Kur Dashurohen Shkrimtaret (...

By librashqip

8.8K 555 67

E perfunduar ✔ Historia e Dilanit Jeta dhe peripecite qe ai kalon. Autor: L.C More

1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
23
24
25

22

241 18 2
By librashqip


Ajo mbylli syte dhe lejoi qe lotet e nxehte t'i perkedhelnin fytyren, rreshqiten shpejt, rrembimthi porsi shiu mbi xham, thua sikur kishin kohe qe prisnin te dilnin qe aty. Dora e tij rreshqiti lehte mbi fytyren e saj te rrumbullakosur, me lekure te bute dhe te lemuar njesoj si lekura e nje femije te vogel. E tille ishte edhe ajo, nje femije e vogel, e padjallzuar, frikacake dhe e pasigurte pavarsisht se ishte 21 vjece.

Kur pa fytyren e saj, aq te bukur, te dashurueshme, syte e tij u zmadhuan, fytyra i mori nje pamje te cuditur ndersa duart filluan t'i dridheshin me teper!
Beri nje hap mbrapa dhe e shikonte, per t'u siguruar qe nuk po i benin syte ai i ferkoi dhe e hodhi serish veshtrimin tek ajo, e cila qendronte aty, perballe drites, e dorzuar perballe tij!
Syte e saj filluan te hapeshin ngadale, drita perplasej tek ata sy dhe i benin te shkelqenin duke u reflektuar mbi lotet qe gjendeshin ne ata sy. Sy plot bote, plot dashuri, ngrohtesi, miresi, thua sikur ia kishin marre syte nje engjelli dhe ja kishin vendosur asaj, ose ajo vete ishte engjelli.

Ai ben serish nje hap perpara dhe merr fytyren e saj rrumbullake mes duarve, e sikon drejt e ne sy, me pas me gishtin e madh ia heq kotet nga faqet "Nuk ma merrte mendja te ishe ti, te kam pasur per kaq kohe afer, te shikoja cdo mengjes, te me dhe autograf, kerceve me mua dhe une nuk dija asgje qe letrat mi dergonte nje shkrimtare" i thote ai nderkohe qe mbante duart ne faqet e saj te nxehta

"Nuk kishte si te shkonte mendja tek une, kur kishe vajza me te bukura prane vetes, si do mendoje per mua kur mendjen ta merrnin ato qe fut ne shtepi" ia kthen ajo me zerin qe i dridhej porsi nje femije.

"E ke gabim. Vertete nuk kam dyshuar tek ty, sepse me dukeshe teper indiferente, nuk te kisha pare nje here ne fytyre" thote ai dhe e afron tek vetja e tij duke e perqafuar "Nuk ka ndodhur asgje me Visen, ishte e pire dhe nuk e lija dot perjashta, me kupto Bela" shtoi ai

"Oh po s'ke pse te me japesh shpjegime, une jam nje askush, nuk me intereson se cfare ben ti, per mua je nje idiot dhe i tille do mbetesh gjithmone" i kthehet ajo e irrituar

"Pse me thua idiot? Edhe tek letra e ke permendur"

"Sepse je nje idiot dhe me i madhi ne bote, nuk kupton asgje, dukesh i zgjuar ne gjerat qe shkruan neper libra, por ne te vertete je nje idiot dhe harraq qe nuk e ke shokun" i thote Vajza "Mban mend kur ishe i vogel? Kur vishje ato pantallonat e zeza, me ate kemishen me katrore te verdha dhe ne koke mbaje ate kapelen e bardhe" e pyet ajo. Ai e largon pak nga vetja dhe e sheh ne sy

"Po ti nga i di keto gjera?" e pyet ai i cuditur

"Ku i di? Po ja, mban mend ate mistrecen e vogel qe ti e perplasje gjate gjithe kohes, ate qe e shkelje, qe e shtyje. E mban mend ate vajzen qe prisje cdo dite tek shkolla e saj dhe kur ajo dilte t'i e humbisje nga syte, e mban mend kur nje here i gjemove me vrap, aq sa kur e kape nuk dije cfare t'i thoje! E mban mend ate vajzen qe te quante gjithmone idiot, qe te shante sa here perplasej me ty! Jam ajo qe dikur kur ti i afroheshe dridhej e tera, ajo qe te adhuronte nga larg, qe te shikonte dhe..."

"Geraldina? Ti je Geraldina?" e nderpret ai duke permendur emrin e saj!

Geraldines i qeshi fytyra bashke me buzen, u ndie mir qe ai nuk e kishte harruar emrin e saj, se edhe pas kaq vitesh arrinte akoma ta bente ate qe ta shqiptonte emrin e saj ne nje menyre te embel dhe plot adhurim.

Atij nuk po i besohej qe pas kaq vitesh ishte perplasur serish me te, ashtu sic perplaseshin ne rruge, jeta i kishte perplasur serish dhe ishin aty perballe njeri tjetrit, duke qare dhe duke buzeqeshur njekohesisht.

"Po, une jam, Geraldina" pergjigjet ajo...!!

Syte e tij filluan te mbusheshin me lot, me pas u derdhen neper faqet dhe fytyren e tij duke e perkedhelur lehte lekuren e sapo rruajtur. Nje ndienje e cuditeshme e perfshiu te gjithin, e rrembeu duke ia ngritur shpirtin nga gjumi, ja prishi endrrat e trishta dhe te parelizueshme, i dukej vetja sikur po shkelte mbi re, aq ndienje e bukur qe sa nuk e kishte provuar ndonjehere dicka te tille.
Kishin kaluar vite dhe ajo ishte rritur goxha, trupi i kishte marr format e bukura femerore ndersa floket i qene zgjatur dhe i qene bere me te theksuara ne ngjyren e vjeshtes, ngjyren e arte.

"Sa paske ndryshuar" peshperiu ai duke e marr mes krahesh dhe e mbeshtet ne kraharorin e tij, ku brenda rrihte si e terbuar nje zemer, nje zemer qe po dehej me dashuri.

"Vitet bejne te veten, pastaj ne femrat rritemi me shpejt nga ju meshkujt." thote ajo duke mbajtur koken mbeshtetur te kraharori tij, me pas e perqafoi me krahet e saj dhe mbylli syte duke e leshuar veten ne krahet e asaj ndienje paqeje dhe qetesie, qe te mbushte shpirtin me jete. "Nuk mund te them te njejten gje per ty, nuk ke ndryshuar fare" shtoi ajo duke ngritur koken lart.

Ai buzeqeshi dhe e shtrengoi fort, sikur donte ta shtrydhte, ta fuste brenda vetes dhe te mos e leshonte me, ta mbante aty te burgosur.

"E cuditeshme!" peshperiu ajo

"Cfare eshte e cuditeshme?" e pyet ai dhe perqendron shikimin tek ajo.

"Po ja, jemi takuar vetem disa here para disa vitesh dhe po perqafohemi ne nje menyre sikur kemi vite qe jetojme bashke" pergjigjet ajo

"Ndoshta kemi jetuar, neper mendimet e njeri tjetrit, une te kam menduar per shume kohe, por me pas nuk te pash me dhe pak nga pak u fshehe brenda meje, por nuk u shuajte, thejesht mendoja se nuk do shikoheshim me ndonjehere." Thote ai dhe e leshoi, por mderkohe e mbante shtrenguar doren e saj "Ndryshe ndodhi me ty, nuk me harrove" shtoi Dilan.

"Te harrova edhe une, ose sic thua ti, u mbuluam me harrese, por ndodhi sepse nuk shpresoja se do perplasesha me me ty, te kujtoja vetem kur merrja ne duar librat e tu. Me pas te pash m'u perpara deres se shtepise dhe gati sa nuk me ra te fiket, sa shaka qe ben jeta ndonjehere" i flet ajo nderkohe qe luante me gishtat e tij.

"Pse nuk me fole kur me pe, pse duhet te me torturoje kaq gjate me letra"

"Sepse kisha frike, kam akoma frike"

"Nga cfare ke frike?" e pyet ai

"Nga ty. Nuk e dija si do reagoje, mendoja se me kishe harruar dhe ashtu ishte, sepse me kishe perballe tek promovimi i librit tim dhe nuk me njohe" i thote ajo si e zemeruar

"Por te thashe se mos njihemi gje, ngaqe me dukeshe fytyre e njohur" ia kthen ai "Por me thuaj cfare te frikson?" shton Dilan duke e pyetur

"Po ja nga ty, nga ato qe shkruan tek librat e tu, se nuk mundesh me te duash dike, se te eshte shteruar dashuria dhe shpirti te ka shkuar ne ferr para kohe, se ndihesh aq bosh sa askush nuk te mbush" pergjigjet ajo me koken ulur.

"Ti me ploteson. Ti me mbush. Ti me ringjall shpirtin. Ti me ben te ndjej dashurine te me vloj nga fundi i qenies time si nje vullkan ne fund te detit, mjafton te flasesh dhe te shkruash per te bere keto gjera, po nese do qendroja me ty? Po nese do te njihja me teper? Jam i sigurt qe do dashurohesha koke e kembe me ty" thote Dilan duke e kapur ate nga krahet

"Jo, nese do me njihje me teper do largoheshe nga une. Une jam nje lemsh qe nuk ka zot ta shkatrroj, pasiguria ime eshte e padurueshme, ti nuk do qendroje as nje dite me mua nese do me njihje" ia kthen ajo, ndersa ai e terheq drejt vetes dhe e perqafon serish, kete here duke zhytur fytyren tek floket e saj dhe, mbasi mori fryme thelle duke thithur aromen e flokve ai i drejtohet serish asaj

"E ke gabim, do jetoja me ty per gjithe jeten, nuk e di nga e di, por di qe ti je ajo qe kam kerkuar gjithe jeten, je ajo qe do bente ditet e mia te bukura, ajo qe do sillte pranveren brenda meje, di qe dua te jetoj me ty dhe pasigurine tende" ia kthen ai, por ajo ishte velur nga fjalet e bukura, nuk e kuptonte se ai nuk po thoshte fjale te bukura, nuk po mundohej te shkruante nje flete libri apo nje poezi, por po tregonte ate qe ndjente.

Thone se dashurite e medha jane te forta aq sa as jeta nuk i mposht dot me hilet dhe pengesat e saj, as koha nuk i mbyt me harrese, as vdekja nuk i ndan dhe ndodh vertete keshtu, te pakten keshtu kane thene ata qe dashuruan dhe vdiqen duke dashuruar edhe pse nuk jetuan me dashurine e tyre prane vetes, kush thote se dashuria nuk zgjat pergjithmone? Disa 20 apo 40 vjecare qe jane ne gjysmen e jetes, kur njerez qe kane vdekur e kane bere duke shqiptuar emrin e dashurise tyre si fjale te fundit edhe pse kishin gjysem shekulli pa e takuar, pa e shikuar ne sy, por keto jane dashurite e zakoneshme, dashurite e shkrimtarve jane ndryshe, jane plot pasiguri dhe frike, shkrimtaret kane frike te jene te lumtur, kane frike te jetojne dashurine per shume gjate, te tille ishin edhe Geraldina dhe Dilan.

Pavarsisht viteve, te cilet nuk ishin dhe aq shume, brenda tyre vazhdonte te ekzistonte ajo shkendija e dashurise se rinise, ajo e zjarrta qe nuk mund ta kontrollosh dot sado i forte te jesh.
Ndryshe nga Dilan qe nuk ndjente aq shume per Geraldinen, Geraldina ishte krejtesisht e dashuruar me te. Dashuria per Dilan dhe per menyren sesi ai ishte, e kishin mbushur shpirtin e saj plot dashuri, aq sa po derdhej mbi zemer. Por ajo ishte e pafuqishme per te mposhtur friken dhe pasigurite qe kishte.

"Me duhet ta pranoj se te qendroj ketu prane teje, e perqafuar dhe e shtrenguar nga krahet e tu eshte e mrekullueshme, eshte ajo qe kam pritur dhe enderruar per shume kohe, por tani qe te kam prane me duket sikur kaq ishte, e mora ate qe doja dhe misioni mbaroj" peshperin ajo ne faj

"Cdo te thuash?!" e pyet ai pasi nuk kuptoi asgje

"E kam fjalen qe kaq ishte, nuk me ngjall me ate ndjesi qe ke pas ngjallur per perpara kur lexoja shkrimet e tuax kur te shikoja te ecje ne rruge me shikimin e perhumbur, nuk e di por e gjithe ajo ndienje u zhduk si me magji" perserit ajo me fjale te tjera

"Do te thuash qe nuk ndjen ato qe mendoje se ndjeje?" e pyet ai i friksuar, sepse nuk ishte hera e pare qe njerezit tentonin per ta pasur dhe pasi ja arrinin qellimit e largonin, kjo gje e kishte bere ate te ndihej aq vetem dhe bosh, ajo po bente te njejten gje!

"Pikerisht" thote ajo duke u distancuar nga ai!

"Nuk mund ta besh kete gje" flet Dilan ndersa ajo vazhdonte te ecte mbrapsht pa e larguar shikimin nga ai

"Cfare nuk mund te bej?"

"Te me tregosh sa me do, te ngjallesh tek une shprese, ndienja, besim dhe me pas t'i vrasesh me dy fjale"

"Bera ate qe ndjeva, po bej ate qe ndjej" thote jo dhe ktheu kurrizin, por lotet nuk vonuan dhe mbuluan syte e saj jeshile duke rreshqitur deri ne qafen e saj te holle!

"Geraldin" therret ai. Ajo ndalon dhe kthen ngadale koken nga ai

"Mos ik" shtoi Dilan duke zgjatur doren drejt saj

"Po iki. Mendo sikur ishte vetem nje enderr, ishte vetem nje enderr Dilan, duhet te zgjohesh" i thote ajo duke u munduar te mbante te njejtin tonacion zeri qe te mos dallohej se po qante, me pas u zhyt je erresire dhe u degjuan per fare pak sekonda hapat e saj neper kalldremin e rrugicave!

Pas kaq shume kohesh syte e tij u perloten serish prej dashurise. Kishte kohe qe nuk qante per keto gjera, kishte kohe qe nuk ndihej i lenduar, i tallur, i shkelur dhe i mohuar nga lumturia dhe ja ku ishte tani aty, ne mes te erresires duke lejuar qe lotet t'i perqafonin syte, dhimbjen t'i mbushte shpirtin dhe t'i mbyste ate qetesi qe kishte rigjetur per kaq shume vite.

Ishte mengjes.
U degjua si cdo mengjes kenga e gjelit, por kete here ai nuk e shau, sepse nuk ja prishi gjumin, kishte qendruar zgjuar gjithe naten duke shkruar, kishte shkruar aq shume sa letrat ishin perhapur neper te gjithe dhomen, vetem kur ndihej i trishuar dhe keq shkruante kaq shume.
Ne dere u degjuan tre trokitje te lehta dere. Ai ngre koken dhe syte e skuqur dhe te fryre i shkelqyen "Geraldina" degjohej brenda mendjes ti dhe nxitoi te hapte deren.

Neper faqet e tij dalloheshin lotet e ngrire, te cilet ishin bere si rruge. Syte i qene skuqur dhe fryre si asnjehere me pare. Kishte qare aq shume sa nuk kishte me lot per te nxjerr edhe pse akoma ndjente nevojen per te qare, qau per gjithe ato kohe qe lotet kishin harruar te lagnin syte e tij.
Letrat neper krevat kishin njolla lotesh, te cilet kishin c'ngjyrosur shkronjat ngjyre blu. Ne cdo flete kishte nje copez shpirti nga shpirti i tij dhe te gjitha shkronjat dhe fletat bashke perbenin nje shpirt, te cilin po ta lexoje ne shkronja do kuptoje sesa i lenduar dhe i lodhur ishte.
Ai beri disa hapa drejt deres dhe zgjati doren per te ulur dorezen.

"Dilan je zgjua?" u degjua zeri i Vises pertej deres...

Ai leshoi dorezen dhe beri nje hap mbrapa. Nuk kishte deshire te degjonte njeri dhe as te fliste, donte vetem te qendronte vetem, ashtu sic kishte qendruar per vite me radhe, i vetem duke i perballuar gjerat sic dinte ai, duke u trishtuar.

"Dilan pse nuk e hap deren?" e pyet ajo dhe temton te uli dorezen "E di qe je aty, pash hijen poshte deres!" shton Visa nderkohe qe luante dorezen...

Dilan kap dorezen dhe e ul me force.
Hapi deren dhe drita e forte e asaj dite i ra ne sy duke e verbuar per pak sekonda, me pas pamja filloi t'i qartesohej duke shikuar fytyren e embel te Vises, e cila e shikonte e cuditur.

"Po kerkoja celsin" thote ai dhe ferkoi syte duke e lene te kuptonte se ishte ne gjume!

"Cfare ke?" e pyet ajo dhe e shikon me kujdes ne sy

"Asgje pse?"

"I ke syte e fryre dhe te skuqur, sikur ke qare!" ia kthen Visa duke e shikuar me dyshim

"Une duke qare? E ke gabim." ia pret Dilan duke qeshur "Kam ndejtur pak vone mbreme prandaj" shtoi me pas dhe u shtriq!

"Duket si e qare por nejse, sonte dua te ftoj per darke" thote ajo plot qef dhe futet brenda ne shtepi.
Dilan mbyll deren dhe shkon mbrapa saj, e cila ishte m'u perballe letrave dhe vuri duart ne koke kur pa aq shume letra ne toke

"Po keto c'jane?" e pyet ajo e cuditur

"Asgje jo" ia kthen Dilan duke i mbledhur me shpejtesi... "Si ishte ai muhabeti i darkes?" e pyet ai duke larguar muhabetin nga letrat

"Po ja, sonte kemi nje si feste ne familje, eshte nje dite e vecante dhe e festojme gjithmone. Dua te vish edhe ti." thote Visa duke bere ledhe dhe duke buzeqeshur

"Nuk do ndihesha rehat, ne nuk njihemi aq mire dhe ti po me fton ne shtepi per darke! Une mund te jem nje i semure dhe mund te bej keq" ia kthen Dilan duke u munduar te dukej si ne humor

"Nuk ke fytyre dhe shikim per njeri te keq ti jo" pergjigjet Visa dhe buzeqeshi lehte "E vertete qe nuk njihemi aq shume, por nuk e di, tek ty ndjej se mund te kem besim dhe je shoku i vetem qe kam, te shoh si nje shok, jam idiote e di, afeksionohem shpejt" shton ajo duke buzeqeshur

"E njejta gje me ndodh edhe mua, besoj shpejt tek njerezit edhe pse me kane lenduar gjithmone, jemi gatuar me nje brum te skaduar mesaduket" thote Dilan i menduar, me pas ngre koken dhe i buzeqeshur shton "Dakort, do vij"

"Mamit do i behet shume qefi" thote Visa

"Mamit?"

"Po, i kam treguar per ty, deshiron shume te takoj" flet serish ajo, ndersa Dilan kruan koken i cuditur.

"Po babi deshiron te me takoj apo te me vrasi" shton Dilan pas saj duke buzeqeshur...

"Babi nuk jeton, nuk e kam njohur" peshperin ajo e trishtuar sa gati nuk qau. Ai ndjeu nje grope m'u ne mes te gjoksit, u ndie keq sepse ishte e njejta gje edhe per te, por te pakten ajo kishte nenen.

"Me fal, nuk e dija" i thote ai dhe afrohet duke e perqafuar.

"Nuk ka gje, e kuptoj" thote ajo duke buzeqeshur nderkohe qe fshinte lotet "Ne mbremje do vij te marr" shton Visa dhe drejtohet per tek dera me pas del jashte.

Dilan e shoqeron me sy deri tek rruga me pas e pershendet me dore, ne ate moment ve re Geraldinen e cila sapo del nga porta e saj me nje cante ne krah. Ai futet brenda dhe mundohet te vishte sa me shpejt kepucet, u rrezua dy here por arriti t'i vishte dhe del jashte duke shpejtuar qe te arrinte Geraldinen.

"Shpersoj te mos iki si dikur me vrap" mendon ai me vete kur po i afrohej cdo hap e me teper.

Continue Reading

You'll Also Like

1.7K 141 20
"I wish I could tell him how much I want him... I wish I could just hug him and cry my lungs out.... I wish he was mine...." "Why I can't get her out...
1.5M 110K 42
"Why the fuck you let him touch you!!!"he growled while punching the wall behind me 'I am so scared right now what if he hit me like my father did to...
4.4M 279K 104
What will happen when an innocent girl gets trapped in the clutches of a devil mafia? This is the story of Rishabh and Anokhi. Anokhi's life is as...
10.9K 1.4K 6
𝗂𝖿 𝗂 𝖺𝗂𝗇'𝗍 𝗀𝗈𝗍 𝗎,𝗂'𝗆 𝗇𝗈𝗍𝗁𝗂𝗇𝗀. | 𝐂 𝐎 𝐌 𝐏 𝐋 𝐄 𝐓 𝐄 𝐃