Historia e trete

93 8 3
                                    


Në errësirën e natës vazhdoja të ecja pa e ditur se ku po shkoja. Vetë jeta ime është pa drejtim. Ndaloj sepse isha e rrethuar nga disa demon, të cilët ishin më të zi sesa vetë errësira, sytë e tyre të bardhë ishin të mëdhenj. Sytë e tyre shkëlqeni. Por a mund të shkëlqejnë sytë e një demonit?
Mund të vrapoja, të ikja nga aty, të bërtisja për ndihmë, por asnjërën nga këto nuk bëra. Qëndrova, të tjetër u larguan, të gjithë ikën. İkën sepse demoni i vërtet isha unë dhe jo ata.
Kjo isha unë.
Një demon. Pasi kuptova se kush isha në të vërtetë, zgjova që t'a jetoja jetën në heshtje.
Heshtje
.
E humbur në një botë tjetër. Në një botë më mizore se bota e vërtet. Në një botë ku takohesha me anët e mia më të errëta. Në një botë ku dashuria nuk ekzistonte por vetëm luft. Luftë me veten time. Luftonim për të jetuar por të dy humbëm në fund dhe heshtja mbizotëroi sërisht.
Në fëmijëri kam qenë një person që më shumë dëgjoja sesa flisja. I ashtuquajturi fëmij i urtë. E vërteta ishte që dëshirqë dëshiroja të flisja por e kam patur shumë të vështirë. Askush nuk e kuptonte këtë vështirësi por më bullizuan. Më bullizuan për vështirësinë që kisha, u bëra shënjestër e tyre. Flisja me zë të lartë, jo atyre por vetes sime. Përse gjithmon duhet të flas me veten?
Përse ky zë i brendshëm nuk del asnjëherë jashtë?
Kam frikë dhe si tingëllon zëri im. Isha thjeshtë 6 vjeç kur mendova për herë të parë që diçka nuk shkonte me mua, që isha fajtore. Fajësoja veten. Qëndroja në hije. Por cili mund të jetë faj i një 6 vjeçares, e cila shkon në shkollë e lumtur pa e ditur se ai vend do kthehesh në një ferr. Si ditët kalonin, ashtu kalonin edhe vitet. Gjatë viteve të shkollës doja të ndryshoja por isha sërisht po e njëjta ajo 6 vjeçare. Pas mbarimit të gjimnazit, hapa një kapitull të ri të jetës. Vendosa që këtë kapitull të jetoja ashtu si unë vërtet dëshiroja, të ishte kapitulli im. Faqet e para më bënë vërtet të besoja se jeta ime po ndryshonte. Kisha krijuar shoqërinë time, po vazhdoja stustudimet. Por ishin thjesht faqet e para, gjithçka u rikthye siç ishte. U riktheva në realitet. Ëndërrova për ndryshim, për lumturi. Por ëndërrat marrin fund pasi zgjohesh. Lumturia nuk është për mua. Kam frikë të jem e lumtur sepse diçka do ndodh. Jeta po më tërhiqte fortë drejt errësirës së saj sa s'po e kuptoja nëse ishte vdekja apo jeta, aq e errët ishte.
Familja ku gjeja pak dashuri, u shkaterrua. Prindërit e mi, kishin filluar të debatoni. Mbyllja veshët sikur të isha një fëmijë i vogël, e urreja atë që po përjetoja. Do të doja që prindërit e mi të ishin ndarë por babi na braktisi.

Iku.
Na braktisi.
Braktisja e babit në shkatërroi por jo sa ajo çfarë na bëri babi. Humbëm gjithcka, përfshi e shtëpinë për fajin e tij. Duhet të paguaja për borxhet e tij. Për borxhet që kishte marr për të luajtur kumar.
Luante kumar ndërsa unë studioja deri në mëngjes që të merrja shkollën me bursën, që prindërit e mi mos të paguani për shkollën. Luante kumar ndërsa unë punoja dhe studioja njëkondërsa unë punoja dhe studioja njëkohësisht sepse s'doja të isha një rëndesë për prindërit e mi.
Ishte aq i pafytyrë sa të gjitha borxhet i kaloi në emrin tim. Përgjegjëse për borxhet e babit tim, isha unë.
Në sytë e mamit shikoja zhgënjim, zhgënjim për familjen që ajo më dha. Por nuk ishte faj i saj që burri që dashuroi nuk diti të ishte një baba. Të ishte një baba që di të kujdeset për familjen dhe vajzën e tij. Lotët në sytë e mamit më shkatërroni. Babi nuk i meritonte lotët e saj. E varrosa dhimbjen brenda thellë vetes, duhet të isha e fortë. E fortë për mamin. E fortë që të kalonim këtë periudhë të vështirë. Por e vërteta ishte shumë ndryshe, nuk isha aspakt e fortë.
Të dhemb
.
Por vazhdoja të luftoja. Të buzëqeshja sikur jeta më kishte falur vetëm lumturi. U përpoqa që t'i riktheja pak buzëqeshjen mamit, duke fshehur ndjenjat dhe qarjet e mia. Të dyja bashk, i'a dolëm që të kalonim këtë periudhë të vështirë të jetës sonë. Gjithçka e bëra për ty mami. Arsyeja për se jam duke marse jam duke marrë frymë je ti sepse jeta më ishte kthyer në makth. Jetova 5 vite në makth. Mu deshën 5 vite që të paguaja të gjitha borxhet e babit që nuk u kujtua një ditë t'më shkruante. A jam gjallë apo e vdekur? As për këtë s'donte t'ia dinte.

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Nov 02, 2023 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Teme e lireWhere stories live. Discover now