Wattpad   welcome!  login | sign up   Facebook Connect
 
Read what you like. Share what you write.
0
560 reads
0 comments
25 pages
Other
#77478
akanorius
akanorius

Feb 22, 2008
Become a fan
Recommended

    Koleksion Kuriozitetesh Shqip

    Titulli Njëzetepesë krimet më të mëdha të shekullit
    Përshkrimi
    Shkruajtur nga •Kli$$i¹



    Revista "TIME" ka përgatitur listën e krimeve më famëkeq të shekullit të kaluar. Në këtë listë nuk janë përfshirë vrasjet politike, as vrasjet masive apo rastet e gjenocidit. Sigurisht që ato janë krime të tmerrshme dhe mëkate të rënda. Por ato janë akte të kryera me ndërgjegje për të arritur një qëllim të caktuar. Një ndër krimet e para të tmerrshme të listuara nga revista "Time" është rrëmbimi i djalit 20 muajsh të aviatorit Charles Lindbergh, hero i madh amerikan, i cili kishte fluturuar vetëm mbi oqeanin Atlantik. Gjyqi i autorit, Bruno Richard Hauptmann, një ish-i dënuar, zgjati për më shumë se katër vite. Ky krim pasohet nga krime të tjera po aq të tmerrshme siç është skandali "Fatty Arbuckle", ku një aktor obez i filmave komikë vret në mënyrë të tmerrshme një aktore të re. Një histori tjetër e hidhur hollivudiane është dhe vrasja e aktores së re Elizabeth Short, e mbiquajtur "Black Dahlia". Ajo u vra në rrethana misterioze dhe vrasësit e saj nuk janë zbuluar as sot e kësaj dite. E tillë është çështja "Lana Turner". E cilësuar si "mbretëresha" e Hollivudit për dy dekada, Lana Turner u përfshi në një marrëdhënie shumë të zhurmshme me Johnny Stompanatto. Pas një zënke në shtëpi, ajo njoftoi policinë se vajza e saj 14- vjeçare e tronditur e kishte qëlluar atë me thikë. Por pak vetë besuan se s'kishte qenë ajo që i kishte ngulur thikën partnerit të saj të dhunshëm. Edhe vrasja e aktores dhe bashkëshortes së regjisorit Roman Polanski ka qenë një prej ngjarjeve më të rënda dhe të përfolura për shumë kohë. Ajo u vra nga një bandë prej katër vetash, teksa ishte në shtëpinë e saj me katër miq, të cilët gjithashtu gjetën vdekjen. Një ditë më pas në të njëjtën mënyrë kjo bandë vrau dhe menaxherin e supermarketëve "Leno LeBianaca" dhe gruan e tij. Autoritet arrestuan pas pesë muajsh Charles Manson dhe të ashtuquajturën "Familja". Bëhej fjalë për një kult të frikshëm që kontrollonte mendjen e anëtarëve dhe vriste këdo që i dukej si kërcënim. Krimet e shekullit, të përpiluara nga revista "TIME", shtrihen në pjesën më të dobët e më të papërcaktuar të shpirtit; prek pjesën e pandërgjegjshme, ku gjithë llojet e emocioneve shkrihen me njëri-tjetrin. Mëshira dhe zilia, dëshira dhe frika janë të përfshira në këto krime. Këto përçarje të jetës së zakonshme duhet të jenë në gjendje të funksionojnë si një mënyrë për të vënë rregull në mendimet tona të trembura, të bëhen mësim për të ardhmen.


    1. Rrëmbimi "Lindbergh", 1932
    Në vitin 1932 rrëmbimi i një fëmije tronditi Nju Xhersin. Nuk bëhej fjalë për një fëmijë dosido, por për djalin 20 muajsh të aviatorit Charles Lindbergh, heroi i madh amerikan, i cili pesë vite më përpara kishte fluturuar vetëm mbi oqeanin Atlantik. Trupi i fëmijës u gjet pas disa muajsh anash rrugës. Gjyqi i autorit, Bruno Richard Hauptmann, një ish-i dënuar, zgjati për më shumë se katër vite.

    2. Grabitja e "Mona Lizës", 1911
    Më 20 gusht 1911, hapësira që kryevepra botërore zinte në muret e Luvrit u gjet e zbrazët. Vjedhja tronditi gjithë Francën. Kufijtë e vendit u mbyllën, administratorët e muzeut u pezulluan të gjithë nga puna dhe "armiqtë" e artit tradicional dyshoheshin të gjithë për qëllime të liga. Pas katër vitesh, piktura iu kthye sërish muzeut dhe grabitësi i saj, italiani Vincenzo Periugia, u arrestua pasi ishte përpjekur ta shiste atë në Itali.

    3. Njeriu majmun, 1912
    Antropologu Charles Dawson gjeti në Angli eshtrat e një krijese që dukej se kishte cilësi njeriu dhe majmuni. Sipas të dhënave të para, kjo krijesë datonte 375 mijë vite para. Por kur këto kocka u analizuan në vitin 1953, rezultoi se bëhej fjalë për një orangutang 10-vjeçar dhe se në kockat e tij ishte aplikuar një lloj lënde kimike që ta bënte të dukej si i vjetër.

    4. Skandali "Fatty Arbuckle", 1920
    Gjatë një feste në vitin 1920 në San Francisko, një aktor komik, "Fatty Arbuckle", vret një aktore të re, ndërsa e përdhunoi me forcë. Autori ishte Roscoe "Fatty" Arbuckle, aktori i parë i filmit që është paguar me shifrën 1 milionë dollarë. Filmat e tij u ndaluan që të shfaqeshin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe. Disa njerëz madje, kërkuan që ai të ekzekutohej.

    5. "Black Dahlia", 1947
    Vrasja e Elizabeth Short, e cila është bërë subjekt i shumë romaneve dhe filmave, ka ndodhur në periudhën pas luftës në Los Anxhelos dhe është një shenjë paralajmërimi për rrezikun në qytetet e mëdha. Autori i vrasjes së aktores së re 22-vjeçare, e cila ishte vendosur në Kaliforni për t'u bërë e famshme, nuk u zbulua kurrë. "Black Dahlia" ka shërbyer si frymëzim për shumë romane dhe filma.

    Comments & Reviews ^top


    Login to post your comment.
    Be the first to comment on this!