Ne nje dite vjeshte!

9 1 0
                                        

Si cdo mengjes edhe sot ngrihem me nxitim,ritualet e mengjesit te pashmangshme cdo dite
me duket sikur vetem e bejne qellimisht te me mbajne aty brenda mbyllur perjetesisht,
Me ne fund arrij te shkeputem ti le pas
me nje te mbyllur dere sikur sdo kthehem me kurre. Dal dhe mar nje shuplake te akullt nga era e ftohte e vjeshtes, gje qe me ben te ndihem gjalle,
duke ecur me duket se te gjithe po e verejne se si mar fryme me etje te madhe ,pikerisht si nje i liruar nga burgu pas njezet viteve ne erresire ,
mendimet mi nderpret nje bori makine,
siç duket ai qenka vone dhe jo vetem...,
ka fjetur keq apo ndoshta ndoshta ashtu eshte gjithmone...
Buzeqesh dhe vazhdoj,
si per ironi  kur kthej syte para eshte nje grua e thyer ne moshe,
ajo duket se ka kohen e gjithe botes,
me behet te kthehem pas dhe ti them atij tjetrit hej ndalo mer çik kohe ,do te duhet,
por e di qe fantazia ime ska kufinj ndaj maftohem me nje pershendetje te ngrohte per kete zonje qe rrezaton miresi dhe ne mendje me risjell gjyshen Time te ndjere,ah sikur...
Pershpejtoj hapat qe marin me vete dhe gjetet e pemeve te rena dhe mes ketij qyteti plot jeté i aftohem  qetesisht e lumtur destinacionit tim...
©A.G.H

Perjetime ! Waar verhalen tot leven komen. Ontdek het nu