2

201 33 58
                                                  

Mirsevini në pjesën e parë të projektit të telepatise.

Qëllimi i gjithe këtij  projekti është të ju vendosim ju në vendin e dikujt tjetër dhe ndoshta për herë të parë të mendoni se si do vepronit në atë situatë.

Sot duam të imagjinoni sikur njëri nga familjarët tuaj (motra, vëllai, kushërira etj) vuan nga depresioni. Vetem para pak kohesh ju e zbuluat këtë gjë në mënyrën më të shëmtuar të mundshme , e patë atë person duke lënduar veten.

Ju tregon qe nuk ka shumë kohë që e bën këtë gjë dhe e gjitha vjen si pasojë e stresit te provimeve, shkollës dhe ju premton qe sdo e bëjë më, mjafton të që ju të mos i tregoni askujt asgjë.

Si do vepronit ju?
Do nxitonit tek personi më i afërt per ti shpjeguar se cfarë patë , apo do i besonit fjalëve te atij personi duke i qëndruar pranë?

Te keni parasysh se:

1| Jeni të vetëdijshem se prindërit e saj do e marrin gjendjen e saj depresive si kërkese per vëmendje dhe në vend qe ta ndihmonin mund edhe ta perkëqesonin.

2| Jeni njeri i afërt për të dhe e dini mirë se cfarë do e bënte të ndihej e vlerësuar dhe më pak e stresuar.

3| Nuk jeni përballur më parë me një situate të tille.

P.S- Asnjëherë mos injoroni shenjat e nje gjendjeje depresive. Depresioni nuk është një faze kalimtare, DEPRESIONI NUK ËSHTË MENYRË PËR TË TËRHEQUR VËMENDJE.

Projekti telepatiseWhere stories live. Discover now