Një magji për dashurinë

By Efiola

56.2K 5.1K 4.3K

- Mos ndoshta nuk je mirë? - e pyeti ai gjasmë serioz. - Të ka bërë keq ëmbëlsira? Po të duash mund të të çoj... More

1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35

15

1.4K 129 200
By Efiola

Atë ditë ishte e premte. Supozohej që të premteve nxënësit të shkonin në shkollë me qejf, por ata që të tre ishin duke zvarritur këmbët të mërzitur që po detyroheshin të futeshin në shkollë. Arsyeja për këtë gjë ishte se atë ditë kishin fizikë orë të katërt. Ajo ishte lënda e dytë që urrenin pas kimisë. Mësuesen e kishin një qejflie të poshtër, që s'para u bënte mësim, po kur vinte puna te notat, e hanin nxënësit e shkretë me pesa e gjashta.
Nxënësi i vetëm që kishte dhjetë në fizikë ishte Alani. Atë e kishte marrë me sy të mirë, si pjesa tjetër e mësuesve. Domosdo, ishte nxënës që mësonte.

  - O çuna, po mua s'më bëhet hiç mësim sot për Zotin. Ç'është kjo punë kështu?!

  - Se mos të është bërë ndonjëherë ty, - mërmëriti njëherë Alani nëpër dhëmbë e Teo e vështroi shtrembër.

  - Po ç'të bëj unë?! S'janë të gjithë nxënësit si puna jote, që marrin gjithmonë dhjeta e i kanë punët mirë me mësuesit. E di ti se sa qejf më ka mua ajo e fizikës.

  - Po normal që s'të ka qejf, se je gdhe.

  - Është fizikë ajo o vëlla. Kush rri merret me ato budallallëqe.

  -Epo rri në shtëpi atëherë meqë s'dashke të thartosh trutë.

  - Bravo, këtu më pëlqeve, - ia ktheu ai seriozisht dhe e goditi lehtë në shpatull.

  - Tallu. Pastaj mos u qaj kur të të vijnë notat te dëftesa.

  - Aman, vetëm dëftesën mos ma kujto!

I lanë fjalët e u futën brenda në klasë. Si gjithmonë shkuan andej nga fundi. Gjatë tre orëve të para Teo dhe Leo ngelën duke folur e Alani e kishte paksa të vështirë të dëgjonte mësuesen kur muhabetet e çunave ishin më interesante sesa mësimet.

Në pushim u ulën te bordurat e filluan të flisnin përsëri.

  -O çuna, e patë ndeshjen mbrëmë? Sa kot ia ka futur Liverpuli Çelsit!

  - Ik er, mirë ia bëri. Skuadër koti, - iu përgjigj Leo me qejf.

  - Flisni për gola e për topa ju, ato ju kanë mbetur! - foli Teo i acaruar. - Më vjen të ik fare prej shkollës. Rri si budall  45 minuta të plota e kur vjen puna mezi i gjej zgjidhjen një ushtrimi të vetëm.

As Leo e as Alani s'i kthyen përgjigje. Aty Teo kishte të drejtë. Rrinte me një ushtrim të vetëm një orë të plotë mësimi e ia gjente zgjidhjen vetëm kur hidhte ndonjëherë sytë nga fletorja e Alanit, se te fletorja e Leos as që bëhej fjalë. Po të doje të të dhimbte koka prej shkarravinave, direkt duhej të shikoje te fletorja e Leos e mbyllej ajo punë në çast.

  - Shtriga, më ka marrë edhe me sy të keq. Sikur ç'i kam bërë asaj unë!

Psherëtiu i mërzitur e po mendohej.

  - E gjeta! - tha pas pak i entuziasmuar e u ngrit menjëherë prej bordurës në të cilën ishte ulur. - Nuk do jem në mësim orën e katërt. Po të dëgjoni ndonjë gjë nga jashtë, ta dini që do jem unë. Ika tani se s'dua të humbas kohë.

Ai iku me të shpejtë prej shkollës e ata kishin ngelur duke vështruar të hutuar në drejtimin ku iku ai.

Pas dhjetë minutash dëgjuan zilen. U rreshtuan sipas klasave të caktuara e po prisnin të bezdisur derisa të hynin brenda. E urrenin atë momentin kur duhej të prisnin e të prisnin derisa të vinte radha e tyre që të hynin brenda në shkollë. Dua të them, s'do ishte mirë sikur të mos kishte fare radhë? S'do ishte aq e bezdisshme...

Pas pesë minutash gjendeshin përfundimisht në klasë. Hapën librat e fizikës pa folur e po prisnin për mësuesen që të hynte në klasë.

Mësuesja hyri pas fiks një minute e po ecte tërë mendjemadhësi në klasë në drejtim të karriges. Pllaquriste atë mastikun në gojë e zhurma që krijohej s'ishte aspak e bukur për t'u dëgjuar.

  - Theftë kokën, - dëgjoi Alani fjalët me zë të ulët të Leos. - Ju thefshin takat e përfundoftë ngjitur me pllakat. Amin.

  - Ej, ti andej nga fundi, ç'po mërmërit ashtu? - pyeti mësuesja "e dashur" e fizikës e ai e vështroi i inatosur.

  - Po flisja me shokun e bangës mësuese.

  - Po ai tjetri pse po qeshte? - qe pyetja tjetër e saj e në ato momente bëri me gisht për nga Alani, që po qeshte pas uratës së bukur të Leos. - Na thoni ndonjë gjë dhe neve që të qeshim.

Fjalinë e fundit e kishin mortje të gjithë nxënësit. Sa të bukura që ishin ato ironitë e mësuesve! Pse s'i linin nxënësit rehat? Edhe të qeshnin ishte gabim?! Ja për shembull, nëse Leo vetë do ishte mësues, kurrsesi s'do i ndalonte nxënësit së qeshuri me njëri-tjetrin, madje edhe ai vetë do qeshte me ata!

Në ato momente, si një shpëtim për ta, në dritare u dëgjua një e kërcitur. Ishte zhurmë që shkaktohej prej gurëve të vegjël. Të dyve u shkoi mendja te Teo. E ndërsa mësuesja bionde bënte kujdes në të ecur që të mos rrëzohej prej takave të stërlarta, ata të dy kishin shkuar me të shpejtë te dritarja.

Kur ç'të shihnin?

Aty poshtë qëndronte Teo, me një paruke në kokë. Ishte fiks si ngjyra e flokëve të mësueses, një e verdhë e shndritshme që në dritën e diellit të vriste sytë. Ai i lëvizte flokët sikur t'ia valëviste era e më pas qeshte. U kthye në serioz kur mësuesja doli në dritare.

  - Teo! Ç'bën aty ti? Pse nuk vjen në mësim? Dhe ç'e ke atë paruke njëherë?! Nuk të shkon fare!

Ajo lëvizi flokët e saj në njërën anë e ai buzëqeshi me të madhe.

  - E di që nuk më shkojnë. E kujt tjetër mund t'i shkojnë këto paruke përveç jush?

Mësuesja qeshi tërë përkëdheli. Kishte moshën njëzet e pesë vjeçare, por dukej sikur ishte vetëm pesë vjeç e jo më tepër, të tillë përshtypje të linin veprimet e saj.

  - Që ditën që të pashë në shkollë, e kuptova se shkolla do ndryshonte komplet vetëm e vetëm prej teje.

  - O Teo, nisja edhe ndonjë serenate! - bërtiti Leo që prej dritares e nxënësit ndërkohë qeshnin me të madhe.

  - I kam me merak vetë të gjitha bre burrë, - dhe më pas u kthye përsëri nga mësuesja. - Çdo gjë ka ndryshuar komplet. Duke nisur që nga mendësitë e vyshkura të nxënësve e duke përfunduar te notat e mia që janë për të ardhur keq. Dhe për këto të detyrohemi vetëm ty, - ai u përul në shenjë nderimi, por ajo seç kishte nuhatur diçka nga fjalët e tij.

  - Mos po tallesh gjë me mua ti?!

  - Jo, ju lutem! Po më ofendoni! Unë për ju pranoj të bëhem edhe Romeo dhe ju të jeni Zhulieta ime!
Ah, moj Zhulieta ime, thaje këtë mall të flaktë që më ka pushtuar! Zbrit këtu poshtë që të qëndrosh së bashku me mua! Shuaje dhe flakën e paskrupullt të notave dredharake, që herë përvëlojnë e herë më bëjnë për ujë të ftohtë. Bukuria jote e pashoqe do më shoqërojë edhe gjatë atyre netëve kur e vetmja gjë që shoh është errësira e mistershme, ndërsa gjëja e vetme që dëgjoj është tik-taku i bezdisshëm i orës së lodhur prej rrahjeve të shumta. Eja me mua! Dhe unë do të bëhem Romeoja yt!

Të gjithë u gajasën, edhe Leo me Alanin.

  - Hajde hajde, - tha pas disa sekondash Alani. - Shekspiri më duket kot para teje!

  - Unë kurrë s'do jem Shekspiri. Këto fjalë burojnë nga zemra ime, që ka nevojë të ujitet me ujin e përjetësisë derisa dashuria të platisë çdo barrierë e në fund të vrasë çdo gjë, përfshirë dhe zemrën time.

Deri në ato momente mësuesja po e shikonte Teon me sy ëndërrimtarë e dukej se s'ishte edhe aq në vete.

  - Ah, Romeo Romeo... - psherëtiu ajo thellë.

  - Pranohem të bëhem Romeoja juaj dhe ju të bëheni Zhuljeta ime. Por kam vetëm në kërkesë. Të paktën më vendos një tetë në fizikë, se më mbytën pesat për Zotin!

Ajo fjalia e fundit e prishi ëndërrimin e mësueses.

  - E nxorre kokën o gjarpër i poshtër! Po hallin te notat e paske pasur?!

  - O Romeo, pranoj unë të bëhem Zhuljeta jote! - foli me zë të lartë një vajzë e klasës së tij e ai e vështroi i inatosur.

  - Po ik moj, të rregulloj ato pesat unë se pastaj bëhem Romeo e Zhuljetë për veten.

  - Në drejtori Teo! - bërtiti mësueja me të madhe e ishte pikërisht ai momenti kur Teo ia mbathi me të katrat.

  - Romeoja ka nevojë për pushim! Mirupafshim Zhuljeta ime e dashur! - qenë fjalët e tij të fundit duke vrapuar e duke bërë me dorë si kalama.

  - Hej Zot, ç'pis fëmijë! - tha akoma e inatosur ajo, por pas disa sekondash qeshi. - Pis është, por ama Romeon e bëka në mënyrë perfekte!

Po, ai dinte mirë si të bëhej si Romeo, thjesht s'ishte i aftë të gjente një Zhuljetë të duhur. Ky ishte edhe problemi që e shoqëroi më vonë.

Fundja fundit, e ç'punë prishin notat?! Rëndësi ka që të shkosh mirë me të gjitha çështjet, edhe me ato dashurore, (megjithëse me këto të fundit ai nuk shkonte mirë) apo jo?...

Continue Reading

You'll Also Like

132K 11.2K 62
-Ik! Largohu! Jepi pra! Ç'pret! Largoju asaj qe vertet ndjen, asaj qe ke ne zemer! Vepro si femije, si zakonisht, ashtu siç ben sa here qe je ne vesh...
68.4K 2.5K 25
Edhe une di te dashuroj! Te keqijte nuk mund te dashurojne! Askush nuk eshte i keq! Jeta eshte mizore me disa! Pra ti nuk je i keq?! Varet! Nga se...
105K 5.7K 42
Sara eshte ose me mire te themi ishte nje 19 vjecare si gjithe te tjerat deri ne diten e ditelindjes se saj, ku gjithcka ne jeten e saj ndryshoi. Per...
16.7K 739 30
E kush do mendonte që një plumb do ndryshonte tërësisht jetat e dy të rinjëve. Epo ja që mund të ndodhka. Një plumb kryqëzon rrugët e dy njerëzve të...