Kapitulli 2.

4.1K 189 10
                                    

Pasi dolem nga aeroporti morem nje taksi dhe shkuam per atje.Te te them te drejten nuk isha aspak nervoze.Ne kishim nderruar kaq shume shtepi,saqe nuk do me bente me pershtypje  nese nderrojme edhe nje.Pas 2 oresh rruge,ne mberritem ne destinacion.Ulem valixhet ne toke dhe u nisem per atje.I bie ziles se deres dhe dikush del jashte.Nje sherbyese rreth te 30 me nje fustan ngjyre gri pak poshte gjunjeve me menge te gjata dhe me nje perparese te bardhe e te gjate pa ndonje zbukurim doli nga shtepia.Me pak fjale na tha te hynim brenda.Une dhe mami hyme brenda dhe nje grua po qendronte ne kembe,ne sallonin kryesor.Ne fakt prisja nje veshje tipike nga zonja e shtepise,por me la pa fjale.Ishte e veshur mjaft thjeshte dhe bukur.Me nje kostum sportiv ngjyre gri adidas.Mamaja ma kishte pershkruar ndryshe kete grua,dhe me aq sa mbaj mend une,ajo ka qene ndryshe.Heren e fundit qe e kam pare ajo ishte e veshur me nje fund dhe xhakete ngjyre blu te erret,me nje sjellje prej shtrige...ups! Tani qe burri i saj ka vdekur nga tumori ne koke,ajo duket se ka ndryshuar plotesisht.

-Mireserdhet!- tha ajo.

-Miredita!-tha mamaja.

Te dyja filluan te flisnin me njera tjetren nderkohe qe une po shikoja shtepine.Ajo u afrua tek une dhe po me shikonte,por une po shikoja nje pikture.Ishte ajo piktura e famshme,ku ne nje hapesire te bardhe qendron nje pike e zeze.Te te them te drejten,nuk njoh asgje rreth pikturave.Jeta ime eshte kaq kot,saqe nuk besoj se ndonje tjeter ka nje jete kaq kot sa une.

-E cuditshme apo jo?-tha ajo.

-Ë?-ktheva koken menjehere.

-Piktura.-ajo

-Ah,po...te te them te drejten nuk ia kam idene aspak kuptimin.-bera nje mimike ne fytyre.

-Vertete?-ajo ishte shume e habitur.

-A mund te ma shpjegoni?-une

-Hahaha,kur te vije koha.Gjithcka ne kohen e vet.Tani persi nuk shkon lart,tek dhoma e dyte djathtas dhe boshatis ato valixhe te renda,nderkohe qe une dhe mamaja jote te flasim pak.-ajo

-Ne rregull.-une

U ngjita lart me ngadale duke shikuar gjithe ato piktura ne mur.Nderkohe qe ngjitesha,degjoja ca fjale nga biseda e mamase me ate zonjen.Pas ketyre shkalleve te gjata,mberrita tek korridori.Majtas ishin dy dhoma.Poashtu djathtas.Zonja me tha se dhoma ime ishte tek dera e dyte djathtas.Hapa deren me ngadale.Ne mendje mu kujtua nje film i frikshem,por e hoqa ate mendim menjehere.Hapa deren dhe gjeja e pare qe vura re ishte shtrati i madh shumengjyresh.Rafti qe ndahej ne gjysme nga shtrati ishte si ngjyre gri.Poashtu edhe mobiliet e tjera.Vura re se ishte nje raft librash bosh.Ne fund te shtratit ndodhej nje senduk me nje kompjuter Apple ne te.Dritarja ishte mesatare me nje pierde ngjyre si gri.Dritarja kishte pamje nga rruga.Poashtu edhe tapeti i madh prej mendafshi ishte gri.Muri ishte i lyer me blu te lehte.Une zbraza valixhet dhe i vura rrobat neper vende.Zonja hyri brenda.

-Si te duket?-ajo

-Eshte perfekte!-une

-Te pelqen ngjyra gri?-ajo

-Po.Me pelqen kontrasti.Eshte shume bukur! Faleminderit!-une

-Laptopin e ke dhurate nga vajza ime.-ajo

-Vajza juaj?-une

-Po ajo po te priste me padurim.-ajo

Pak qetesi.

-Perse nuk ka piktura ketu?-une

-Nuk doja te te beja pjese te ironise sime...-ajo

-Ironise tuaj?-une

-Qe kur...-ajo

Fjala i mbeti ne goje ne momentin kur mamaja hyri brenda.

-Si po ja kaloni ju?-mami.

-Mire.-une.

-Femijet e mi do te vijne me vone pasi kane dalur me partneret e tyre.-zonja.

-Nuk dua te jem e pasjellshme,por....si quheni?!-une.

-Erin.-tha ajo.

-Epo,duhet te iki tani zemer.-mami

-Kaq shpejt?-une

-Do te takohemi ne fundjave,ta premtoj.-mami

-Epo ne rregull.-une

U perqafuam me njera tjetren dhe ajo u largua.Pa e zgjatur shume i thashe znj.Erin se duhet te shkoja ne librari per te blere ca libra qe kisha harruar ti merrja me vete.Vesha nje pallto dhe ajo me tha vendodhjen e librarise.Zbrita shkallet dhe dola jashte.

Ne Debore...(shqip)Where stories live. Discover now