Historia e dyte

68 7 2
                                    


"Dikush diku po lutet që të ketë të paktën një nga gjerat që ti ke tani. Mos i merr si të mirëqena bekimet e tua." Hap syte ne mengjes e ajo cka shoh prane meje eshte femija im, djali im, . Me qesh shpirti e me gjithe zemer falenderoj zotin qe ma fali. I puth ballin e ndihem me fat vertet se pas kaq shume veshtiresive ia dola te kem famijlen time sot...

 Duhet te cohem, te behem gati, kerkoj me dore telefonin tek komedina ngjitur te shoh oren e qenka heret akoma... Ora ska vajtur akoma 7 e mengjesit , ashtu sic jam shtrire ende ndjej docken e vogel te birit tim qe me perqaf ashtu sic eshte neper gjume dhe nuk me behet te ngrihem por vendos te rri e pak...

 Vendos te hyj ne rrjetin tim social dhe kudo ku hedh syte kjo zemer po me dhemb... Jasteku mu be gur e zemra mu be cope.. Oj bote mizore... Ku po shkon keshtu??? A ja vlen te jetohet ne kete bote shurdhuese dhe verbuese ?! Bombardime qe skane fund, shkendija zjarresh qe nisin e marrin fuqine te perhapen, shtellunga tymi qe ngrihen deri ne skaj te qiellit.. Shume te vdekur , shume te percare. Femije te plagosur, te mbuluar me pluhurin e betonit te rrenuar, trupi i tyre i vrare vende vende plot gjak ende i njome... Ah syte e tyre te frikesuar, te shembin boten ne koke, sa dhimbje kane ata sy, sa lot qe derdhen njeri pas tjetrit e te sosur skane... Ne vend te ninullave heshtin femijet me zhurmen e bombave. Lufta nuk eshte per femijet e as per grate, jo aspak! Ata nuk e kane vendin atje, zemra e tyre nuk i perballon ato trauma e ato mizori te njerezve te paskrupullt te etur per fuqi..

 Oh sa e dhimbshme per dreq... Nje nene e re po vajton mbi femijen e saj te vdekur mbi germadhat e shtepive te shembura... Qan e qan per fatin e saj te zi, se ne vend te qefinit te bardhe ka mbuluar koke e kembe te voglin e saj me carcaf te zhgaravitur emrin e tij ne te. Njeri ne krah ta ngushelloje nuk ka se te gjithe po vrapojne te gjejne trupat e pajete te njerezve te tyre qe vetem zoti e di ku jane zoti e di ku jane e cilet jane...

 A ka me te gje me te rende se sa te vrasin femijen ne krahet e tu??? Oh zot, a kane zemer ata qe po e shkaktojne kete? Imagjinoje sikur te jetoje atje per nje moment.. Nje tjeter nene dergjet e vdekur ne barrelen e spitalit, po ai femije prane saj cfare do aty? Oh mos,qenka i saj, qe nuk i ndahet. E sheh me aq imtesi nenen e tij e i kerkon ndihme kush kalon ta ndihmoje tia hapi syte se te birin nuk e degjon aspak. Ai ka nevoje per te, eshte i vogel, e kjo barre per te eshte shume Teper per tu mbajtur ne kurriz.

 "Oj nena ime, mos me ler vete, mos me ler ne duart e vrasesve. Ti je rende e plagosur ne trupin tend e une akoma me rende ne zemer dhe ne shpirt.. Oj nena ime , kjo merzi nuk po me ndahet e lotet spo me ndalen. Afrohen e me perqafojne, e me japin kurajo se ti do sherohesh, por une e di o nena ime qe ata shume bukur dine te me genjejne.." Ja tek vjen nje infermier per ta derguar trupin e saj ne morg, po ai femije ku do shkoje tani??? Lotet e nje jetimi te therrin ne shpirt, e per te paska qene e shkruar qe te rritet para kohe, por sa peshe mund te mbaje shpina e tij e sa fuqi mund te kete trupi i tij ti beje balle kesaj fare te keqeje??

 Një ndihmës mjek mban një vajzë që qan e nxjerrë nga rrënojat pas bombardimit. Një grua palestineze me vajzat e plagosura që presin në spital. Qindra persona te marre rob nga ata e per fatin e tyre sdihet asgje. Te te largojne nga atdheu yt, nga shtepia jote??? Jane te shumta arsyet per tu larguar, te ikesh nga ata qe duan te te vrasin, por jane shume te paketa mundesite per ta bere kete ... As para nuk kane e as vend ku te shkojne nuk gjejne ... Jane futur brenda nje kutie te tejdukshme qe gjithcka se cfare behet shihet por dalje nuk ka... Nuk del askush t'u zgjasi nje dore, nuk po iu jep askush nje mundesi te dalin nga ai makth ku per ta me pare ish gjithcka e tashi mbeti vetem gur e hi .... 

Vrapojne e vrapojne per te ikur a per ti ardhur ne ndihme njeri tjetrit Mu nderpre interneti pjesen tjeter do iua dergoj me vone se nuk eshte e ploteti ardhur ne ndihme njeri tjetrit e ne fund vete mbesin pa fryme. Te traumatizuar? Pooo! Te frikesuar? Pooo Ne meshire te fatit? Poo Shpirtin e lane tek oxhaku i babës e zemren të këmbët e nënës. Lotët rrugëve të vendlindjes bashkë me kujtimet. E mendja si pa adresë po bredh kudo nëpër botë. Këmbët s'u ndalën kurrë në kërkim të një shtegu e sytë nuk panë më para, me shikim mbrapa kanë mbetur. Trupin të plotë nuk e ndjejne më, prej kur në njëmijë pjesë jeta e ndau... Fundja të gjithë jemi njerëz, mund të duash, mund të të marri malli, mund të qash... Por këto nuk tregojnë që ti je i/e dobët, jo, jo! Këto janë ndjesi që të kujtojnë se ti je NJERI. Rënkimi ka pushuar në këtë botë të heshtur.. Pa pajisje, pa rrymë,pa ilaçe, pa karburant.. Pa asgjë... Vecse dëshmorë kudo. Ku po shkon keshtu kjo bote??? Eee??? A kaq shpejt iu shua njerezimi njerezve perbrenda? A kaq lakmitare, ziliqare e arrogante u beme ne sa nuk na shohin syte asgje, e nuk po ndalim te keqen por po shuajme te miren, te ardhmen...??

Teme e lireWhere stories live. Discover now