Rrembimi i mamit.

27 6 186
                                    

-Zoterinj, zoterinj, -na thirri menjehere roja i portes kur na pa te hynim ne korridorin e hotelit bashke me lamen. Babi ndaloi i acaruar. -Nuk lejohet hyrja me kafshe shtepiake, e kemi te theksuar edhe ne portalin e faqes kryesore per regjistrimet.

-Kafshe te duket ty kjo qenie humane qe kemi me vete? -Babi u duk i fyer, por e dija qe nuk ndihej i tille. -Riku nuk eshte kafshe dosido. Nuk gjen dot te dyte si ky. Vjen nga Filadelfia. Nga familje mbreterish.

-Zoteri, nuk me intereson se nga vjen. Nuk lejohen kafshet.

-Po nuk eshte kafshe e zakonshme, pra. Zere se eshte njeri si ne. Se ja, hunden e ka si ne, gojen si ne. Vetem se ka kater kembe, se eshte me i avancuar. Por nuk duhet t'i bullizojme te tjeret vetem sepse jane ndryshe nga ne. Si do te ndiheshe ti po te kishe kater kembe si Riku?

-Zoteri, ai eshte nje qen dhe une jam nje njeri. Nje qen nuk mund te bullizohet.

-Qen? -shpertheu papritur Oueni. -Ti quan Rikun "qen"? Ai nuk eshte qen. Eshte nje lame e madherishme. Eshte faraon. Mbret. Dhe ti guxon ta quash "qen"! E di sa e dhimbshme eshte ta degjosh diçka te tille? U zhgenjeva une... thjesht, imagjino sa i ka dhembur Rikut.

-Djale, eshte nje qen. Poodle, siç i quajne. Kush dreqin mban nje lame si kafshe shtepiake?

Ne u pame te gjithe sy me sy. Dhe e kisha pasur nje dyshim qe Riku nuk ishte nje lame. Sigurisht, do te kishte qene bukur te kishte qene qe te kishim edhe ne diçka te veçante, por si gjithmone e vetmja gje qe familja ime kishte te veçante ishte çmenduria. Babi vetem tundi koken dhe ia beri me shenje rojes te largohej. Ai na veshtroi nje cope here, por ne fund u bind. Sapo roja na ktheu shpinen, Oueni ia plasi te qares.

-Ua, drogaxhiu! -thirri Kluki. -Qe kur nisem te qajme ne Helbruket?

-Qe kur morem vesh qe Riku s'eshte lame, eshte qen, -tha mami me syte e perlotur, por une isha e bindur se ajo po qante sepse po qante Oueni i çmendur.

-Edhe ç'a ka ketu qe eshte qen? Po le te jete çfare te doje, kujt i plasi bytha? -tha e acaruar Kluki qe sapo kishim ardhur me pushime, e kishte leshuar gojen fare. -Se Riku do te na i zgjidhi problemet neve, ne fakt. Tek Riku po na rreh, eshte lame, qen apo rose.

-Mos flit keq per Rikun, -iu kthye papritur Oueni duke i drejtuar gishtin tregues ne shenje kercenimi Klukit. -Askush te mos flase keq per Rikun, se do e vras. Do e vras dhe do e gropos aty tek kopshti bashke me ate njeriun pa veshe.

-Do vrasesh nje mut ti! -Kluki u kthye nga Oueni dhe u duk sikur do ia hiqte ndonje turinjve. -Ti s'ke trute ne rregull, do na vrasi ky neve! Po ik aman, ik.

-Po prandaj, do na vrasi pra, se s'ka trute ne rregull. Kush s'eshte ne rregull, ai vret, -nderhyri Estela qe mendonte se po thoshte diçka te zgjuar.

-Jo moj, vajze, se ne kur e groposem ate Piterin pa veshe, apo si e kishte emrin, e groposem se s'kishim ku ta çonim, jo se s'jemi ne rregull. Se na mbeti ne dore.

-Mire, mjaft folet per te vdekurit, se nuk eshte mire, -tha babi qe i dukej vetja me i mire se ne te tjeret.

Une u ktheva instivikisht, dhe u perballa me dy pale sy qe po na shikonin. Ne fillim u tremba, por kur pashe kopshtarin Xhon, thjesht u tremba akoma edhe me shume. Me shume mundesi, na kishte degjuar kur kishim folur per Piterin, ose thjesht adoleshentin pa veshe, sepse nuk doja ta pagezoja te vdekurin me nje emer te ri. Shpresova mos te kishte menduar se e kishim vrare vertet ne, sepse perndryshe do te fundoseshim.

-Oh... -ia beri babi qe e pa menjehere pas meje. -Si jeni? Sapo do te hynim brenda...

-Qeni juaj? -na u afrua ai. Por dukej pak i shperqendruar. -Qenka shume i embel.

Ters ne hotelin "Tersi". ✔Where stories live. Discover now