16

391 31 11
                                    

Pas punes ate dite e kisha lene me disa  shoqe te  universitetit qe te dilnim per nje kafe dhe e lashe punen pak ne heret  ate dite pasi i mora leje shefit  sigurisht dhe meqe s kishte as shume pune me la te shkoja.

Dolem per nje xhiro nga liqeni dhe po i thoja Betanise te me bente nje foto kur prane nesh kalojne  dy djem dhe njeri prej tyre mi nguli syte

-Ca lope o shokk- i tha tjetrit ai. E pashe drejt e ne sy por jo e lenduar, thjesht me mosinteresim. S me benin me pershtypje te tilla fjale nga njerez qe nuk i njihja.

-Mos ja ver re- me tha Betani e cila erdhi prane meje.

-Yhy, s me intereson fare- i thashe e sinqerte por ne mendjen time vertitej nje fjali ke nje trup te bukur e thene perpara disa ditesh.

Shkunda koken si ta largoja nga koka ate mendim por prape se prape ai aty qendronte.

U afrova tek shoqet e mia dhe fillova qe te argetohem me ta.

Kisha kaluar nje nate vertete te bukur. Me kishte munguar ky lloj argetimi, muajt e fundit isha vetem pune-shtepi-shkolle dhe sikur kisha harruar te jetoja jeten.

Po hapja deren e  apartamentit por celesi po me ngecte, ne ato momente mu kujtuan fjalet ca lope o shok  dhe pastaj ke nje trup shume te bukur

-Fuck - shava nga cmenduria qe do beja me pas.

Terhoqa celesin qe e kisha futur ne dere dhe shkova e trokita ne deren e Arensit. Nuk vonoi shume qe dera u hap dhe perpara me doli ai vetem me nje pale tuta sportive dhe i pergjumur. Dosmosdo, ishte ora 2 e nates.

Pasi e studiova per disa momente e shtyva brenda, hyra dhe vete brenda, lashe canten pertoke, mbylla deren dhe iu sula persiper duke e puthur. Ai dukej qe nuk e priti sepse si fillim nuk reagoi por pastaj u zgjua dhe me shtrengoi me fort afer vetes.

Me te kisha nje ndjesi qe nuk e kisha perjetuar me pare, nuk ishte vetem dicka fizike sic ai e kishte, per mua ishte edhe shpirterore. Ndoshta ndoshta brenda meje kishte filluar te rritej nje pelqim i vogel per Arensin, nje pelqim qe nuk doja ta ushqeja sepse e dija qe ai s ishte tipi i lidhjeve dhe une do te lendohesha  ne fund.

Pasi gjithcka mbaroi po vishja rrobat e mia dhe e pashe drejt e ne sy. Ai nuk fliste, ishte i heshtur, keshtu kishte qene shumicen e kohes per kaq muaj sa e njihja. Nese kishte nje person qe e vente te fliste e te qeshte ai ishte padyshim Karlosi.

-E pranoj propozimin tend. Shoke me perfitime- i thashe.

-Shoke me perfitime- perforcoi edhe ai. -te them te drejten nuk e prisja te pranoje, madje mu duk budallik edhe qe ta thashe.

-As une nuk mendova ta pranoja ne fakt.

-Cfare te shtyu te pranoje?

-Lere fare. Naten e mire-i thashe dhe u largova per ne apartamentin tim dhe nga ana e tij degjova nje naten te thate perpara se te mbyllja deren.

Kjo gje po largonte edhe ate pak miqesi qe ishte krijuar mes meje dhe atij. Nuk e dija nese kisha marre vendimin e duhur, shpresoja qe koha te ma tregonte.

~Pas dy muajsh~

Ishte data 4 maj. Nje dite pas ditelindjes time kur po kthehesha ne Tirane pasi kisha festuar ditelindjen me familjen time.

Tani isha 19 vjec.

U futa ne lokal dhe te gjithe erdhen te me perqafonin e te me uronin, edhe Eldisiana qe tani sillej me mire me mua dhe nuk kishim me ate armiqesine e dikurshme te panevojshme.

Me dhane dhurata per te cilat i falenderoja shume por zemra ime kerkonte vetem dike, Arensin qe sic dukej nuk ishte aty verdalle, ose ishte ne zyre dhe nuk doli qe te me uronte ditelindjen sic kishte bere dje me nje mesazh edhe 100 . Nuk mund te them qe s isha lenduar nga ai mesazh. Dy muajt e fundit kalonim me shume kohe bashke edhe pse ai fliste shume pak zemra ime perseri ngrohej kur isha prane tij, ndihesha mire, ndihesha e mbrojtur.

Shpresoja qe ajo ndjenje te zgjaste pergjithmone por ndoshta e kisha gabim, e ndoshta jo.

Ku i dihet.

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Jul 03, 2023 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

PapritmasWhere stories live. Discover now