Në fjalët e fundit Edi më shikoj mua, e un posh vetullave nuk reagova hic.

Nuk di c'të mendoj për të dhe Ilarin.
Dakort... e ka puthur ajo.
Por ky mund t'a shmangë...
Fakti që jan akoma shokë më besdis jashtë mase dhum...
Si mund të qëndrosh shokë kur kam ndarë një shtrat bashkë !?

Jam e sigirt që ata shokë do qëndrojnë edhe nëse un hyj në jetën e tijë sërish...e më duhet t'a takoj edhe un.

Me cilët sy t'a shoh ?
E ajo me cilën sy të më shohë mua ?
Me sytë :para ai ka qenë i imi !?
Apo: un Ilari e Dua akoma po s'mund t'a kem se e Ke ti !?
Çbën me ty në shtrat e Ka bërë më par me mua ?

Mesiguri do ma përplasë në fytyrë që Edi nuk më ka zgjedhur vetë, por që isha e zgjedhur nga familja e tijë që të. Mesiguri ajo di gjithcka...

Ajo do ketë gjithmonë atë kurorën e zemrës së Edit në shikimin e sajë.

Se një kohë jo shum të largët Edi e Ka zgjedhur vetë, e Ka dëshiruar dhe e ka pasur.
Ndërsa mua... Un thjeshtë jam një kusht që i ka vënë vetes, vetë për hatër të familjes së tijë.
Un jam vetëm një kusht për të.
Si e tha dhe vetë Edi.

"Do e marrësh në Itali bashkë me ty."
Ishin fjalët e vendosura të babait tim që ndërprenë mendimet e mia !

Si për t'i vënë një kusht i kishte ato fjalë ! Shikimin e rëndë nuk e lëshonte nga iriset e Edit.

"Nëse ajo do, sigurisht.
Do i mar masate edhë për këtë.
E kisha menduar më parë vetë, thjeshtë pres që ajo të jetë gati të ndërroj jetë dhe të ketë dëshirë për të më ndjekur." Ju përgjigj duke bashkuar duart si për të gërshetuar gishtat e tijë.
Ktheu shikimin nga un dhe gjeti sytë e mi qortues.

Un nuk e ndjek askund...
Ikën ato dit kur doja t'a ndiqja edhe në fund të ferrit...

"Mir atëherë.
Do rrimë për darkë këtu sonte.
Do ftojmë edhe xhaxhallarët e Dajot që kemi këtu afër.
Të të njohin e të përshëndesin mbesën e tyre.
E me kismet të presim dhe datën e dasmës për këtë verë."
Ja pat si një bombë që më shpërtheu në fytyrë.

"Çfra ?
Çthua baba?"
Ja pata menjëherë drejtë tijë !

"Nuk thash.
Po themë.
E ti mbylle sjepin.
Po shko e informo jot ëmë të përgatis sofrën se do kemi të ftuar."
U ngrit në këmbë si për të më mbuluar me hijen e tijë.
Si për të më thënë që është më i lartë se un.

"Bab..." u ngrita edhe un por nuk e munda dot lartësinë dhe madhështinë e tijë.

""Atje të thash..." Më drejtojë derën me gishtin indikuar e duke ma ndërpre fjalën.
"Hajde dhëndër, do therin zheleg për ty sot. Në hell do e pjekim për nderin tëndë. "
Edi ngrysi vetullat si i çuditur...
S'di të them në ish i çuditir nga biseda e motit që sapo insistojë, apo nga fakti i zhelegut !

Mesiguri s'kish parë ndonjëherë të theret ndonjë zheleg !

Ndoqi babin po me atë shikim që doli nga dhoma e më pas e nguli shikimin në mua si për të më pyetur: ku dreqin kam përfunduar kshu ?

Rrotullova sytë në qellë dhe u përmata të dal jashtë dhomës.
U ndala pak para pragut të derës kur pash babin me thikën e theries së dhenve,  po e mprihte me një lymë duke mi gërryerr veshët e  zorrët e barkut nga ajo zhurmë që linte në çdo mprehje !

"Dhëndër nderi është i yti.
Ke ther ndonjëherë ti ?" Ja pat më pas me një prehje të fundit ku më rrënqethi mishin nga ajo zhurmë e lymes e vrazhgët  në kontakt me hekurin e mrehtë !

"S-Seriozisht a ?" Pyeti Edi si i mekur nga e papritura !

"Jo po tallem.
Seriozisht mo burr ?
Hajt se të msoj un ku t'a vësh thikën e të mos hysh në gjynah me kafshën. Hajde tani se po afrohet darka."
I bëri me shenjë me dorën ku mbante thikën e madhe të mprehur në shenjë më ndiq.

Edi e ndoqi vetëm me shikim deri sa babai u zhduk përtej koridorit e më pas e uli shikimin sërish në mua si i habitur e i padesuar...
"Pse s'më ke thënë që e Ke Babin kasap moj ?"
Më vështroi po me të njëjtën habi duke pritur një përgjigje nga un.

Ika duke hequr shikimin e tërbuar nga ai dhe e lash të vetëm në dhomë .

"O Dhëndër po të vraposh di ti, do ta kapësh gja zhelegun apo ti them Risit ?
Po hajde moj burr çmë rri akoma mbrenda !!?"
U dëvjua zëri i babit jashtë shtëpisë !

~•~

🔱
🖤 Spaccio Autore.

Sa kam qeshur🤣🤣🤣🤣🤣😅

Aman pse asnji nga ju nuk ka shkruar një histori me kto fejesat e fshatit kshu ?

Do kishte super sukses.
Po mua ma lat në dorë këtë gjë...
Pikërisht mua që sia Kam haberin as si jam vetë ...?

Po nejse me haber pa haber..
Kam bërë një punë të mirë besoj.
Jam krenar për këtë libër e për aftësitë e mia, ashtu si edhe për veten t'ime që jam njish.😎.

O çjam vetë a..

Dhe ti IdaMuca ça mendon aman?😅hajt se ti je më e sinqerta ktu. Je njish po mos më mbaj me hatër për kto fjalë...

Ei në kapitullin tjetër do merremi me gratë dhe me vëllain e ksaj nuses që e Ka Emrin Ris...

E po ju them që është njish ky Risi...

O rryç fshati po ju themë...brisk rrufe është...🤣

pse mua ?Where stories live. Discover now