Kur Dashurohen Shkrimtaret (...

Von librashqip

8.8K 555 67

E perfunduar ✔ Historia e Dilanit Jeta dhe peripecite qe ai kalon. Autor: L.C Mehr

1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25

13

217 18 1
Von librashqip


Dilan e veshtroi ne nje menyre si i cuditur dhe me pas buzeqeshi lehte. Helenes nuk i pelqeu ajo buzeqeshje, ishte teper ironike.
Dukej sikur ajo po mundohej ta blinte ate, ose me mire ta genjente me te mira matriale duke harruar se dashurine nuk mund ta blesh kurre, kush e blen nuk e shijon dot madje kalon nje jete te mjere mes sendeve te cmuara, pa ngrohtesine e dashurise.

"Cfare ka?" E pyet ajo duke e veshtruar si me inat "Pse qeshe?" vazhdoi Helena.

"Po me propozon gje?" ia kthen ai duke u pergjigjur me pyetje dhe qeshi prap.

Helena e veshtroi per pak me nje shikim serioz dhe me pas buzeqeshi lehte "Jo, por po te tregoj se mund te jete e jotja nje dite" thote ajo duke i shkelur syrin me pas e kap perdore dhe fillojne te ngjisin shkallet me nxitim.

Ishte nje nate e fresket nga ato kur mjergulla shtrihet buze detit. Nga ato mbremjet me hene te plohte dhe me nje qiell te paster ku mund t'i shikosh yjet mjaft qart. Nga ato mbremjet kur trendafilat puthen nga bulezat e veses dhe rreshqasin mbi petale.
Ne shtepine e madhe ne mes te te pishave dhe buze detit gjendeshin vetem ato dy.
Dilan u mahnit kur pa shtepine brenda, me orendi te vjetra, me rafte te mbushur plot me libra, me mure te mbuluar nga piktura origjinale dhe teper te shtrenjta.
Magjepsia e tij nuk zgjati shume sepse Helena, si nje ulkonje e uritur filloi ta puthte plot pasion ashtu sic dinte ta bente vetem ajo dhe kurresesi Dilan nuk mund te rezistonte perballe atij epshi qe mbanin puthjet dhe buzet e saj. E shtrengoi ngjitur vetes dhe filloi t'ia kthente puthjet. Mes tyre kishte dicka magjike, por nuk ishte dashuri ishte pasion, nje pasion qe te ngrente shpirtin ne pesh, ta nxirrte nga brenda qenies duke e perzier me ate epsh te cmendur.
Ajo humbi e tera ne puthjet dhe prekjet e tij, i cili tashme kishte mesuar mjaft mire sesi te bente nje femer te cmendej. Helena u dorzua e gjitha ne krahet e tij dhe dukej sikur ne cdo puthje peshperiste "Me merr, me merr, me merr" dhe ai e merrte mes krahesh duke mos e lejuar qe kembet t'i preknin token, e puthte, e prekte ne cdo pjese te trupit, e kafshonte, e cirrte, e kapte nga floket dhe me pas puthte qafen e saj e cila dilte e tera ne pah dhe ai nuk duronte dot pa e perkedhelur me gjuhen e tij te lagesht. Ajo klithte ne cdo prekje, i dorzohej shpirterisht dhe fizikisht, i jepte nga vetja ate qe nuk ia kishte dhene asnje mashkulli, ndienjen me te cmendur.

Nga korridori i gjate dhe i madh filluan te ngjisnin shkallet duke ju drejtuar katit te dyte. Nderkohe qe ngjiteshin linin pas nga nje rrobe, te cilat gati sa nuk griseshin.
Duke u rrotulluar neper mure, u futen ne njeren nga dhomat e katit te dyte. Ishte nje dhome me krevat te madh, me arome teper te mire.
Tashme ishin te dy lakuriq dhe, si te marrosur rane mbi shtrat pa i shkeputur puthjet.
Era e perzier me freskine mjergulles futej brenda duke fishkelluar trupat e tyre te zbuluar. Perdet e holla dhe te bardha vallezonin me eren ndersa ato dy vallzonin ngjitur me njeri tjetrin shtrire mbi mbulesat e mendafshta dhe te buta.
Hena dilte ne dukje sa here era levizte perdet, por me pas keto te fundit ia pengonin pamjen henes qe te shikonte dhe dukej sikur ia bente per inat, e linte te shikonte pak me pas ia bllokonte pamjen.
Nje zog bari filloi kengen e tij poshte dritares. Era luante me perden. Hena mundohej qe me driten e saj te pergjonte sadopak nga ajo skene. Freskia e ajrit perplasej mbi trupat e tyre ndersa ajo klithte, klithte si nje ulkonje e plagosur. Ai e puthte neper trup dhe e bente te tijen per te disaten here. Ajo rreshqiste ne krahet e tij porsi nje ngjale qe rreshqet neper duar. Perpiqej ta puthte po nuk mundej dot te mos nxirrte ze, te mos e tregonte ate kenaqsi qe po ja nxirrte shpirtin jashte.

Me pas gjithcka u qetesua. Era nuk luante me perden si me pare. Hena vazhdoi udhetimin e saj neper qiell. Mbeten vetem ato dy, qe merrnin fryme cdo here e me ngadale duke e lene shpirtin t'u shkonte ne vend.

Helena kishte mbyllur syte dhe, e buzeqeshur imagjinonte nete te tjera si kjo, kur ajo dhe ai do mund te ishin pergjithmone keshtu.

Ndersa ai e mbante ne krah me kurrizin mbeshtetur ne kraharin e tij dhe ndiente gropen brenda vetes qe i behej cdo here e me e madhe, por nuk mund te ndalonte. Jo. Ajo ishte bere si nje droge te ciles nuk mund t'i rezistonte nese ia ofronin, por nese qendronte larg saj nuk e merrte malli. E urrente veten qe ndihej ne ate menyre, nje gur, nje njeri pa ndienja.

"Do qendrosh perhere ketu?" e pyet ajo dhe i shtrengoi doren. Dilan hapi syte dhe, per nje moment nuk dinte cfare te thoshte. Ai e kishte gjitmone gati dicka per ta thene, por jo kete here "Pse nuk flet?" shtoi ajo dhe u kthye nga ai, ku pa se syte i ishin mbushur me lot.

Nje lot rreshqiti mbi siperfaqen e faqes tij, por Helena nuk e lejoi qe te binte mbi dyshek, e ndaloi me gishtin e saj dhe me pas fshiu syte tij te cilet filluan te skuqeshin. Nuk e pyeti se cfare kishte, por e perqafoi dhe e shtrengoi fort sikur donte t'ia shtrydhte te gjithe dhimbjen qe ai ndjente brenda vetes, t'ia nxirrte lotet te gjitha qe mos qante me kurre. Ajo i urrente syte e tij kur mbusheshin me lot, i urrente kur ishin te trishtuar edhe pse me te u dashurua per shkak te syve te tij te trishte, i pershtateshin mjafte mire me syte e saj, por jo tani sepse syte e saj shqelqenin, te atij akoma.

"Ndihem bosh shume bosh, me duket sikur po bie cdo here e me thelle" flet Dilan nderkohe qe ajo e mbante shtrenguar ngjitur vetes.

"Nuk te bej te lumtur une?" e pyet ajo duke zgjatur koken per te gjetur shikimin e tij.

Ai e sheh ne sy dhe nuk dinte se cfare t'i thonte. Helena rrudhosi vetullat e merzitur nga heshtja e tij.

"Ndihem i lumtur kur jemi te dy bashke ne krahet e pasionit, ndihem i lumtur kur puth buzet e tua, kur jam brenda teje, por jo tani." thote Dilan duke e veshtruar ne sy.

Helena nuk e fajsonte per asgje, sepse para se te njihte ate edhe vete ndihej po ashtu, madje dhe ai ishte nje tentative per te ndiere kenaqsi, por padashur u dashura me te.

"Te kuptoj shume mire. Kam qene edhe vete keshtu dhe kuptova se kjo gjendje kalon vetem kur dashurohesh" ia kthen ajo dhe e shtrengoi akoma me fort si per ta nxjerr me ane te shtrengimit gjithe dhimbjen qe ndiente brenda vetes, te mos lejonte syte t'i lototnin dhe nderkohe qe e shtrenginte fort me vete perseriste "Nuk do qaj, nuk do qaj, nuk do qaj" por lotet i shkuan shpejt nga syte duke ia lagur fytyren.

"Ti e ndjen me?" e pyet Dilan.

"Tani jo me sepse jam dashuruar" tha ajo dhe mbeshteti fytyren ne gjoksin e tij, i cili u lag nga lotet e saj te nxehte "Po, te dashuroj si asnje ne jeten time. Ti zhduke nga une hijet e se shkuares, fantazmat, dhimbjen. Largove rete e trishtimit qe po me merrnin frymen. Tani ka vetem diell dhe lumturi, por jam mesuar qe keto te mos zgjasin" shtoi ajo duke buzeqeshur ne mes te lotve...

Dilan ia mori lotet me duar dhe me pas e puthi ne balle. Ajo buzeqeshi embel por jo vetem me buze, por edhe me sy. Syte e saj te zinj shkelqenin porsi dielli mbas shiut.

"Eshte hera e pare qe me do dikush dhe besoj se ti me do vertete. Une nuk dua te te genjej, nuk dua te them se ndjej dashuri per ty dhe se do jetojme pergjithmone te lumtur, por te them se ndiej per ty por nuk eshte dashuri, ndoshta do mund te dashurohem me kalimin e kohes"

Ia kthen Dilan pa e ditur se dashuria nuk ndjehet me zor, nuk mund te ndjesh dashuri per dike qe te do, nuk mund ta detyrosh zemren kurresesi, ndersa Helena do pranonte gjithcka vetem per te pasur prane dashurine e saj.
Ai nuk e dinte se po bente nje gabim te madh duke iu falur Helenes ne ate menyre, por gabimet jane bere per te mesuar dhe ai do ishte vertete nje mesim i mire, do merrte nje goditje qe do ia shtrinte shpirtin perdhe, te dorzuar dhe te vrare, te lodhur dhe te lenduar.

Ishte mengjes.
Disa rreze dielli rane mbi syte e tij duke ja nxjerr gjumin.
U zgjua dhe pa Helenen e cila po flinte akoma. Gjysma e trupit saj ishte mbuluar nga mbulesa e holle dhe e mendefshte, ndersa gjysma tjeter ishte e ekspozuar ne syte e tij. I erdhi nje deshire e madhe per ta puthur te gjithen por nuk e beri. Nderkohe qe vishej syte i shkuan ne ballkon, ku ne disa vazo ishin mbjellur trendafila dhe ashtu duke mbrethyer pantallonat shkon keput nje trendafil, u kthye serish ne dhome dhe e vendosi mbi gjoksin e saj te zbuluar, me pas doli jashte dhe filli te largohej.

Nderkohe qe ecte bregut te detit, here pas here kthente koken mbrapa dhe shikonte vilen e madhe e cila zvoglohej cdo here dhe me teper. Sa me e vogel behej vila aq me shume zmadhoheshin ndertesat e qytetit.
Nga ajri i jodizuar i detit dhe qetesia u gjend mes tymit dhe zhurmes se atij qyteti. Ashtu si zakonisht kur kthehej nga ajo ane e qytetit do kalonte me patjeter perpara godines se zyres se plakut.
Gjendej ne anen tjeter te rruges dhe nga aty veren Karolinen e cila po kycte deren e godines, i cuditur dhe kurioz kalon rrugen dhe gjendet perballe saj.

"Cfare ka ndodhur?" e pyet ai i cuditur kur pa se ajo po qante.

"G... u ndie shume keq dhe e derguan ne spital, eshte shume rende" ia kthen Karolina dhe atij i ra qielli aq fort ne koke sa dhe gjunjet ju drodhen.

Jeta nuk e kishte dhe aq qef buzeqeshjen e tij. Ne momentet kur ai kishte nje motiv per te buzeqeshur jeta i jepte arsye per te mos e bere.
Ai qe i vogel fare kishte humbur njerezit me te dashur per nje njeri. Kish humbur nenen, te atin dhe gjithe te afermit e tjere. Ndoshta jeta ishte e ashper me te per shkak se ishte frut i nje perdhunimi te nje 17 vjecareje. Ndoshta ishte e ashper me te per ta nenshtruar, per t'ia ulur hunden, per ta bere te dobet.
Vdekja e G.. K... do ishte nje goditje e rende per te, do e shkaterronte ose do e bente edhe me te forte per te perballuar te tilla sfida ne te ardhmen, por ai nuk do kishte me njerez per te humbur nese humbiste edhe G..., do mbetej serish vetem si ne fillimet e jetes tij.

Ju drodh i gjith trupi kur degjoi fjalet e Karolines, nje dritherime e ftohte ja pushtoi trupin deri ne palc te kockave e ndjeu. Bebet e syve ju drodhen derisa prej fundit te shpirtit nxorren lotet.

"Po ben shaka" thote ai nderkohe qe lotet po i rridhnin neper fytyre.

"Jo, nuk eshte dicka qe mund te bej shaka. Ai eshte shume rende" ia kthen Karolina "E gjen ne urgjencen e qytetit" bertiti ajo nderkohe qe Dilan kishte nisur vrapin drejt spitalit. U kthye per nga urgjenca dhe vraponte sa me shpejt qe mundej. Shpejtesia bente qe lotet te iknin me eren. Kembet e tij perplaseshin fort ne asfaltin e rruges e cila shkurtonte distancen ne cdo hap qe ai bente.

U gjend perpara urgjences per fare pak minuta. fryma po i merrej dhe si per dreq i duhej edhe roja qe nuk e lejonte te futej, por ai nuk kishte kohe dhe as fjale per te bindur rojen qe ta lejonte te futej brenda keshtuqe e shtyu dhe u fut brenda duke vrapuar neper korridorin e gjate. Ne fund te korridorit gjendej recepsionistja,nje grua e shendoshe me faqe te kuqe dhe e shkurter.

"Eshte shtruar nje plak me emrin G.. K.. para pak minutash?" e pyet ai me nje fryme. Ajo hodhi syte tek ai duke e veshtruar ne fytyre, me pas nderkohe qe hante cumcakiz filloi te shikonte rregjisterin.

"Nuk ka ndonje me kete emer, por para pak minutash erdhi nje plak me mjeker te bardhe" ia kthen ajo mbasi kontrolloi rregjisterin

"Ku mund ta gjej?" e pyet Dilan nderkohe qe merrte fryme shpejt.

"Ne dhomen 23" thote ajo duke shikuar rregjisterin por kur ngriti syte pa se ai vrapoi drejt dhomave

"Nuk lejohet djalosh duhet te firmosesh" bertet ajo dhe ne ate moment arrin dhe roja qe niset per ne dhomen 23.

Dilan u fut ne dhomen nr 23 dhe aty pa G... i cili dergjej i shtrire dhe prane tij gjndeshin nje doktor dhe nje infermjere. Ai u afrua tek ai dhe kapi doren e madhe te G... e cila kishte filluar ta humbiste ngrohtesine.
G... hapi syte dhe pa fytyren e Dilan, e cila ishte mbuluar me bulza lotesh te cilat ndiqnin njera tjetren papushim duke rene poshte ne dysheme.

"Arielin, te vije Arieli" thote palku duke shtrenguar fort doren e tij.

Dilan veshtroi syte e tij qe kishin filluar te skuqeshin dhe te zbardheshin ne te njejten kohe duke kuptuar se fundi i G nuk ishte larg. Leshoi doren e tij dhe doli jashte duke vrapuar serish, ne hyrje u perplas me rojen i cili ju vu prap ne ndjekje.
Doli jashte dhe pavarsisht se ishte i lodhur nga vrapi qe beri per te ardhur nuk pertoi ta bente dyfishin e rruges kete here me shpejt.
Ecte ne mes te trotuarit i trembur dhe i lenduar per kete gje qe po ndodhte. Nje dite me pare G,.. i kishte treguar se ku banonte i biri dhe nuk ishte e veshtire per ta gjetur. Ishte nje shtepi e vogel me tjegulla te kuqe dhe me lule te mbjellura rreth saj, sapo e pa shtepine u fut ne oborr dhe nuk priti te trokiste por shtyu deren dhe vrulli i vrapit e futi brenda.
Nusja e Ariel u tremb dhe duke mbajtur femijen e vogel ne krah beri disa hapa mbrapa duke therritur Arielin i cili ishte ne dhomen tjeter. Dilan nuk kishte fryme per t'i thene nuses se Ariel qe mos te trembej, nje here qe u mundua te ndalonte se marri fryme desh u mbyt.
Ariel u fut ne dhome dhe pa Dilan i cili po kollitej.

"Kush je ti?" e pyet ai duke u afruar prane tij

"Te kerkon G!'' ia kthen Dilan nderkohe qe kollitej

"Thuaj G... qe i kam mbyllur hesapet me te dhe dua te me leri te qete" thote Ariel

"Ai po vdes" flet Dilan dhe filloi te kollitej serish.

Per nje moment Arielin nuk e mbajten kembet dhe u ul ne divan, femija e vogel filloi te qante ndersa syte e Ariel filluan te dridhen.

"Eshte ne urgjencen e qytetit" shton Dilan.

Ariel nuk pret asnje sekonde dhe del jashte duke vrapuar drejt urgjences ndersa Dilan ju vu mbrapa, por tashme ishte i lodhur dhe lutej qe te arrinte tek G... para se ai te vdiste.

Ne cdo hap qe hidhte, Dilan e ndjente lodhjen e cila po ja bllokonte kembet, sado qe mundohej nuk mundej dot me te ecte me tej.
U mbeshtet ne nje mur pallati dhe merrte fryme shpejt, pastaj hidhte syte nga rruga dhe ndihej akoma edhe me i pashprese kur shikonte se akoma nuk kishte bere gjysmen e rruges. Kembet i lodheshin edhe me teper kur mendonte se kishte edhe shume per te ecur ne menyre qe te arrinte tek urgjenca.
Mblodhi veten dhe filloi te vraponte serish, por jo me vrullin e me parshem madje as me gjysmen e atij vrulli, por nuk hiqte dore vraponte ashtu i lodhur dhe i perlotur, nuk dorzohej perballe lodhjes.
Nuk donte ta pranonte ate qe po ndodhte, i dukej si nje enderr e keqe dhe nga momenti ne moment lutej qe t'i dilte gjumi, por realiteti ishte teper i dhimbshem per te qene nje enderr.

I lodhur ndalon perpara portes se urgjences. Duke shikuar rojen per te gjetur momentin e duhur per t'u futur brenda ai merr fryme thelle dhe perqendron gjithe forcen qe i kishte mbetur, ishte edhe nje perpjekje e fundit, nje vrapim i fundit. Sa pa rojen qe po ndizte cigaren ai perfitoi nga rasti dhe u nis drejt deres duke u futur brenda, me pas u drejtua per nga recepsionistja e cila i beri me dore qe te ndalonte dhe mbasi kaloi recepsionisten u drejtua drejt dhomes 23.
Ngadalsoi hapat fare pak metra larg deres se dhomes dhe me shpresen se nuk ishte vone futet brenda. Hodhi syte nga G... i cili dergjej ne ate shtrat te atij spitali me duart e Ariel te cilat i puthte dhe i lante me lotet e tij te nxehte, ndersa Ariel i kishte ulur koken dhe perseriste "Me fal baba".
Ariel u ngrit ne kembe dhe nderkohe qe fshinte syte u afrua tek i ati duke e puthur ne ballin e tij i cili ishte bere uje djers.

"Kam bere gabimin me te madh te jetes time, te kam fajsuar ty per vdekjen e nenes. Ndoshta sepse kisha nevoje per dike qe ta fajsoja per ikjen e saj shume shpejt nga jeta. Ndoshta sepse nuk doja ta pranoja ikjen e saj, por dije baba se nuk te kam urryer kurre. Here here para se te flija gjume pysja veten se cfare po ben im ate, si eshte dhe si ndihet. Me pas te nesermen kaloja nga puna jote dhe te shikoja qe ashtu duke caluar, me pallton e zeze mbi super, me cibukun tend qe nxirrte shllunga tymi afroheshe tek dera dhe futeshe brenda. Arrija te shikoja merzitjen tende qe ne menyren si ecje ne rruge, ne cdo hap lije mbrapa trishtim. Dhe para se te futeshe brenda ktheje koken mbrapa se mos dikush ishte aty, ndoshta ndjeje se dikush po te shikonte, isha une. I kam ngjare mamit, jam kokforte dhe krenar.
Nuk e mendoja se nje dite do te humbisja pergjithmone. Me fal baba qe u tregova i dobet duke u treguar krenar, duhet ta kisha ulur hunden i pari dhe te kerkoja, duhet te kisha pranuar kur me vije tek dera e shtepise i dehur duke me kerkuar falje.

Me fal baba" thote Ariel nderkohe qe qante, ndersa Dilan shikonte se sa e madhe eshte dashuria mes nje prindi dhe femijes se tij. Shikonte sesi eshte dashuria mes nje prindi dhe femijes. Mundej vetem ta shikonte sepse per ta ndjere nuk e kishte fatin qe ta ndjente.

Plaku buzeqeshi dhe nje lot tjeter i rreshqiti nga syri duke zbritur rreze veshit te tij, nuk ishte nje lot si gjithe te tjeret, ai ishte nje lot i qe mbante brenda copzen e fundit te shpirtit te tij.
Zgjati doren drejt fytyres se Ariel dhe filloi t'ia perkedhelte. Me pas ndaloi tek syte e Ariel dhe buzeqeshja ju be akoma me e madhe "Ke syte nenes tende prandaj te kam dashur kaq shume, prandaj nuk te kam mbajtur inat as per nje sekond te vetem, te kam falur qe ate dite biri im" thote G... dhe me pas mbylli buzet pastaj syte. Dora e tij u var ne ane te shtratit e pajete. Zemra e G... i ndaloi rrahjet e saj.

Treni i tij arriti ne destinacion. Iku i buzeqeshur.

Ariel filloi te qante edhe me shume kur pa syte te atit te mbylluara dhe se dora e tij nuk levizte me neper fytyren e tij. Mallkonte veten qe nuk i qendroi prane ato pak vite qe i kishin mbetur per te jetuar.
Dilan u gjunjezua. Pak nga lodhja dhe pak nga tronditja atij ju perplasen gjunjet mbi pllakat e dyshemes, por nuk ndjeu dhimbje. Dhimbjen me te madhe e kishte ne shpirt, e cila behej cdo here e me e madhe duke e mbeshtjell qenien e tij fort sa gati po e mbyste.
Tani po qe ishte vertete vetem. Iku dhe miku tij i vetem. Miku, vellai, babai, gjithcka e gjente vetem tek G...!!!

Weiterlesen

Das wird dir gefallen

16.2K 284 5
noelle is a sweet , open hearted , and innocent girl , when she starts college she stumbles into 4 best friends who take an interest in her. what wil...
28K 496 27
In this book you'll find [character] x female!reader imagines for: Scott McCall Stiles Stilinski Derek Hale Issac Lahey Theo Raeken Liam Dunbar FLUFF...
36.2K 1.7K 8
Marionette is an average teenager. Has a Best friend. Mortal enemy. And most of all, has a crush. What happens when Adrian-or a certain Chat Noir- s...
2.7M 155K 49
"You all must have heard that a ray of light is definitely visible in the darkness which takes us towards light. But what if instead of light the dev...