Varsja e diamantit

De JeSuisSara

33.4K 2.2K 612

Pershendetje, tokesor! Kjo eshte historia ime e pare dhe nuk e kam idene fare se ça do nxjerr nga kjo. Gjiths... Mai multe

Personazhet kryesore
I - Inagurimi
II - Dergesa
III - Gabriel
IV - Z.Espasito
V - Unaza me rubin
VI - Rrefimi
VIII - Lorenzo
IX - La famiglia
X - Artistja e re
XI - Toleranca
XII - Makina
XIII - Misioni
XIV - Nje njeri i bezdisshem
XV - Shenimi
XVI - Vizita ne Gjermani
XVII - E diela
XVIII - Balloja
XIX - Nata
XX - Familja ne Paris
XXI - Garazhdi
XXII - Dritarja
XXIII - Pamjet
XXIV - Mengjesi
XXV - Dyert
XXVI - Parashikime
XXVII - Takimi
XXVIII - Te vertetat
XXIX - Kthimi
XXX - Te reja te tmerreshme
XXXI - Tre
XXXII - Nje frike
XXXIII - Ditelindja
XXXIV - Nje kujtim
XXXV - Telefonate
XXXVI - E merzitur
XXXVII - Bianca
XXXVIII - Vajzat
XXXLX - Te dhena
XL - Nje gezim
XLI - Liliana
XLII - Nje barre me pak
XLII - Endrra
XLIII - Shprese
XLIV - Marko
XLV - Letra
XLVI - Jane ketu
XLVII - Dolen
XLVIII - Loja
XLIX - Ci si sente cosi bene...

VII - Njeriu misterioz

833 52 32
De JeSuisSara

*Serena*

"Mos bej te padituren.Me trego per ty dhe njeriun misterioz."tha Teodora.

"Epo...ja....ummm...."nisa te belbezoj sepse nuk dija cfare t'i tregoja.

"Umm...emmm....bel...bel..bel.Boll me belbezime.He pra me trego co gje, fije per pe."

"Dakort..."dhe i tregova Teodores per heren e pare qe e pash.

"Uuuuu me duket se qenka dashuri me shikim te pare!Hahahah"

"Nuk eshte dashuri!Ndoshta...terheqje fizike?"

"Dakort...e zeme se quhet keshtu, po naten e ankandit?Hehe...mua nuk me shpeton gje!"

"Kur u ndava me ty per te pershendetur Z.Espasito, ai me prezantoi me bleresin e unazes me rubin, Massimo Moretti."

Sapo thash emrin e tij Teodora e cila po pinte veren e saj, pothuajse u mbyt.
"SERIOZISHT?"

"Pse e njeh?"

"A e njoh?Seriozisht e ke ti?Ate e njeh tere Italia.Mos me thuaj qe nuk ke degjuar kurre per te?"

Tunda koken ne shenje mohimi.

"Serena ai eshte drejtuesi i 5 kompanive te medha ketu ne Itali dhe drejtues i 2 kompanive ne Amerike.
Femrat hidhen nen kembet e tij pasi jane te etura qe te kalojne te pakten vetem 1 nate me te.Ai eshte pare me shume femra te ndryshme, por vetem 1 ka qendruar krah tij per me shume se 5 muaj.Ata u ndane pasi ajo e tradhetoi me kusheririn e tij Lorenzo Moretti.I njejti person me te cilin Massimo po luftonte per unazen me rubin. Thone qe ata jane rivale si ne biznes edhe jashte saj."

"Uau,po ti nga i di tere keto?"

"Ehem, po flet me Teodora Gracia ketu zemer,hahahaha!"

"Po, e drejte ahahhaah!"

"Tani behemi pakez serioze.A e ke qejf, Massimon?"

"Normalisht, qe jo.E kam pare 2 here dhe vetem 1 here i kam folur.Si mund ta pelqej?Je cmendur?Pastaj edhe sikur ta pelqeja :
1. une nuk e di nese ai me pelqen mua dhe
2. nuk dua te jem nje nga te perdalat e tij, te cilat zgjasin vetem per nje nate."

"Ti thua keshtu, por menyra se si po e shihje ti ate, thone dicka komplet ndryshe!Dhe....."

"Dhe cfare?"

"Ai po te shikonte tere admirim, e jo me epsh. E di qe je shume e rezervuar me ndienjat, por po sikur t'i lije te lira te pakten nje here?Po sikur ta lije me nje ane mburojen e akullit dhe ... te perpiqeshe te shijoje ndienjat qe te vijne?"

"Kjo pyetje eshte komplet idiote!Sikur nuk e di pergjigjen time? Nuk dua ta ul mburojen time sepse kam frike te lendohem,nuk dua qe te perfundoje ne te njejten menyre si Stela, pasi u nda nga Mateo.Sot eshte me mire, por para 10 muajsh ajo ishte pothuajse gati te vetevritej, po te mos ishte per ne, te cilen e gjetem ne tualet me ilacet ne duar, per me teper ne te njejten dite kur ata u lidhen.(i shkuam ne tualet, sepse donim t'i benim nje shaka)"

"Mateo eshte trap.Asnjehere nuk me ka pelqyer dhe gjithmone beja llafe me Stelen prej atij dhe ajo gjithmone mbante anen e Mateos.Ajo ishte e marrosur prej tij, do te bente cdo gje per te.Kjo nuk do te thote qe tere meshkujt jane si ai.Po,eshte e vertete qe nje pjese e meshkujve jane trapa, por jo te gjithe."

"E nga ta di une qe ky nuk eshte si pjesa me e madhe?"

"Epo...ka vetem nje menyre per ta zbuluar, apo jo?"

"Dakort, ja e zeme se vendosa ta ul mburojen, çfare me jep garanci se une do ta takoj perseri?"

"Offf qe cke me te, ke per ta takuar. Kam nje parandjenje teper te forte.Ti vetem prit dhe shiko."

"Jo!"

"Jo?! Cdo te thuash me jo!"

"Me degjove fare qarte.Nuk kam ndermend te rrezikoj.Vetem nje zemer kam dhe nuk kam ndermend ta copetoj."

"Serena, Serena, Serena....Ti je nje femer e mrekullueshme dhe ve bast mbi jeten time qe nje pjese e madhe e meshkujve duan te te kene ne krah te tyre. Te jap te drejte qe nuk ua ke varuar askujt, sepse qe ne sy duken qe nuk kane qellime serioze.Ama Massimo me duket sikur kerkon me shume se qejf per nje nate."

"Teodora i vleresoj vertete shume fjalet e tua, por per te fituar zemeren time duhet me shume se nje shikim."

"Po sikur te veme nje bast!"

"Per cfare?"

"Une ve bast qe Massimo do te marre zemren tende dhe ju do te jeni se bashku."

"E cfare fiton ti?"

"Do te jem kumbara e femijes tend te pare!"

"E nese humb?"

"Epo...po prisja qe ate ta zgjidhje ti."

"Hem....dakort pranoj."

"Urraaaaa!"

"Mos u gezo shume, se mund te ta bej punen ferr pastaj.Hahaha!"

"Me fal shefe!Hahahha!"

"Si thua sikur te shkonim ndonje film?"

"Ti bej kokoshkat, une zgjedh filmin!"

"Hahahahaha, dakort."

*Massimo*

Gjate gjithe mbremjes ajo shkelqente. Ishte magjepsese menyra se si ajo fliste dhe e bente publikun te terhiqej nga ajo si nje magnet me ate buzeqeshjen se saj te embel.

Nuk ia ndava syte per as edhe nje cast.Here here ajo me shikonte me bisht te syrit,por kur syte tane takoheshin ajo i hiqte menjehere.

Kur erdhi radha e unazes sime, i shkeputa per nje moment syte per te marre cekun,stilolapsin dhe tabelen.

Cmimi fillestar ishte 5000000€. Parate nuk perbejne problem per mua prandaj e ngrita menjehere tabelen dhe u nisa te plotesoj cekun,kur nje ze shume familjar tha me ze te vendosur '10000000€'.

E dija se vetem nje trap si djali i xhaxhait tim, Lorenzo Moretti, mund te ishte rivali im per kete unaze.

Mund te kemi te njejtin mbiemer, te njejtjn gjak, por kurre nuk do ta quaj pjese e familjes.Ai qeni qe ky e ka per baba dhe ajo e perdala qe e ka per mama kane shitur pronen më me vlere te familjes sime. Edhe shume gjera te tjera.

Tani dashka qe ta marre ky? Ne asnje menyre.Nuk do ta lejoj kete trapin te marre ate cka me perket mua dhe vetem mua.

Ngrita tabelen dhe thirra me ze te larte:
"10005000€."
Ai shqeu syte nga habia, e cila u zevendesua nga nje e qeshur dhe me pas thirri
"20000000€."

U impresionova nga fakti qe ndryshe nga i ati, po kembengulte, por jo per shume.

Lufta per te fituar unazen qe ca e ashper, por asgje qe mund te me mposhte mua.

Ne fund unazen e mora une me cmimin prej 40005000€.
Kur shenova cekun Stefano me pa me nje shikim 'mos je cmendur?!' por une isha mese serioz dhe me nje tundje te lehte te kokes i lashe Stefanos te kuptonte se po ikja te dorezoja cekun dhe ai tundi koken ne shenje pohimi.

Pasi dorezova cekun, dhe mora unazen ne nje kuti te kuqe flake, Z.Espasito me ndaloi per nje bisede te vogel ne lidhje me unazen.

Nderkohe qe po flisja me te, e pyeta edhe ne lidhje me Znj.Costa, por perpara se Z.Espasito te nisej ta kerkonte, drejt nesh vura re se po vinte ajo.

"Ah, Znj.Costa pikerisht ajo qe po kerkoja."tha Z.Espasito

"Ju lutem Z.Espasito, me therrisni Serena."

"Dakort Serena.Dua te te prezantoj me Z.Moretti.Bleresi i unazes se rubinit."

"Mirembrema Znj.Costa.Une jam Massimo Moretti."

"Gezohem qe i'u takoj. "tha ajo me zerin e saj te embel e duke me drejtuar doren per ta shkundur, por une e mora dhe e putha lehte.

"Kenaqesia eshte e imja."

"Besoj se eshte dicka shume e vlefshme per ju, pasi pritet gjithe keto ore dhe paguat kaq shume."

"Po,eshte trashegimi e familjes sime, por 20 vite me pare ajo...umm... humbi."

"Gezohen qe mundet ta gjeni, perseri.
Z.Espasito, ishte nje kenaqesi te drejtoja kete ankand me ju. Shume faleminderit qe me dhate mundesine te behesha pjese e saj."

"Serena, kenaqesia ishte e imja te punoja me nje zonjushe si ju. A jeni e lire per nje pije? Do te doja shume t'iu qerasja ju dhe Z.Moretti."

" Oh, do te pranoja me shume kenaqesi, por mikesha ime Teodora nuk ndihet mire dhe me duhet ta shoqeroj per ne shtepi."

"Edhe mua me duhet te largohem Z.Espasito. Ndoshta ndonjehere tjeter."

"Ehm..kuptoj.Me vjen keq,por shpresoj te takohemi edhe here tjeter. Urojini sherim te shpejt nga ana ime Znj.Gracia, Serena.Kalofshi nje mbremje te qete.
Shihemi ndonje dite tjeter Z.Moretti."

Sapo Z.Espasito iku e shoqerova Serenen deri tek dalja.

"Ishit vertete magjepsese mbi skene Znj.Costa. Ishit tere vetebesim dhe mund te them qe jeni nje grua e cila e merr gjithmone ate qe do."i thash

"Shume faleminderit Z.More..."nisi ajo, por une e nderpreva:
"Ju lutem me therrisni Massimo."

Buzeqeshi lehte dhe vazhdoi:
"Faleminderit Massimo, por te marresh ate qe do, kerkon shune pune e jo vetem ta deshirosh."

"Kjo, eshte e vertete, por ne syte tuaj shoh nje grua luftarake qe mund te beje cdo gje per te arritur qellimin e saj."

I thash kete dhe u afrova ca me shume.Kafshoi buzen e poshtme dhe kjo me beri t'i deshiroja me shume ato buze.Vura re qe ajo po ndihej disi nervoze dhe buzeqesha lehtshem.

Kur dolem gjetem miken e saj te ulur ne karrige e cila i beri shenje me dore qe te vinte drejt saj.

"Ketu duhet te shkeputemi.Naten e mire Massimo."

"A mund t'iu shoqeroj per ne shtepi?"

"Jo, faleminderit.Do te kthehem ne shtepi me shoferin tim dhe do te marr edhe mikeshen time."

"Kuptoj.A ka shance te shihemi perseri?"

"Nuk e di, ndoshta."me pergjigjen e saj m'u rriten shpresat se mund te takoheshim.

"Shkelqyeshem.Naten e mire Serena."
Dhe me kete ajo dhe mikja e saj iken. Ne momentin qe po behesha gati te ikja vura re se nje cante te vogel prane karriges ku ishte ulur mikesha e saj.E mora ne duar dhe pash qe kishte marken e kompanise se saj dhe firmen e saj me te kuqe.Menjehere e kuptova se ishte e saj dhe u nisa per tek ajo. Nuk e dija se ku banonte prandaj i kerkova Sebastianit te gjente adresen e saj.

Gjeniu kompjuterave i mafies sime.

Duke i dhene vetem emrin dhe mbiemrin ai arriti te gjente tere te dhenat e saj. Me te marr adresen u nisa menjehere.
Kur arrita tek dera e saj, i rash ziles dhe po shpresoja te dilte ajo.
Kur doli ajo, zemra m'u be mal.Kur ajo me pa tha:

"Massimo?!"

"Me fal qe te shqetesoj, por kishit lene canten ne prapaskene."i thash dhe i zgjata canten.

"Oh,shume faleminderit! Por, si e kuptuat qe ishte canta ime?"
Keruese!Nuk i linte gjerat ne menyre siperfaqesore. Me beri te terhiqem me shume drejt saj.

"Shume e lehte.Keni vene marken mbi te dhe firmen tuaj."

"Marka vendoset ne cdo produkt timin dhe firma ime ndodhet ne shume produkte."
Vazhdon me pyetje.E adhuroj.

"E vertete, por ketu e keni vene firmen me shkronja te kuqe."

"Mbreslenese.Jeni njeri i detajeve."

"Keshtu thone.Naten e mire."

"Naten e mire."

Pasi ajo tha naten e mire, u nisa drejt makines sime, ku Stefano po me priste.

"Pse u vonove kaq shume?"

"Ta tregoj me vone."

Ai u mjaftua me kaq dhe u nisem per ne rezidence, ne te cilen kishte ndodhur ajo qe nuk e prisja.....

______________________________________

Arrivederci!💋

Continuă lectura

O să-ți placă și

231K 6.8K 82
ဆာကူရာပန်းလေးတွေက...မင်းနဲ့တူတယ်... သူက...နေရောင်အူံ့မိူင်းပြီးလင်းလင်းထင်းထင်း မရှိတဲ့အချိန်မျိုးတွေကုန်ဆုံးခါနီးမှာပွင့်တတ် တာမို့...ဆာကူရာပန်းလေးတ...
315K 33.9K 171
English Name: After Retiring from Marriage, I became the Favorite of a Powerful Minister Associated Names: 退婚后我成了权臣心尖宠 Chinese Author: Lan Bai Ge Ji ...
3.6M 362K 38
ခူးဆြတ္ဖို႔မေလာပါနဲ႔ တစ္ခ်ိန္မွာအလိုက္သင့္ေႂကြက်ေပးပါ့မယ္ အဲအခ်ိန္က်ရင္သာ တယုတယနဲ႔ေကာက္ယူပါ ေမာင္ရယ္
4.8M 529K 58
{Both Zg&Uni} အသေမခွီးရတောင် တစ်ချက်တော့ပြုံးမိဖို့ အာမခံပါတယ် ..💚 Start - { 11,8,2020 } End - { 25,11,2020 } အေသမခြီးရေတာင္ တစ္ခ်က္ေတာ့ျပဳံးမိဖို႔...