je femra perfekte per mua, ti je ajo qe mesove qe mjafton vetem nje cast per tu dashuruar perjetesisht. Dhe gjeja e fundit qe dua te bej eshte te largohem prej teje, por te premtoj qe do te luftoj per te jetuar, do te luftoj per nje pafundesi castesh me ty. Dhe e di qe te lodha, por Arsele kam nevoje qe te degjosh edhe dicka te fundit. Te dashuroj. Dhe kam nevoje te te kerkoj edhe dicka te fundit ndonese egoiste. Me prit. Me prit dhe teksa me pret ruaj zemren time dhe ushqeje me ngrohtesi sic vetem shpirti yt i paster di te beje.

Nje tjeter pauze te cilen Arsela e shfrytezoi per tu mbushur me fryme, per te zgjuar trurin e saj, per te vene nen fre zemren capkene qe rrihte si e cmendur.

- Dhe nese ndonje kalimtar do te na degjonte, do te degjonte nje tufe klishesh, por jam e sigurte qe ti arrin te degjosh shpirtin tim pertej monologut tim te denje per nje liber romanti. - dhe me delikatese ngriti koken e saj me doren e tij , ne menyre qe syte e tyre te ndesheshin serisht. - Dhe nuk do te lexoj me asnje liber romantik ne jete, e nisa dhe e perfundova me ato te dy qe ti me dhe. Por deshiroj ta shkruaj nje, me ty. - dhe pa pritur per pohimin e saj, pa pritur per nje reagim, pa pritur qe sekonda te tjere te treteshin ne terrin e kohes se shkuar dem, e puthi. Serisht. E puthi i lire nga pesha e largimit te tij dhe i lire nga ndjenjat qe mundohej te fshihte dhe te groposte. Ajo tashme dinte gjithcka, Arsela tashme njihte dhe zoteronte zemren e tij te cilen vete prekja e saj e kishte ringjallur.

واصل القراءة

ستعجبك أيضاً

376K 17.2K 65
Love is a thing that if you'll find, never can see it but you will meet this nearly or by chance.
150K 16.7K 122
💥New BL ဒါဒါတို့ရေ... ရှေးခတ်ကျေးလက်တောရွာကို ကူးပြောင်းမှ ကြိုက်ပါတယ်ဆိုတဲ့ဒါဒါလေးတို့အတွက် အသစ်လေးလာပါပြီ .... ရှားပါးတဲ့ MC Gong ပါနော် Gp လေးက...
98K 3.8K 50
Ai humbi ate ..Te vetmen femer te jetes se tij . Ai humbi engjellin e tij . A do mundet serisht te dashuroj ... Cfar do ndodh pas kthimit te tij pa...
341K 18.6K 56
A Love Story ( Own Characters ) ဘုဏ်းဇေယျာကျော်xရှင်းသန့်တည်ကြည် " မင်းသားလေး...မင်း ငါ့အပေါ် သိပ်သဘောကောင်းတာပဲ၊ ငါ့မေမေကပြောတယ်၊ အသက်ကြီးလို့ လက်ထ...