"Morgan, ata kujtojnë se mami është ende gjallë." Gjithçka që them me lëmshin në fyt gati për të më formuar lotë.

"E di, e dëgjova." Ajo katapultohet afër meje tejet e lodhur nga rruga. "Ruth, ne u larguam nga këtu për mos tu kthyer më kurrë. Kjo është një e shkuar. Kur largohesh përgjithmon nuk të lejohet të jetosh me të shkuarën. Ne supozohej të mos ktheheshim kurrë këtu. Edhe pse babi na tha se ishte e përkohshme besoj ta kesh kuptuar tashmë që kish qenë një gënjeshtër. E përkohshme s'do të thotë katër vjet e më shumë. Askush nuk merr gjithçka nga shtëpia dhe të thotë se do të kthehet sërish."

Truri im ndaloi së punuari për një çast. Me sytë e mi të zgurdulluar prej habisë shoh drejt saj. Rrallë mund të dëgjohet Morgani të flasë kaq serioze. Aq rrallë sa njerëzit që hanë picën me ananas.

Kjo gjë më bëri të lumtur edhe pse ajo që tha ishte për të qarë në ndonjë cep të shtëpisë. Ishin fjalë therrëse. E vërteta e papërtypshme.

Po mendonim aq shumë për atë që na tha Fredi sa harruam se ndodheshim brenda në shtëpi tashmë, të ulura në divanin e vjetër. Dukej ashtu siç e lamë. Shumë pak gjëra ndodheshin këtu brenda. Ne kishim marrë pothuajse çdo gjë, një mënyrë për të sjellë në shtëpinë e re në North Dakota kujtimet e Minnesotës.

Ngrihem dhe i vij shtëpisë rrotull. Kërkonte një pastrim të menjëhershëm. Kishte shumë tym. Vendos të provoj elektroshtëpiaket nëse funksiononin ende apo jo. Frigoriferi ishte për mrekulli por lavatriçja nuk ndizej. Dikush do lajë rrobat me dorë...

Në kuzhinë çdo kanat ishte bosh. E vetmja gjë që gjeta ishte një pako çamçakëzi. Nga frika se mos Morgani i gjen dhe i fut në gojë i hedh menjëherë në kosh.

Me pak fjalë nuk kishim ushqim.

Kthehem në sallon për të gjetur fetusin e vogël dhe për ti kërkuar llogari. Pasi nuk e gjej atje shkoj e kërkoj nëpër dhomat e gjumit. Morgani ishte shtrirë në dhomën e saj të vjetër gati për një sy gjumë.

"Morgan?"

"Hë?" Thotë e lodhur.

"Si do ja bëjmë me ushqimin? Gjithçka është bosh." Ulem afër këmbëve të saj.

"Do shkojmë sot në darkë, në supermarketin e Xhosë, si dy motra, me karrocë, përdore, do marrim gjëra nëpër rafte dhe do i vendosim në karrocë më pas..." Ajo po tallej komplet. Po më bënte lolo para syve të mi.

"Morgan ti vetë the që nuk kemi para mjaftueshëm." E ndërpres por ajo vazhdon.

"Do nisemi diku nga ora 11 a diçka e tillë..."

Diçka mbante erë këtu. Dhe kur e kam fjalën për erë nuk e kam për bluzen e Morganit. E para, Xho bullafiqi e mbyll supermarketin historikisht në orën 11. E dyta ne nuk kishim para. E treta Morgani është një e çmendur që një zot e di se çfarë është në gjendje të bëjë dhe se çfarë po mendon në mendjen e saj të vogël.

"Ruth mendon atë që mendoj unë?" Më pyet në mënyrë provokative.

"Ne do paguajmë apo jo?" Kisha frikë të pranoja se çfarë ajo po mendonte. E kishte të shkruar në ballë ~Do vjedhim supermarketin e Xhosë~.

"Sigurisht. Me një shënim të vogël ku kërkojmë falje që hym me forcë." U ngërdhesh. "Ruth, të dija më trime."

"Jo." Kundërshtoj ashpër. "Shumë e rrezikshme dhe e poshtër. S'mund tja bëjmë Xhosë këtë gjë. Ti madje ke punuar për të!" Unë nuk jam ajo dhe nuk kam për të qenë kurrë.

E kam menduar gjithmon se ajo kishte mendjen e nje krimineli. Ishte e frikshme vërtet.

"Nuk ke pse shqetësohesh. Xho as që ka për ta kuptuar, ai do shkojë në mëngjes dhe do ulet në të njëjtin vend duke ngrënë të njëjtat patatina. Ti e di që ai mezi lëviz." Filloi të qeshte papritur. "Do hyjmë dhe dalim faqe bardhë. Unë e njoh më mirë se kushdo atë vend. Pranoje Ruth, e ke pasur ëndërr të shkosh në supermarket dhe të marrësh ç'të të kapë dora vogël."

Isha ende në mëdyshje. S'mund ti besoje asaj, por prapë kur vjen puna për gjëra të tilla Morgani është ekspert. Ka hapur disa herë drynin e shtëpisë apo garazhdit vetëm më një tel të vogël, mjeshtër në ecjen pa zhurmë e shumë të tjera. Tregohet tepër e shkathët në situata të tilla.

"Ruth, kur unë punoja te Xho dhe mësova të gjitha marifetet e atij vendi, ti ende merrje në shkollë bidonin me qumësht në vend të bidonit me ujë. "

  ➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧

Pjesa shkon per my fav twins ❤️ XThePineappleTomboyX  dalgwabyeol

Sot ky libri ka pervjetorin e fshirjes se tij nga watti. ;")

Një lamtumirë më pakWo Geschichten leben. Entdecke jetzt